Greqia antidemokratike, jashtë BE-së |
Publikuar më 11 shtator, 2011 në orën 21:53 ( ) |
Isuf B. Bajrami | Të ndryshme | |
|
|
Ekonomia e Greqisë do të kontrollohet dhe do të kalojë në mikroskop nga Komisioni Evropian.
Greqia bënte një jetë që nuk i takonte, një jetë të shfrenuar dhe luksoze me paratë e tjetërkujt, duke mos menduar se borxhi një ditë do të kthehej. Këto ditë pret me padurim kredinë e 6-të në 18 muajt e qeverisjes së Papandreut, një qeveri që nuk mund ta nxjerrë dot i vetëm vendin nga skëterra.“Harroje Greqinë që dije”, thonë vendasit, të cilët e shikojnë të ardhmen të zymtë.
Varfëria ka arritur deri në atë shkallë që njerëzit të shesin unazën, simbolin e martesës, të varrosin të afërmit e tyre me këste etj. Varfëria e madhe për Greqinë përbën një shembull tipik në BE, të cilët synojnë që ta kthejnë në një vend eksperimental për vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Sot ky vend po kalon një krizë të rëndë ekonomike që mbas çlirimit të saj nga lufta e dytë botërore. Borxhi i saj i përgjithshëm (brenda vendit si edhe borxhi i jashtëm) kalon 900 miliardë euro. Analistët e vendit i shikojnë me skepticizëm masat antikrizë të marra nga qeveria Papandreu, që borxhet jo vetëm nuk po ulen, por rriten edhe më tej. Kreditë e marra deri më sot nuk kanë bërë të mundur normalizimin e gjendjes, pasi pjesa më e madhe shkon për të larë interesat kreditore, si dhe për pagesat e punonjësve të shërbimit publik. Shumë qytetarë të Athinës janë kthyer dhe po kthehen në fshatrat nga erdhën, ndërsa emigrantët në vendlindjet e tyre. Sikur të mos mjaftojë varfëria, vendi po ndeshet edhe me një numër të madh grevash dhe protestash. Muaji shtator do të jetë muaji i grevave dhe i protestave. Ky vend i bekuar nga dora e zotit po jeton në këto momente nga paratë e vendeve të tjera. Ekonomia është paralizuar pothuajse komplet, ku për çudi disa tregues e rendisin këtë vend për eksport në krye të listës. Kështu në transportin detar zë vendin e parë, ndërsa në eksportin e ullirit dhe të vajit në vendin e dytë, po në të njëjtin pozicion do ta gjejmë këtë vend edhe në eksportin e metaleve etj. Gjendja aktuale ka ndikuar që të gjitha mediat të jenë përqendruar në këtë vend.Por keqqeverisja e vendit nga politika prej 30 vjetësh e katandisi këtë vend në BE, si vend lypës, por edhe si një shembull konkret për vendet e tjera. Greqia bënte një jetë që nuk i takonte, një jetë të shfrenuar, luksoze dhe me paratë e tjetërkujt, duke menduar se borxhet do t’i faleshin nga kredidhënësit. Ekonomia greke, në 1995 hyri në një periudhë të rritjes së shpejtë ekonomike, që vazhdoi deri në 2009 duke ndryshuar peizazhin ekonomik të vendit. Megjithatë, në fund të kësaj periudhe të rritjes dhe për shkak të krizës globale financiare, ekonomia greke u përball me probleme të mëdha duke zbuluar të gjitha dobësitë strukturore. Rasti i Greqisë përbën një shembull konkret për vendet e tjera, por më shumë për vendin tonë që fatkeqësisht po ndjek të njëjtat gabime të helenëve. Radhitja e vendit tonë pas Greqisë lidhur me borxhet, mungesa në transparence në dhënien e tenderave dhe korrupsioni i përgjithshëm nën indiferentizmin e drejtësisë, vulosin përfundimisht se jo larg Shqipëria do jetë bashkudhëtare e Greqisë.
