Shëmbëlltyra e J.B.Titos në studimet e Ibrahim Rugovës! |
Publikuar më 21 janar, 2012 në orën 17:16 ( ) |
Sheradin Berisha | Histori | |
|
|
Klasa politike dhe elita intelektuale e regjimit komunist në Kosovë!
Dihet mirëfilli, se gjatë periudhës së Jugosllavisë së AVNOJ’it (1945 - 1990), rrjedhimisht parimet themelore të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe të organeve tjera të regjimit, janë ndërtuar mbi bazën e “fryteve të revolucionit jugosllavë, të vëllazërim - bashkimit, e të besnikërisë ndaj Jugosllavisë Socialiste Federative e Vetëqeverisëse të J.B.Titos”. Mbi këto parime është ngritur e ndërtuar i gjithë sistemi politikë e shoqëror edhe në Kosovë. Për më tepër, mbi këtë frymë u brumos edhe një klasë politike shqiptare. Kjo klasë komuniste - titiste që përbëhej nga: Mehmet Hoxha, Fadil Hoxha, Ali Shukria, Veli Deva, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Imer Pula, Sinan Hasani, Mehmet Maliqi, Rrahman Morina, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi e shumë të tjerë, me kohë kishte profilizuar edhe një elitë intelektuale shqiptare, e cila fillimisht kishte kaluar nëpër “sita” të organeve të pushtetit, për të dhënë prova lojaliste ndaj doktrinës titiste.
Kjo elitë intelektualësh duke qenë anëtarë të devotshëm të LKJ’së, vazhdimisht ka vepruar nën ombrellën e regjimit dhe në këtë kuadër përveç punës “shkencore e mediale” që kryente në institucionet akademike - shkencore dhe në mjetet e informimit publik, ato bartnin edhe funksione politike në këto institucione. Dhe, njëri nga intelektualët elitar të partisë dhe të regjimit komunist në këtë periudhë, padyshim ishte edhe Kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidenti “historik” i Kosovës Ibrahim Rugova.
Kontrolli mbi mediat..., nga elita intelektuale komuniste!
Pas plenumit të IV të KQ të LKJ’së të mbajtur më 1 korrik 1966 në Brione, Kosova filloj të frymojë pak më lirshëm dhe nisi të kritikohej ashpër periudha e Rankoviqit (1949 - 1966), mirëpo në vitet 70’të e tutje, klasa komuniste - burokratike e Kosovës ndikoj që ky trend të ndërpritet, me arsyetimin se duhet të harrohen plagët e së kaluarës dhe t’i kthehemi ardhmërisë! Puna e parë që bëri kjo kastë politike ishte vënja nën kontroll e të gjitha mjeteve të informimit publik në Kosovë, përmes kësaj elite intelektuale, e cila në mënyrë servile (si altoparlant) i shërbente politikës ditore të regjimit titist.
Atë kohë në Kosovë përveç gazetës “Rilindja” si organ partiak, botoheshin edhe disa revista kulturore, letrare e shkencore në gjuhën shqipe, si: “Gjurmime albanologjike”, “Në flakën e revolucionit”, “Kosova - Kosovo”, “Jeta e re”, “Përparimi”, “Bota e re”, “Dituria”, “Fjala”, “Zëri i rinisë” etj. Nga mesi i viteve 70’të sistemi medial - informativ gjegjësisht tri shtëpitë botuese - informative “Rilindja” shqipe, “Jedinstvo” sebe dhe “Tani” turk si dhe Radio e Televizioni i Prishtinës - RTP, u bashkuan në një institucion të njëzëshëm - integral të quajtur OPGBG - RILINDJA, e cila drejtohet nga Kolegjiumi i përgjithshëm i redaksive. Ky kolegjium i intelektualëve elitarë, përbëhej nga eksponentë të drejtpëdrejtë të strukturave politike të regjimit komunist, dhe kishte për detyrë t’i përpunonte dhe harmonizonte të gjitha kriteret e politikës redaktoriale të kësaj shtëpie të madhe. Ndërkaq, në nivel të gazetave dhe të revistave punonin redaksitë me një kryeredaktor kukull që përfaqësonte opinionin publik të dizajnuar nga lartë!
Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 dhe miratimit të Platformës politike të KQ të LKJ’së për Kosovën (nëntor 1981), në mjetet e informimit publik në gjuhën shqipe u aplikua një mobilizim i jashtëzakonshëm. Fillimisht u formuan komisionet e diferencimit ideo - politik, të cilat bënë spastrimin e parë në garniturat udhëheqëse (në RTP, Rilindje e në revsita), pastaj u formuan shtabet e ashtuquajtura të aksionit për agjitacion dhe propagandë (agjitpropi) kundër nacionalizmit, irredentizmit dhe seperatizmit shqiptar, dhe mbi të gjitha u përcaktuan qartë obligimet e elitës intelektuale dhe të punëtorëve shkencorë - më të njohur të partisë e të pushtetit, që ta mbrojnë e zbatojnë me përpikëri kursin politikë të LKJ’së për Kosovën! Dhe, ky kurs i dëgjueshmërisë intelektuale ndaj regjimit ka vazhduar me oscilime të kohëpaskohshme, gjer në fund të viteve 80’të.
