Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Guerilja e bashkimit kombëtar dhe Fletushka "Ushtima e maleve"
Publikuar më 30 maj, 2009 në orën 14:01 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(30 vjetori idealeve të nisura për bashkim kombëtar)

Gazeta "Ushtima e maleve", botimi i parë, fillimisht rezultoi si nevojë e kohes rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke (reviste), ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjesë shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Fletushka "Ushtima e Maleve", e cila botimin e saj e konkretizoi me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981, e redaktuar nga redaksia e parë në përbërje të Nexhat Rrustemit -"Shpëtimi", Nijazi Ramadani - "Komiti", Naim Kurteshi - "Kuqeziu", Nevzad Isufi "Furtuna", etj. e ndaluar nga ish-pushtuesi si "veprimtari armiqësore nacionalise-irridentiste".

Pas një konsulltimi të vazhdueshëm mes periudhes 1979/80, fillimisht si nevojë e kohes rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke(reviste), ku fillet e saj datojnë në ngjarjet madhore të kombit me 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjesë shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Sidomos pas kontakteve që po viheshin me Isa (Kokaj)e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl (Mali)e Naim Kurteshit(Kuqeziu) pëmes Nevzad (Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati), të cilat më vonë iu shtuan radhëve tona edhe Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja", Nijazi Ramadani "Komiti", ballinen E "Ushtimës maleve" dhe ilustrimet i bëri "Guri".
Nga takimi i parë konstituiv i Grupi ilegal të 3/4 qershorit 1980, Kokaj, në të cilin takim ishin të pranishëm: Isa (Kokaj)e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl (Mali)e Naim Kurteshit(Kuqeziu) pëmes Nevzad (Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati),Nijazi Ramadani "Komiti", Ismajl Berisha(Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja". Pas një darke që shtroi familja e Isah Rrustemit në Kokaj, shtruam nevojen e një organizmimi më të kordinuar për të pasur një bashkërenditje e përgjegjësi në bashkveprimtari ilegale të organizmimit në grupe 3 opo 10 anëtarësh me një program e statut gjithëpërfshirës dhe të integruar në Lëvizjen kombëtare ilegale të atyre viteve.
Fillimisht propozuam dhe hartuam një rend dite pesë pikës të cilat i lexoi Abdurrahimi që zotonte një oratori të mirë, kurse procesmbajtës ishim ne që atyre viteve ngjarjet ditore më të rëndsishme shkollore e veprimtaritë tjera jetësore. Ideja ishte që të shënojmë si një koncept bazë për të hartimin e një programi dhe statuti pune për të ardhmën.
1. Lufta jonë politike dhe atdhetare për çlirim kombëtar ( Koncepi politik)
2. Formimi i një grupi të tipit gueril me karakter të shpëtimit kombëtar.(Celula jopartiake)
3. Plani dhe programi i grupit gueril. (Programi dhe statutit).
4. Qëndrimi unik ndaj pro dhe kontra pushtuesit, dhe popullit.(Deklaratë politike)
5. Nxjerrja e fletushkës "Ushtima e maleve", Kokaj, më 04 qershor 1980.
* Progami nismëtar dhe deklarata politike:
I. Programi i grupit nismëtar, hartimi i një programi praktik pune që do të jetë bazë që të mbahet në konsipracion të plotë (fshehtësi), ku përfshihen veprimatria politike e organizative si një front i përbashkët gjithëkombëtar me statut e progra jopartiak.
II. Formimi i një elite(grupi) për kordinimin e kunëve organizative s një lëvizje kombëtare për çlirim, duke mos përjashtuar luftë e armatosur si vazhdim i një lufte të gjatë çlirimtare të popollit për liri dhe pamëvarësi.. Njëkohësisht do të mbështes Republikën e Kosovës si shtet i barabartë me të tjerat shtete...
III. Konceptimi i një parimi bazë për veprimtarinë tonë drejt bashkimit(integrimit) kombëtar..\
IV. Fuqishëm mbështësim programin e LSHP, Kuvendin e Junkut, dhe Konferencn e MUkjes dhe të Bunjajt dhe luftën e gjatë të popullit tonë me penë e pushkë për liri dhe pamëvarësi kombëtare.
V. Integrimi i grupit në një front të përbashkët me qëndrime unike ndaj çështjes kombëtare të pazgjidhur..veprimatria unike ilegale e të gjirha forcave atdhetare.