Papunësia sfidon gjithçka
Ekonomia dhe papunësia kanë gjunjëzuar përfundimisht qeverinë e Papandreut, që me masat e marra antikrizë po i shtrëngon më shumë lakun popullit. Këto masa ka bërë që protestat dhe grevat e përditshme nga dita në ditë të përshkallëzohen e paralizojnë vendin, duke dëmtuar ekonominë e vendit. Kontrolli i gjithanshëm e kudo i FMN, ka rritur në maksimum zemërimin dhe indinjimin e vendasve, që si një rrugë shpëtimi ka gjetur armën e grevave dhe protestave. Asnjë vend nuk do të kishte dëshirë morale dhe politike që ekonomia e vendit të tij të kontrollohej e të kalonte në mikroskop nga Komisioni Evropian. Varfëria prek më së shumti moshën deri në 17 vjeç, që shkon deri në 23 për qind, ndërsa për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, shkon deri në 22 për qind. Varfëria dhe papunësia shkon në 37 për qind, me një rritje të konsiderueshme në dy pikë përqindje në krahasim me 2007. Gjatë 20 muajve të qeverisjes se Papandreut, vendi u përfshi nga 1mijë greva dhe protesta, baras kjo me 50 te tilla ne muaj.
Statistikat, 832.975 familje në pragun e varfërisë
Varfëria ka prekur rreth 833.000 familje që jetojnë me të ardhura vjetore, më pak se 13.600 euro, këto të regjistruara para krizës ekonomike. Po sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Greqisë (NSG) të vitit 2008, më shumë se 832.975 familje greke, ose 2.186.869 njerëz, janë të regjistruar në listën e varfërisë, baras kjo me 21 për qind të popullsisë të kërcënuar nga varfëria. Sipas studimit të kushteve të jetesës së familjes, të ardhurat në vitin 2008 ishin në pragun e rrezikut të varfërisë për person, me të ardhura vjetore prej 6.480 euro. Këtu nuk janë marrë në konsiderate emigrantët, shtresa e të pastrehëve apo të romeve (ciganëve).
Varfëria fenomen i pashmangshëm
300 mijë familjeve u janë prerë dritat, ndërsa 90 për qind e kredimarrësve nuk kanë mundësi për të paguar kreditë të marra në banka. Për këtë vit nxënësit nuk do të kenë mundësi të marrin libra, pasi nuk ka. Rreziku i varfërisë për fëmijë nga mosha 0-17 vjeç, arrin deri në 23 për qind dhe për njerëzit e moshës 18-24 si dhe për personat mbi 65 vjeç është në 22 për qind. Varfëria më e lartë i prek gratë në rreth 21 për qind, ndërsa meshkujt, në rreth 20 për qind. Familje me vetëm një anëtar (grua) është në rrezikun e varfërisë në shkallën 27 për qind, ndërsa të familjeve përkatëse vetëm me një anëtar (mashkull), arrin në 23 për qind. Të papunët, ekonomikisht jo aktivë, (pensionistët, shtëpiaket, etj), janë më shumë në rrezik të varfërisë në 37 për qind, kundrejt 14 për qind, të atyre që punojnë. Familjet që jetojnë në një shtëpi private janë të kërcënuar nga varfëria në 19 për qind, ndërsa për ata që jetojnë në shtëpi me qira shkon në 25 për qind. Rreziku i varfërisë midis familjeve me një prind dhe të paktën me një fëmijë në ngarkim është 27 për qind, ndërsa raporti përkatës për familjet me dy prindërit dhe një fëmijë në ngarkim është në 22 për qind. Në fusha të tjera, të populluara, rreziku i varfërisë arrin në 63 për qind. Marrëdhëniet ndërmjet arsimit dhe varfërisë janë të rëndësishme, sa që 71.2 për qind e të varfërve kanë përfunduar vetëm arsimin e detyrueshëm. Më shumë se 42 për qind e njerëzve janë analfabetë, ose nuk e kanë përfunduar, ndërsa përqindja e njerëzve që kanë përfunduar arsimin e lartë ose pasuniversitar është 7 për qind, janë këta që rrezikohen dhe kërcënohen nga varfëria e mëtejshme. Rreziku i varfërisë tashmë ka filluar të prekë edhe emigracionin e ligjshëm dhe atë të klandestinëve. Emigrantët përbëjnë 12.5 për qind të fuqisë punëtore, ndërsa sot, ata rrisin numrin në radhët e ushtrisë së papunëve përkrah popullit vendas.