Ibrahim Rugova, anëtar i LKJ’së dhe specialist i kritikës letrare
Karierën e intelektualit elitar, Ibrahim Rugovës e nis si student në Fakultetin Filozofik të Prishtinës - dega e Albanologjisë. Ai, ndonëse ishte student i dalluar, u shqua edhe si aktivist i zellshëm i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë (LRSJ’së). Pas një kohe, mishërimi i tij me politikën e LKJ’së dhe për më tepër përkushtimi dhe bashkëpunimi me strukturat e pushtetit komunist, ka ndikuar që të bëhet anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ’së). Duke qenë student dhe aktivist i dëshmuar i LRSJ’së, Ibrahim Rugovës iu besua detyra e redaktorit në gazetën studentore “Bota e Re”, ndërsa pas diplomimit në Fakultetin Filozofik (1971) ishte edhe redaktor i revistës “Dituria” (1971 - 1972). Qysh në fillim të viteve të 70’ta, Ibrahim Rugova u shqua në fushën e kritikës letrare dhe në këtë drejtim ka shkruar disa libra, dhe si kryevepër e tij vlerësohet libri për Pjetër Bogdanin. Në këtë drejtim, në vitin 1976/77 ai specialiohet në fushën e teorisë letrare në Paris, tek prof. Roland Barthesi.
Ibrahim Rugova Sekretar i LKJ’së dhe diferencues i atyre që përkrahën kërkesën “Kosova Republikë!”
Ibrahim Rugova për afër dy dekada rresht, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë edhe kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Ibrahim Rugova përveç punës shkencore, në IA ka ushtruar edhe një funksion politik-pushtetor, atë të sekretarit të LKJ’së. Duke qenë në krye të kësaj organizate partiake, ai pas demonstratave të mars - prillit 1981 i ka funksionalizuar platformat politike të KQ të LKJ’së për Kosovën. Si rrjedhim, në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptar në Kosovë, Ibrahim Rugova ka pranuar të vihet në krye të komisionit për diferencim ideo - politik. Ky komision është marrë me diferencimin e të gjithë punëtorëve shkencor në IA, të cilët në forma të ndryshme kanë përkrahur apo janë solidarizuar me kërkesën studentore “Kosova Republikë!”, dhe për këtë aktivitet ka shkruar edhe shtypi i kohës: “Rilindja”, ”Jedinstvo”, „Politika“ etj. Kështu, ta zëmë, në gazetën „Rilindja“ të datës 30 shtator 1982 në artikullin me titull „Akademikut dr.Rexhep Qosja iu shqiptua vërejtja partiake“, Kryetari i komisionit për diferencim Ibrahim Rugova në diskutimin e vetë theksoi se „procesi i diferencimit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, kurse sa i përket masës së propozuar, si anëtar i sekretariatit të OTH të LK propozoj që Rexhep Qosjes t'i shqiptohet masa - vërejtja partiake, sipas propozimit të grupit të punës të të dy kryesive, të cilin e kemi miratuar edhe ne“.!!
Në biografinë zyrtare të Ibrahim Rugovës thuhet se: “Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës”. Për mënyrën se si janë vrarë babai dhe gjyshi i I.Rugovës kam lexuar edhe shumë versione të tjera, por nëse e marrim si të vërtet dhe të padiskutueshëm këtë version, atëherë natyrshëm shtrohet dilema: Si ishte e mundur që Ibrahim Rugova, (të cilit komunistët jugosllavë të Titos ia kishin vrarë të atin dhe gjyshin si antikomunist), qysh në rininë e tij studentore të përqafojë idetë komuniste përmes aktivitetit të tij në LRSJ’së, dhe më vonë të pranohet si anëtar i LKJ’së, dhe si i tillë t´i gëzonte pastaj të gjitha privilegjet intelektuale, politike etj., po nga ky regjim antishqiptar?! Ndërkaq, nga dëshmitë historike kemi mësuar se, mijëra fëmijë të atdhetarëve shqiptarë, (të cilët u burgosën, u vranë e u persekutuan pas luftës së dytë botërore, nga regjimi i Titos), përveç që u mohohej e drejta e shkollimit, ata edhe përndiqeshin këmba - këmbës nga syri e veshi i UDB’së, ndërsa familjet e tyre bënin jetë të rëndë me etiketimin si “armiq të rrezikshëm të sistemit jugosllavë, të vëllazërim - bashkimit” etj.,etj!!!