VI. "Ushtima e maleve", të jetë si organ informativ, politik ,...
Miratuar më 04 qershor 1980, Kokaj, Gjilan, Kosovë
Pas aprovimit të rendit të ditës nga përfaqësuesit e pranishmit, biseduam edhe për planet e nxjerrjes së fletushkës "Ushtima e maleve", si organ i grupit. Fillimisht, diskutoi Isah Rrustemi " Shokë numri i parë fletushkës "Ushtima e maleve", po botohet në kuader të 100 vjetorit të Lidhjesë sh. të Prizrenit, atëherë kur edhe u lëshuan rrezet e para për liri, çlirim e bashkim kombëtar të vilajeteve shqiptare në një shtet të pavarur kombëtar dhe bashkimit të forcave në mbrojtjen e atdheut të pushtuar nga Osmanet dhe synimet grabitçare të më vonshme prej shovenistëve të Ballkanit. Pasi që më kalohet fjala te unë (Nijazi Ramadani).
Shokë. Historia e popullit të Kosovës dhe e kombit është plotë ngjarje të lavdishme dhe shembuj të shkëlqyer vetëmohimi dhe heroizmi në luftën për çlirim... një shembull mund të jemi edhe ne me veprimtarinë tonë". Pastaj, folën edhe Abdurrahimi, Kemajli, Ismajli, Nevzadi, Nexhati, etj, duke marë për obligim dhe detyrë punët në përgaditjen e gazetës "Ushtima e maleve".
Materialet e dërguar për numrin e parë nga "Shpëtimi","Komiti", "Kuqeziu", "Furtuna", i korrektoi dhe daktilografoi: Shpëtimi me makinën e tij, të sjell nga babai i tij, i cili punonte përkohsisht në Gjermani dhe nga "Komiti" me makinen e shkrimit të Musa Halitit, i cili kishte siguruar se makinan e kishte sjellë babai i tij (Musës) nga gjermani ( nga një takim pune në lokalet e shkollës fillore "Liria" në Kokaj nga Nexhati. Musai, unë(Nijaziu) dhe Isa. Veprimatria ilegale fokusohet në vetëdijësimin dhe ngritjen e nivelit dhe ndërgjegjjes kombëtare si përmes literaturës historike, letrare dhe artistike me efekte publicistike, si gazeta "Liria", "Zëri i Koosvës", Ushtima e maleve"( si organ i yni), botimet: " Me pushkë e pend për lri e pamëvarësi"," Shota dhe Azem Galica"( autorit Haxhiu), romani "Mic Sokol" , S.Godos, "Këngët e lirisë", grup autorësh, gazeta "Shqipëria e re", e tjerë.
Përmbajtja e Ushtimës maleve, numri i parë kishte të përfshirë në balinën e saj, një gravuar të punuar me temë Qëndresa nga "Guri", pasonte me poezi si himni "Kosova" të Asdrenit, poemën e Mitrush Kutelit, "Kosova", trajtesat historike "Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi, Lidhja shqiptare e Prizrenit, Lufta për autonomi dhe pavarsi kombetare 1910-12, Luftat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Parisit dhe Versajit( Komiti, Shpëtimi, "Furtuna", "Kokaj") . Cikël me krijime letrare nga "Kuqeziu", "Komiti", "Shpëtimi", e tjerë. Edhe një takim përbullës em rastin e promovimit të numrit të parë dhe prgaditjes së numrit të 2(dytë) të mbajtur në Livoç të Ultë, rezultoi me shpërndarjen e redakësisë dhe udhëheqjesë së grupit për të punuar pamëvarsisht dhe me strukrura të ripërtrira apo me shuarjen e tyre, përshkak të konspiracionit me një vendim unanim të pranishmëve.
Arrestimet, bastisjet, burgosjes dhe procesi gjyqësor ndaj Grupit ilegal dhe fletushkës "Ushtima e maleve"
(Plotësohet nga të dhënat e grumbulluara prej grupi ilegal (gueril):
Nexhat Rrustem(Kokaj), i arrestuar dhe i burgosur me këtë rast, i akuzuar si një nga oraganizatorët kryesor i liruar në munges fakteve.
Nijazi Ramadani(Kokaj), i arrestuar me 24 korrik 1981,i akuzuar si një nga oraganizatorët kryesor dhe i torturua sikur shumica e anëtarëve të grupit dhe, i denuar me burgim me 1 gusht 1981, në procesin gjyqësor ndaj grupit ilegal dhe "Ushtoimës maleve", pas mbajtjes në procesin hetues ndaj grupit dhe "Ushtimës maleve", detyrohet që vitin e tretë t'i nështohet provimeve të klasës për shkak se procedurat hetuese nuk e lejuan të ketë qasje në shkollim të rregulltë, më në fund shpallët i pa vajshëm në munges provava.