Greqia merr borxhe për të larë borxhe
Edhe pse Greqia është një nga vendet më të bekuara, sistemi politik apo mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të ketë një borxh të madh që përbën një rekord të njerëzimit. Është hera e parë që mbas Luftës së Dytë Botërore, që një vend të ketë kaq shumë hua. Analistët grekë thonë se dëmet që shkaktoi Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, ishin në 50 miliardë, ndërsa sistemi politik vendas gjatë 60 vjetëve në paqe e ka tejkaluar atë në 380 miliardë, ose më saktë një fëmijë që lind sot në këtë vend, sa del në jetë, ka një borxh prej 30.000 eurosh. Sa për kuriozitet, borxhi i Greqisë prej 380 miliardë është më shumë se sa borxhet që kanë së bashku Rusi-Argjentinë. Sot po bën përpjekje për të siguruar një borxh tjetër, borxhin e 6-të të radhës prej 120 miliardë euro, ku një pjesë do të shkojë për të larë borxhet e mëparshme. Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm është mbi 900 miliardë euro, theksojnë analistet vendas. Me shumë se kushdo nga kriza është prekur media, televizioni shtetëror ET-1 që së shpejti do i vihet dryni.
25 vjet punë për të shlyer borxhin
Analistët kompetentë për ekonominë flasin se, për të shlyer këtë borxh të këtij vendi, i duhen të paktën rreth 25 vite dhe kjo do të arrihet, në qoftë se kontrollohet borxhi sa nuk është vonë. Po një shqetësim mbetet për qeverinë, se papunësia këtë vit do të prekë rreth 1 milionë njerëz, duke mos marrë në konsideratë emigrantët apo komunitetin rom e cigan. Borxhet, 4 herë më shumë kufirin në Eurozonë. Greqia ka një deficit prej 12.7 për qind, katër herë më të lartë se ç'lejohet në Eurozonë. Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 për qind këtë vit, dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar, duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit, si dhe duke rritur TVSH-në nga 13% në 24%.
120 mijë punonjës humbën vendin e punës
Rritja e numrit të ushtrisë së të papunëve përbën sot protagonistin e vërtetë të vitit 2010. Kriza ekonomike u tregua e pamëshirshme për mijëra vendas dhe të huaj. Sipas Institutit të Sindikatave të Greqisë (GSEE) për vitin 2009, rreth 120 mijë punonjës u hodhën në rrugë. Sot papunësia përbën çështjen kryesore për vendin. Çdo ditë dyqane të shumta venë drynin për të mos u hapur më. Nga dita në ditë shumë shtëpi boshatisen nga emigrantët që marrin rrugën e kthimit për në atdheun e tyre. Viti 2009 dhe në vazhdim përbën vitin e papunësisë, që shpreh realitetin. Papunësia, nga 7.4 për qind që ishte për 2008 u ngrit në 9.3 për qind për 2009 dhe sot kurba është ngritur në 13.9 për qind, duke shënuar një rekord të ri në 750 mijë të papunë. Ky fenomen më shumë ka prekur të rinjtë me arsim të lartë që tashmë kërkojnë të emigrojnë në Amerikë, Australi, Evropë apo në Dubai. Papunësia më shumë ka dëmtuar sektorin e ndërtim- montimit që pati shkurtime në masën mbi 70%.
Çdo muaj 300 vendas humbasin apartamentet e tyre
Papunësia ka ndikuar që në çdo muaj rreth 300 grekë humbasin apartamentet e blera me anën e kredisë, ndërsa 60.000 të tjerë në vit humbasin makinat për të njëjtën arsye. 60 për qind e popullit grek nuk është në gjendje të paguajë kreditë e marra, ndërsa pjesa më e madhe e biznesit nuk është në gjendje të paguajë detyrimet (taksë) shtetit.
Grekët sytë nga emigrimi
Çdo muaj rreth 35 mijë vendas humbasin vendin e punës. Papunësia ka gjunjëzuar brezin e ri të moshës 25-34 vjeç, të diplomuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke renditur në vend të parë në rritjen e papunësisë në 34 % (17.9 %) në BE, kundrejt Holandës në 3.1 për qind. Sot ky brez, e ardhmja e këtij vendi sytë i ka drejtuar nga emigrimi në drejtim të Amerikës, Evropës dhe Dubait. 60-70 mijë kërkesa u bënë vitin e kaluar për të punuar në këto vende, duke kujtuar emigrimin e viteve ‘60-të. Spitalet e Amerikës dhe të Evropës janë kthyer shpresa e mijëra mjekëve dhe e infermierëve grekë, ndërsa Dubai i nxehtë, përbën një zgjidhje të përkohshme për të diplomuarit në sektorin e industrisë dhe ndërtimit. Nga viti në vit kërkesat për të emigruar sa vijnë dhe shtohen. Papunësia për këtë shtresë bëri që në dhjetë vitet e fundit, 550 mijë grekë të kenë emigruar për të punuar, duke mos përjashtuar edhe ata studentë që shkuan për studime dhe nuk u kthyen më. Nga sektori i shëndetësisë, çdo vit emigrojnë për të punuar në spitalet e Amerikës dhe Evropës mbi 1000 mjekë, ndërsa 1900 të tjerë janë në pritje për punë. 70.3 për qind e të diplomuarve në fushën e mjekësisë dëshirojnë që të punojnë jashtë vendit. Të diplomuarit përbëjnë 0.90 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, analogë me të punësuarit është 1 në 47 të punësuarve. Sipas medias greke, në Dubai kanë emigruar rreth 5 për qind e numrit të përgjithshëm të diplomuarve në fushën e mekanikës. Vitin e kaluar 60 mijë grekë emigruan për të punuar në Evropë, Amerikë dhe Dubai, ndërsa muajt e fundit kanë bërë kërkesë për emigrim edhe 9 mijë të tjerë. Përsa i përket fenomenit të emigrimit Greqia zë vendin e 12-të në BE.
Në një muaj, 36 mijë të papunë
Sipas Organizatës të Punësimit të Fuqisë Punëtore (OAED) për muajin janar të 2011, numri i të papunëve të regjistruar u rrit nga 36.000 njerëz krahasuar me dhjetor (5,5% rritje) dhe mbi 74.272 në janar të vitit 2010 (12% rritje), duke arritur në 689.558 të papunëve të regjistruar. Përveç 689.600 të papunëve të regjistruar, ka edhe 144.700 të cilët nuk janë në kërkim për punë. Pra në përgjithësi papunësia arrin në 834.300 persona, në bazë të Statistikave të Shërbimit të Punësimit.
Mbyllen 85 mijë dyqane, 280 mijë të tjera në prag falimentimi
Konfederata Kombëtare e Tregtisë bën fjalë se për vitin 2010 mbyllja e dyqaneve është rritur në 30%, duke sjellë një humbje xhiroje në 7.5 miliardë dollarë. Shitja e karburantit për 2010 pati një rënie prej 10%, kjo për shkak të rritjes së tvsh në 25%. Deri në dhjetor të 2010 ishin mbyllur 85 mijë dyqane duke hedhur në rradhët e punësisë mbi 100 mijë persona. Analistët vendas llogarisin se deri në fund të vitit do të mbyllen edhe 280 mijë dyqane të tjera… Dyqanet patën një rënie në xhiro prej 16.4% ndërsa në shitje mobilje, mallra elektrike, pajisje shtëpiake 34,5%. Në veshmbathje 34.6%, shitje artikuj shkollorë, letra dhe libra, 16.7%, në ilaçe-farmaceutikë 12.3% dhe 9.5%, në supermarkete 9,9% etj. Indeksi i afarizmit në dhjetor të vitit 2010 krahasuar me 2009, në karburant dhe lubrifikantë, shitje makinash është ulur me 17.1%, ndërsa indeksi i shitjeve në përgjithësi ka rënë nga 19.9%. Masat antikrizë ekonominë kanë humbur çdo shpresë, 6 në 10 familjeve deklarojnë se nuk dalin paratë për jetesë.
Katër në dhjetë grekë, gati për të emigruar
Studimi i fundit i Eurobarometrit publikuar më 13 /07/ 2010 ka nxjerrë se 38 për qind e grekëve kanë deklaruar se janë gati për të emigruar në një vend tjetër për të gjetur punë. Emigrimi për të gjetur punë në një vend tjetër është kthyer në një fenomen si një nga çështjet më kryesore të vendasve, duke u kthyer mbrapa në vitet ‘60.
Vendi i Lekës, 10 Shtator 2011
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
1,181 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|