Shembëlltyra e J.B.Titos në studimet e Ibrahim Rugovës!
Ibrahim Rugova krahas punës në fushën e kritikës letrare në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me përkushtim ka shkruar edhe studime shkencore-letrare kushtuar shëmbëlltyrës së “Marshallit” Josip Broz Tito. Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977, kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton: “Tito për Kosovën, Kosova për Titon / Tito o Kosovu, Kosovu o Titu”, Ibrahim Rugova mbajti referatin kryesor me titull: “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”. Në këtë studim “shkencor”, Ibrahim Rugova kryetarin Tito e cilësonte si njeri “gjenial”, “si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit”, dhe sipas tij ai “gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit (Jugosllavisë), çfarë e gëzonte vetëm Lenini”.
Për më tepër Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjera thekson se: “Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor”.
Në vitin 1979 Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës të gjitha studimet kushtuar Josip Broz Titos i botoj në një libër voluminoz, me të njejtin emër “Tito për Kosovën, Kosova për Titon / Tito o Kosovu, Kosovu o Titu”, dhe studimi i Ibrahim Rugovës u botua në faqet 407 - 410 të këtij libri. Ndërsa pas demonstratave të pranverës 1981, ky studim u botua edhe në revistën “Zërin e rinisë” të 16 e 23 majit 1981 në faqet 20-21.
Lexoni të plotë studimin e Ibrahm Rugovës:
TITO NË LETËRSINË SHQIPE NË JUGOSLLAVI
Nga Ibrahim Rugova
Duke punuar në këtë temë, vetvetiu m‘u imponua problemi i një vështrimi teorik të çështjes, apo ndoshta, po ashtu, vetvetiu m‘u imponua edhe nga interesimi im teorik, që po e formuloj në formë pyetëse - tezë: përse shkrimtarët dhe artistët, për objekt të veprave të veta i marrin shëmbëlltyrat e kohës së vet, dhe madje përse në mënyrë të vazhdueshme!
Në vijim do të përgjigjem me shembullin e Titos dhe me praktikën krijuese të letërsisë sonë.
Që në fillim mund të thuhet se shëmbëlltyra e Titos është mjaft e pranishme në letërsinë shqipe në Jugosllavi, do të thotë në të gjitha format e krijimit letërar. Me këtë rast çështjen e pranisë duhet ta vështrojmë dhe ta pranojmë në kuadër të procesit të diferencimit që ekziston midis formave letrare, e cila gjë i tregon dhe i vërteton mundësitë dhe validitetin e formave të veçanta ndaj objektit. Ky shpjegim teknik letrar na sjell në përfundimin se prania e objektit realizohet përmes shkallëve të ndryshme, po me funksion e me qëllim të njëjtë e të përbashkët. Po i theksojmë këto ndryshime të formave në prosede, në metodat e krijimit. Në prozë, vërtetë në roman dhe në tregim, fytyra e Titos dhe prania e tij identifikohen plotësisht dhe nënkuptohet me të drejtë me ngjarjen e madhe të revolucionit të armatosur, të cilën ai e vuri në lëvizje dhe çka është e arsyeshme artistikisht dhe jetësorisht. Nuk del fare si personazh i drejtpërdrejtë në mënyrë deklarative, po përmes frymës së veprës - aksionit - veprimit të tij, të njerëzve që bëhen realizues të ideve dhe të ndërmarrjeve të veprës së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se shkrimtarët duan që fytyrën e tij ta realizojnë artistikisht, natyrshëm, ashtu çfarë është e madhe në realitetin historik dhe në realitetin bashkëkohës. Pra, vetëm ajo që jepet artistikisht mirë e me vlerë, është ekuivalente e reales, vërtet vetë realja, e që merret si një nga çështjet - çelës, në të cilat sprovohet arti, e edhe letërsia, në rastin kur ka të bëjë me fytyra të njohura historikisht dhe bashkëkohësisht, siç është Tito me këtë rast.
Ndërsa po e shqyrtojmë këtë çështje duhet të përmendim një të vërtetë tashmë të njohur e të pranuar në historinë dhe filozofinë e artit se, shkrimtarët dhe artistët, si idhtarë të përhershëm të njeriut, të lirisë së tij, te fytyrat historike të jetës sociale - revolucionare, ndalen vetëm atëherë, kur në to, brenda tyre, pos tjerash gjejnë figurën - njeri të plotë, i cili punon dhe vepra e tij i kushtohet plotësisht njeriut, mirëqenies së ekzistencës së tij. Ky shpjegim teorik letrar, e njëkohësisht filozofik bashkëkohës e vërteton dhe e qartëson fortë mirë interesimin e shkrimtarëve tanë për Titon, sepse tek ai gjetën, zbuluan njeriun e vërtetë me të gjitha cilësitë që e karakterizojnë veprimin e madh njerëzor, veprimin e përjetshëm. Më shkurt, artistët ndalen tek ata që i zgjerojnë hapësirat e realizimit të njeriut në jetë dhe në vepër, ashtu siç bëri Tito. Pra, njerëzit e tillë, që shkenca i shpejgon si gjenialë, krijojnë vazhdimisht hapësira të reja për njeriun, pra janë krijues e jo dogmatë e statistë në skenën historike e shoqërore, sepse ata, me aftësi të rrallë i shtrojnë dhe i zgjidhin kërkesat dhe nevojat e kohës në të cilën jetojnë e veprojnë, do të thotë prekin në pikat neuralgjike vendimtare të shoqërisë njerëzor duke i vënë njerëzit në lëvizje të orientuar, të drejtë, në aksion.
Përveç kësaj, shkrimtarët tanë e përjetësojnë fytyrën e Titos, sepse në të, që me kohë kanë gjetur me të vërtetë realizimin e vet nacional, social e intelektual, do të thotë tri elementet qenësore për ekzistencën individuale e kolektive. Nëse pranohet e vërteta e thënë metaforikisht se artistët-poetët janë antena të shoqërisë, atëherë mund të nxjerrim një konstatim se, shkrimtarët tanë, në vizionin dhe në praktikën revolucionare të Titos, gjetën një nga idealet e veta më të qëlluara dhe sinjalizuan në mënyrë artistike vlerën e vërtetë të pamohueshme të tij.
Përderisa në prozë është i pranishëm, në radhë të parë, në kuadër të mundësive dhe të efekteve artistike të realizimit të zhanrit, pra në mënyrë të plotë që na e sinjifikojnë "Ditari..." i F. Hoxhës një pjesë e prozës së H.Sylejmanit dhe të Sinan Hasanit, në poezi, e cila konsiderohet si zhanër dhe formë solemne më komunikative, fytyra e Titos ngritet vazhdimisht, duke u bërë objekt qëndror-poetik, në dritën e plotë të veprës së tij të madhe. Kështu, poezia e kuptuar si formë më komunikative, ka një aftësi dhe fuqi të jashtëzakonshme për identifikim apo për simbolizimin e veprave të mëdha në histori dhe në bashkëkohësi, të vizioneve të tyre të pandërprera e thelluese.
Thënë historikisht, fytyra e Tito në poezi bëhet objekt i rëndësishëm që në krijimet e para gjatë Revolucionit të armatosur dhe vazhdon deri në ditët më të vonshme. Ajo nuk qe vetëm inspirim, po edhe realizim i poezisë dhe i artit në përgjithësi.
Në një pjesë të mirë të poezisë ku poezitë kushtuar Titos nga Esad Mekuli, Mehmet Hoxha, Tahir Jaha, Latif Berisha, Enver Gjergjeku e të tjerë, shfaqet një komunikim i drejtpërdrejtë me të dhe merret me të drejtë në kuptim të gjerë të krijuesit të madh. Për shembull të gjithë këtë e shëmbëllen më së miri poezia e E.M, "Ty që je liria jonë", ku Tito shfaqet si simbol i lirisë dhe i realizimit kombëtar e social të shqiptarëve, krahas me atë të kombeve dhe të kombësive të tjera.
Në disa poezi të tjera siç janë "Flamur shekujsh" (Ali Podrimja), Dy ditëlindje (Rrahman Dedaj) dhe Flet Tito (Mirko Gashi), kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër të poetëve tanë, me atë që përmes prosedeut poetik të simbolizimit fytyra e Titos të marrë kuptim universal të gjithëkohshëm, si simbol i një kreatori për të mirën e përgjithshme, se vepra e tij është model real, që hyn në fondin e përgjithshëm të njerëzimit.
Përveç identifikimit, si kusht i domosdoshëm i fuqisë poetike dhe i bindshmërisë së saj, në poezinë e përmendur të Ali Podrimjes, kemi simbolin flamur, i cili simbolizonte, emblemën e ekzistencës kombëtare dhe atë shoqërore, të vendosur në përjetësimin e flamurit që qëndron në hapësirat kohore të shekujve të historisë. Ndërsa me simbolet e tjera si Diell, Bukë, Qiell, poeti simbolizon tri kushte të rëndësishme e të domosdoshme të ekzistencës, të cilat me këtë rast, nuk po i përkthej në gjuhën teorike.
Në vjershën e Mirko Gashi, "Flet Tito", e cila përmes theksimit të aktivitetit të ligjërimit të Titos, që gjithmonë i ka në pajtim fjalën dhe aksionet, poeti simbolizon qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në të gjitha momentet e kohës. Kështu simboli i tij qëndror, Kepi i Shpresës së Mirë (Tito) del si një Parim i Shpresës dhe i realizimit real, siç do të mund ta shpejgonim me filozofinë e paraqitur në parimin e Shpresës të E.Blochut.