Musa Haliti (Kokaj) i arrestuar, bastiset shtëpia dhe i akuzuar pë veprimtari të organizuar në grupin ilegal dhe gazeten "Ushtima e Maleve". Lirohet të gjithë sikur edhe shumica e të rinjëve të trajtuar të tjerët në mungesë të dëshmive mbi të cilat akuzohen, nuk arritën ta "kapin" as një fletë, as eksemplarë të gazetës të cilat janë mbledhur pas leximit nga Nexhati, Nijazi, Isa dhe Musai.
Kemajl Kurteshi, i arrestuar dhe i burgosur, lirohet si i dyshuar për veprimtari të organizuar i akuzuar si një nga oraganizatorët kryesor.. sigurimi jugosllav si të dyshuar në lidhje me grupin dhe fletushkën ushtima e maleve dhe botimeve tjera, të "nacionaliste e seperiste", janë marrë në polici edhe Selajdin Abdullahu, Sadik Haxhiu, si edheAbdurrahim Isufi(Gjyrishecë) i trajtuar nga sigurimicat, por më vonë lirohet si i dyshuar për veprimtari të organizuar. Ismajl Berisha (Svircë) i ndaluar nga policia ushtarake sa ishte ushtar në marinën ushtarake dhe më vonë i liruar, sikur edhe Naim Sahiti (Budrikë), i cili ishte i vetmi nga të gjithë grupi që arratiset në botën e jashtme.
............................................

Gazetë e pavarur e Kosovës lindore, "Ushtima e Maleve", Nr. 3, 4, 5,.. Kokaj, Gjilan, 1998~2001,

Akti. i rifillimit me botimet e shkrimeve enciklopedike të qershorit të vitit 1998, pas daljesë në skenë të UÇK-së dhe aletëve perendimor, duke sjell botimin e veçantë:" Kosova dhe vetëvendosja","Ushtima e maleve", Tiranë, 1998, pastaj rifillimin në vitin 2000, kur është "datëlindja e saj e dytë" apo "ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj, publicistkë, "Golgota e fundit", botim special nga "Ushtima e maleve".
"Ushtima e maleve", edicioni i tretë nga janar /prill 2001, me botimet e veta ka sjell materiale ekskluzive: Informacine-lajme, aktualitete nga zhvillimet në Kosovën juglindore ( Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perendimore), duke sjellë krijime dhe shkrime publicistike dhe të huazuara apo të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës, si dhe ka për qëllim krijimin e një transverzale për qasjen dhe integrimen e shqiptarëve dhe të tjerëve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dëshmitë, faktet dhe zhvillimet më të rëndësishme globale dhe mbarë shqiptare.me të gjitha zhanret e shkrimeve gazetareske, duke përfshirë editorialin, komentin, replikën,reportazhin, përshkrimin, skicën,fejtonin etj. Gjatë veprimtarisë së saj, si një nga mediumet evetme të shkruara nga ky rajon i trazuar nga konfliktet e armatosura të shkatuar nga pushteti okubues dhe gjenocidial i Millosheviqit. "Ushtima e maleve", si mdium i shkruar e përkoshmja "Ushtima e maleve", ku përveç editimeve informative, aktualiteteve, art-kulturore,historike, enigmatike, fejtonistikë, ku u boton artikuj të ndryshëm dhe shkrim letrare dhe publicistike. Aty botohen shkrime nga më të ndryshme të redakuar Nijazi Ramadani, redaktor përgjegjës, menaxher: Fatmir Arifi, përgaditja teknike, Arbëresh Dalipi, të cilët me punën e tyre vullnetare pos rreshtimit nën obrrellen çlirimtare si luftëtar të lirisë, kontribuan që shkrimet aktuale t'u ofrohen para lexuesve edhe në vijat e frontit të rezistencës së armatosur të UÇPMB-së dhe UÇK-së të botuar në përkohshmja mujore "Ushtima e Maleve" në vitin 2001/2002, Nr. 03, 04, 05, 06( dy numrat e parë ishin botuar me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981), ku e ka pasqyruar edhe zhvillimet aktuale, politike, kulturore, historike, letrare të atyre viteve të cilat patën përfshirë rajonin si Kosovën dhe ish Jugosllavinë Jugore, të viseve shqiptare të aneksuar pas Kongresit të Berlinit, Konferencës së Shën-Stefanit, Lidhjes Sh. të Prizrenit, Luftrave Balkanike, Jugosllavisë së Versajit 1919, si dhe të ripushtuara edhe pas Lftës Dytë Botërore.Në këtë gazetë është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Kjo gazetë është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e kësaj të pëkohshme ka pasur misionin e shtypit të lirë dhe të pavarur para lexuesve të shtresave të ndryshme.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 4,828 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi