KOMUNIKATË
Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton se në Sharr, në fshatin Plajnik dhe Bresan fillimisht nuk e kanë lejuar të hyjë në qendër të votimit vëzhguesin e dytë të Lëvizjës edhe pse ishte i çertifikuar nga KQZ. Pas insistimit për gati një orë vëzhguesit janë lejuar të hyjnë brenda.
Në tri fshatra të Leposavicit (Bistricë, Koshtovë dhe Cerajë) lista përfundimtare e votuesve nuk ka pasur emrat e qytetarëve shqiptarë, por vetëm të qytetarëve serbë. E vetmja mundësi për qytetarë shqiptarë për të votuar është vota me kusht.
Në Plementin nuk është sperkatur gishti i disa votuesve. Zëdhënësi i fletëvotimit nuk i ka lënë të shkruajnë ankesën në librin e votimit. Edhe kontrollori i rreshtit nuk i kontrollon gishtat e votuesve me llampën ultraviolet. Edhe kanë ofruar një formular në gjuhën serbe që nuk e kupton vëzhguesi.
Në fshatin Dubovc, komuna e Vushtrrisë, në vendvotimin 2703B, vendvotimi 02, shkolla “Azem Bejta”, është mbyllur nga dy persona të cilët nuk i lejojnë vëzhguesit të hyjnë brenda.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për media dhe komunikim
Erzen Vraniqi 045 209 632
KOMUNIKATË
12 dhjetor 2010
Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton se:
1. Në qendrat e votimit nr. 1939e dhe 1911e në Prishtinë edhe pse nuk funksionojnë llampat vazhdon procesi i votimit dhe në qendrën e votimit nr. 2501x/05r në Ferizaj llampat nuk kanë funksionuar dhe votimi ka vazhduar për 20 minuta.
2. Në qendrën e votimit nr. 0501a në shkollën “Ruzhdi Berisha” në Sharr nuk është lejuar vëzhguesi i çertifikuar nga KQZ-ja të hyjë në hapësirën e qendrës së votimit nga personat Nehat Qafleshi dhe Mitat Bojagjiu, që të dy anëtarë të PDK-së.
3. Në qendrat e votimit në shkollën fillore “Fetah Sylejmani” drejtori i shkollës që është përgjegjës për qendrën e votimit nuk janë lejuar të hyjnë në qendrën e votimit vëzhguesit e çertifikuar nga KQZ-ja. Në të njëjtën qendër ka votuar një votues pa qenë fare në listën e votuesit.
4. Në fshatin Budisalc në Klinë në vendvotimin me nr. 0806 Enis Marku është kapur duke votuar tri herë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për media dhe komunikim
Erzen Vraniqi 045 209 632
KOMUNIKATË
12 dhjetor 2010
Përveç shumë tentimeve për të votuar më shumë se një herë nga persona të njëjtë, dhe mosfunksionimit të llampave ultravjollcë, Lëvizja VETËVENDOSJE! njofton se:
1. Aktivistët e PDK-së kanë dalur para shkollës “Arbëria” në Gjilan dhe kanë u ofruar votuesve nga 20 euro për t’ua blerë votat e tyre.
2. Qendra e votimit në shkollën “Migjeni” me nr.1102b, pastaj ajo në shkollën “Abdullah Shabani” me nr. 1102x, dhe ajo në shkollën “Ismail Qemajli” me numër 1104b, të gjitha këto në Mitrovicë, kanë mbetur pa rrymë që nga mesdita. Ndërkohë që gjatë tërë kohës procesi i votimit ka vazhduar. Në orën 16.00 këto vendvotime ishin rrethuar nga militantët e PDK-së, të cilët kanë kërcënuar se do të hyjnë brenda në vendvotim.
3. Në Deçan në shkollën “Vëllezërit Frashëri” me nr.0101c një person që nuk ishte prej qendrës së votimit ka lënë të hyjnë dhe të votojnë njerëzit pa verifikuar identitetin e tyre në listën e votuesve. Pasi që këtë person e kishte larguar policia, pas ankesave të vëzhguesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, te ai vendvotim janë grumbulluar aktivistët militantët e AAK-së të cilët kanë filluar të kërcënojnë.
4. Në fshati Velekincë të Gjilanit (nr. 0429d01r) janë duke shpërndarë fletvotime të plotësuara jashtë qendrës së votimit nga Abedin Dalipi.
Për të gjitha këto raste Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka njoftuar KQZ-në, vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat qendrore e lokale.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Sekretariati për media dhe komunikim
Erzen Vraniqi 045 209 632
|