E këtillë, fytyra e Titos shfaqet edhe në letërsinë për fëmijë, e që do të mund të ishte objekt i një studimi të veçantë. Tito si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit trajtohet me sukses në veprat e Maksut Shehut, Rifat Kukajt, Agim Devës e të tjerëve.
Në fund, me qëllim që të përforcoj edhe me përgjigjen lidhur me pyetjen që shtrova në fillim të kësaj paraqitjeje po shtoj edhe këtë se, mesazhi simbolik e artistik i poetëve dhe shkrimtarëve tanë në përgjithësi, është plotësisht adekuat me mesazhin e veprës së Titos, i cili sot gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini. Adekuatësia e këtij mesazhi, pos momenteve të tjera që i përmenda më sipër, ka të bëjë edhe me të njohurën teorike e historike se, poetët dhe revolucionarët e mëdhenj i lidhin vizionet dhe idealet më të thella për njeriun, pra bëhet bashkudhëtarë në rrugën e infinitumit për të mirën njerëzore. Këtë lidhje midis artistëve dhe revolucionarëve, në mënyrë më të natyrshme dhe të paimponuar, pra të dalë nga situata reale historike, e gjejmë në historinë më të re kur është fjalë për fytyrën e Leninit. Le t'i kujtojmë me këtë rast Majakovskin, Bllokun, Jeseninin e të tjerë. Të njëjtën lidhje, po ashtu të natyrshme dhe të fuqishme, e gjejmë kur e vështrojmë fytyrën e Titos në veprat artistike, e sidomos në ato poetike.
Në përfundim e sipër të theksojmë edhe një fakt tjetër mjaft të rëndësishëm se Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor.
Prishtinë, Dhjetor 1977
Cila ishte fytyra e vërtet e Titos për shqiptarët?!
Ndërsa Josip Broz Tito, për Ibrahim Rugovën dhe elitën intelektuale titiste të cilës i takonte ai, ishte “simbol i së mirës, i heroit, realizues i plotë i lirisë”..., nuk mund të thuhet (në asnjë mënyrë) se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptar, përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.
Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem disa fakteve historike:
Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike (që mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze), u persekutua në format më mizore nga regjimi jugosllav i Titos.
Tito me shtabin e tij gjakatarë, nga viti 1944 e këndej, ka përndjekur, burgosur, vrarë e ekzekutuar mijëra shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me sundimin e Jugosllavisë së re të AVNOJ’it dhe si ideal patën bashkimin kombëtar.
Sipas të dhënave arkivore të atdhetarit Xheladin Hana (i cili më 15.12.1948 vritet mizorisht nga UDB’a famëkeqe), rezulton se deri në vitin 1947 OZN’a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave të drejtuar nga J.B.Tito, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, prej të cilëve 36.000 në Rrafshin e Kosovës; 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe 27.000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220.000 bastisje në familjet shqiptare (duke i përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje); Pastaj mbi 200.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN’ës famkeqe si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN’a (më vonë UDB’a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.
J.B.Tito dhe Aleksander Rankoviqi
Ishte Tito ai, që në shkurt 1953, në Split të Kroacisë, me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili, nënshkroi “marrëveshjen gjentelmene” me anë të së cilës ripërtëriu konventën jugoslave - turke të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;
Ishte Tito ai, që për realizimin e kësaj marrëveshjeje antishqiptare ngarkoi ministrin e brendshëm federativ, famëkeqin Aleksandër Rankoviç, ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ të përbërë nga oficerë e udbashë të sprovuar kundër shqiptarëve; Dhe ky Shtab i Tito-Rankoviqit duke përdorur të gjitha strukturat shtetërore (në nivelë federativë, republikan e krahinor), në periudhën 1953-1966 i detyroi me dhunë të shpërngulen 452. 371 shqiptarë për në Turqi; Dhe kjo shpërngulje është bërë me këtë dinamikë:
Më 1952 ---------------------------- 37.000 veta
Më 1953 ---------------------------- 19.300 “
Më 1954 ---------------------------- 17 500 “
Më 1955 ---------------------------- 51.000 “
Më 1956 ---------------------------- 54.000 “
Më 1957 ---------------------------- 57.710 “
Më 1958 ---------------------------- 41.300 “
Më 1959 ---------------------------- 32.000 “
Më 1960 ---------------------------- 27.980 “
Më 1961 ---------------------------- 31.600 “
Më 1962 ---------------------------- 15.910 “
Më 1963 ---------------------------- 25.720 “
Më 1964 ---------------------------- 21.530 “
Më 1965 ---------------------------- 19.821 “...
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe kohore me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga trojet etnike shqiptare në Mali të Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike,
Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai që në dimrin e acartë të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve, ku gjatë ekspeditave të policisë - UDB’së, në format më çnjerëzore i rrahu, u keqtrajtoi e i persekutoi mbi 30 mijë shqiptarë. Në këtë operacion kriminal shtetëror UDB’a i mbyti me torturë 103 shqiptarë, ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë. Dhe ky aksion famëkeq kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës, atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë edhe vetë Ibrahim Rugova.
Josip Broz Tito - ky “simboli i së mirës” të Ibrahim Rugovës, ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë, ndonëse burgosjet e shqiptarëve nuk u ndalën dot deri në vitin 1999. Dhe po t´i referohemi të dhënave policore jugosllave, del se vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptarë, prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore etj. ...
Për më tepër lexoni disa të dhëna:
Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos, gjatë viteve 1948 – 1968
Në qershor të vitit 1948, pas acarimit të raporteve politike në mes të Beogradit dhe Moskës, PK e Jugosllavisë u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast prishen marrëdhëniet e BRSS dhe aleatëve të saj, me Jugosllavinë e AVNOJ-it. Në këtë situatë Shqipëria mbajti anën e organizatës: informbyro, dhe mbetja e saj në pozitat pro-sovjetike bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira”që kishte me RFPJ-në nga viti 1945.
Ndonëse gjatë periudhës 1945-1948 pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta etnike ishte e keqe, prishja e marrëdhënieve Jugosllavi-Shqipëri, vetëm sa e ka nxitur edhe më shumë përkeqësimin e pozitës së tyre. Regjimi jugosllavë i drejtuar nga binomi Tito - Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviçit (të marsit 1937 dhe fillimnëntorit 1944) për asgjësimin, asimilimin apo shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.
Kjo politikë antishqiptare shetërore që kishte nisur akoma pa përfunduar mirë lufta e dytë botërore (1944), në këtë periudhë mori përmasa të reja gjenocidale. Vetëm në vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit. (1)
Pasi që Shqipëria u përcaktua për ”informbyronë”, regjimi i Tito-Rankoviqit të gjitha kuadrot shqiptare në Kosovë, që konsideroheshin si armiqë të Jugosllavisë, i cilësonte si ”informbyroistë”. OZNA-a / UDB-a famëkeqe përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, me kohë kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë.
Një dosje të tillë UDB-a kishte hapur edhe për Xheladin Shyqyri Hanën, luftëtarin e orëve të para kundër nazifashizmit, ish-anëtarin e KNÇK-së, njëri nga bashkëautorët e hartimit të dokumenteve bazë të Konferencës së Bujanit dhe së fundi drejtor i gazetës “Rilindja”. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua në mënyrë sekrete, kinse po dërgohej me shërbim diku, ndërsa brenda mureve të OZN-së/UDB-së i bëhej presion që të tradhëtonte bashkëveprimtarët e tij të idealit. (2) Mirëpo Xheladini nuk u gjunjëzua për anjë moment para presioneve dhe torturave çnjerëzore të kriminelëve udbash. Meqë Xheladini i qëndroi torturave mizore, xhelatët e Tito-Rankoviqit, më 15.12.1948 ia shuan jetën mizorisht.
Më 15 prill 1949 arrestohet nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javësh (saktësisht në natën e 27-28 prillit 1949) mbytet nga torturat mizore të UDB-ës.
Ndërsa përndjkeja dhe numri i të persekutuarve shqiptarë shtohej pamëshirshëm gjithandej viseve etnike shqiptare, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, në maj 1949 në një ekspeditë ushtarake-policore të drejtuar nga udbashët: Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç, synohej arrestimi i Kryetarit të Frontit Popullor krahinor: Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishë, i njohur për urtësi e qëndresë kombëtare. (3) por në atë moment nuk arritën ta kapin dot Rifatin. (Rifati ishte njëri nga organizatorët e Konferencës së Bujanit, në të cilën u zgjodh edhe nënkryetar. Nuk u pajtua kurrë me tradhëtinë që iu bë vendimeve të Konferencës së Bujanit - që pas LDB-së Kosova t´i bashkohet Shqipërisë. Për këtë edhe Rifati u vu në shënjestër të OZN-ës/UDB-së.).
Rifat Berisha meqë nuk pranoi t´i binte në dorë regjimit gjakatar të Titos, zgjodhi qëndresën deri në vdekje. Në këtë situatë Rifatit iu bashkuan edhe bashkëluftëtarë të tjerë. Njësiti përbëhej prej gjashtë vetash krejtësisht nga djemë të familjes Berisha: vëllezërit Rifat, Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit dhe Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë të tyre. Ky njësitë i prirë nga Rifati, më 17 maj 1949 u gjend i rrethuar tradhtisht në fshatin Gajrak nga i zoti i shtëpisë Ismail Gajraku (ku ishte i strehuar). Në një dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkëluftëtarët e tij “luftoi një ditë të tërë. Në orën 10 të natës, Rifati me njësitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtë të udbashëve, por mbasi çanë dy rrethimet e parat, ra i vrarë.” Rifat Berisha gjatë kësaj beteje të përgjakshme, u vra së bashku me tre bashkëluftëtarët: Islam, Mustafë e Brahim Berishën, ndërsa Halit e Jahir Berisha, ndonëse të përgjakur, arritën të dalin nga rrethimi dhe i shpëtuan vdekjes. (4)
Në dimrin e acartë të vitit 1950 në zonën kufitare me Shqipërinë, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovës. (5) Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër. Torozi u arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri me pikëpamje nacionaliste, dhe e pamëshirshëm udbashët e Titos e mbytën mizorisht në tortura. Në mars të vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas është zhdukur pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova.
Në vitet e para pas përfundimi të luftës së dytë botërore, në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarë. Në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi 8300 shqiptarë; ndërsa 5000 shqiptarë të tjerë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a gjegjësisht UDB-a. (6)
Në këto rrethana për t´i shpëtuar përndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumë shqiptarë janë detyruar të shpërengulen nga trojet e tyre stërgjyshore.
Dihet mirëfilli se, vitet 1949-1966, të cilësuar si ”koha e Rankoviqit”, ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar, në historinë e pas luftës së dytë botërore. Gjatë kësaj periudhe Lëvizja Kombëtare shqiptare ishte e organizuar në shumë forma, si: vazhdimësia e veprimtarisë së LNDSH-së nga grupe të ndryshme me emërtime tjera, “informbyroistët“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarë, kundërshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, luftimi në forma të ndryshme i kolektivizimit etj.
OZN-a përkatësisht UDB-a gjatë viteve 1945-1948 zhvilloi një luftë të pakompromis, për shkatërrimin e organizatës patriotike shqiptare “Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe të grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe në vazhdën e kësaj fushate, ky shërbim persekutoi dhe burgosi mijëra shqiptarë edhe pas vitit 1948.
- Kështu, në fillim të vitit 1949, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohen 9 anëtarë të LNDSH-s, si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit të shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.
- Po në këtë Gjykatë denohet edhe grupi i Drenicës i përbërë nga 6 anëtarë të Lëvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehë Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylë Berisha. (7)
- Gjatë vitit 1950 u denuan edhe disa grupe të LNDSH-së dhe veprimtarë tjerë që e kundërshtonin aksionin e rekuizimeve "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarëve në çdo lëmi të jetës.
- Më 3 nëntor 1950 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe nga gjyqtarët porotë: Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili, si dhe të procesmbajtësit Abdyl Doda, pas disa seancave gjyqësore (më 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) në “emër të popullit” dënohen anëtarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”: Konstandin Vasilaca - Skënder Skënderi, oficer i armatës shqiptare, me 15 vjet burg të rëndë; Xhemë Latë Sadriu, me 8 vjet burg të rëndë; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burg të rëndë; Hamdi Devolli, me 8 vjet burg të rëndë; Rashit Gorani, me 8 vjet burg të tëndë; Ramë Geca, me 3 vjet burg të rëndë ; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg të rëndë. (8)
- Në shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1949. Ky proces gjyqësor mbahet në Prishtinë nën kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri. Me këtë rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafë Nixha me nga 20 vjet burg të rëndë, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg të rëndë, Bitër Dehalla, Tomë Mjeda dhe Zekë Bajraktari me nga 17 vjet burg të rëndë, Nezir Hoti me 15 vjet burg të rëndë dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg të rëndë.
- Në grupin e dytë të LNDSH-së ”Lidhja e Prizrenit” denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg të rëndë, ndërsa me nga 3 vjet burg të rëndë denohen:Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokë Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi, Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci , Bajram Dehiri, Mustafë Derguti, Maliq Gashi e shumë të tjerë. (9)
- Në 6 muajt e parë të vitit 1950, për sabotim të mbledhjes së rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzën si bashkëpunëtorë të Sigurimit shqiptar, në Prishtinë dhe Prizren dënohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vërmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vërmicë), Hajdar Bytyqi (Piranë), Nazif Hoti (Krushë e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava. (10)
- Po atë vit në Prishtinë burgoset dhe dënohet grupi i dytë i Drenicës i përbërë prej 11 anëtarësh të LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylë Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg të rëndë, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg të rëndë, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg të rëndë, Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg të rëndë (ky i fundit në burg u zbulua se ishte në shërbim të UDB dhe u bojkotua plotësisht nga anëtarët e LNDSH-s).
- Asokohe u dënua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17 vjet burg të rëndë (z.Rema kishte qëndruar 3 vjet i arratisur në Shqipëri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorëzoi UDB-së në Kosovë!!)
- Në vitin 1950 në Gjyqin e Qarkut në Pejë dënohet edhe grupi prej 9 vetash i LNDSH-s: Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës dhe Ramë Isufi i Lubeniqit... Këtë vit u dënuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë.
- Në vitin 1951 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënuan 11 anëtarë të LNDSH-s nga Mitrovica (të arrestuar në shtator 1950). Ky grup përbëhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.
- Gjatë vitit 1952 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet grupi i tretë i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biçinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica (11).
- Në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare u dënuan më qindra vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë (në grupe dhe veç e veç) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cërnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi... e qindra të tjerë (12) dhe për ndriquar veprimtarinë e tyre kombëtare kërkohet një studim i veçantë.
- Po në vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzes K.nr 76/53), denohet grupi i anëtarëve të LNDSH-së nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit në Besianë (ish-Podujevë), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-së. (13)
- Gjatë Aksionit famkeq për mbledhjen e armëve(1955/1956),në Prizren u organizua një proces gjyqësor, kundër Njazi Malokut etj. Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehëlerëve" prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.
Në procesin e Prizrenit, në saje të aktakuzës së përpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovçanin, të mbështetur tërësisht në montimin e "fakteve" nga UDB-a, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren, dhe me këtë rat u denuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me 5 vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me 4 vjet burg të rëndë; Demush Cahani me 5 vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni me 3 vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me 2 vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg të rëndë. (14)
- Për aktivitete patriotike, kundër regjimit titist, në vitin 1955 në Tetovë dënohet mësuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burgtë rëndë. Në vitin 1956 me burgime të rënda dënohen disa intelektualë tjerë nga Tetova dhe Gostivari.
- Më 1957 denohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta denohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet.
- Po këtë vit burgoset dhe dënohet grupi i dytë 9 anëtarësh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikë Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.
- Në vazhdën e ndjekjeve të atdhetarëve të LNDSH-së, në Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anëtarësh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi (15).
Në vitin 1957, pas aksionit të armëve, kur u intensifikua numri i të shpërngulurve shqiptarë, Metush Krasniqi si udhëheqës i organizatës "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë" së bashku me veprimtarët tjerë të kësaj organizate, përmes veprimeve konkrete, shpërndarjes së trakteve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qindra familje shqiptare, arritën të ndalojnë shpërnguljen nga trojet e tyre stërgjyshore. Në fund të vitit 1958, UDB-a i bjen në gjurmë aktivitetit të ksëaj organizate dhe me këtë rast arretohet Metush Krasniqi me disa bashkëveprimtarë të vetë. Pas katër muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anëtarëve të "Partisë Revolucionare...". Trupin gjykues e përbënin: Ratomir Patërnogiq-kryetar, Mustafa Hoxha-gjykatës, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi e Tuna Tomiqi - anëtarë, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte Tahir Ibrani - prokuror i Gjyqit të Qarkut në Gjilan. Në bazë të "provave" të nxjerra gjatë hetuesisë dhe akuzave të prokurorit Tahir Ibrani, më 7 mars 1959, trupi gjykues i të pestëve, në "emër të popullit" dënoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg të rëndë; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim të rëndë; Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg të rëndë; Qemajl Kallabën e Mehmet Ajetin me nga një vit e gjysmë burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959) (16)
- Më 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut në Pejë, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatës së Rrethit në Pejë, nga gjyqtarët porotë: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe procesmbajtëse Stojana Vukoviq, nënpunëse e kësaj gjykate, në bazë të aktakuzës KTO nr.95/57, në “emër të popullit” i denoi: Muhamed Brovinën me 12 vjet burg të rëndë, Adem Krasniqin me 7 vjet burg të rëndë, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg të rëndë, Besnik Kocin me 9 vjet burg të rëndë dhe Hidë Dobrunën me 5 vjet burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr. 149/57) ( 17)
- Më 19 nëntor 1958 për herë të parë UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaçi me arsyetimin, se ka“ vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së, dhe se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Aktakuza është përgatitur nga udbashët: M.Mihajlloviq, Mom(o)çillo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq me dëshmitë e dëshmitarëve shqiptarë: Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekereia Cana etj(18), ndërsa është realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe në bazë të aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga trupi gjykues Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora., më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP, në “emër të popullit” ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej 5 vjetësh burgim të rëndë. (19)
- Në shkurt 1959, sipas aktakuzës K.nr.29/59 të datës 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prizren gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli. (20)
- Në vitet 50-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit të LNDSH-së, e këto ishin:
1. “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);
2. “Grupi Demokratik Shqipar Kosova” (GDSHK);
3. “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë” (GSHRM);
4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës” (GDISHK);
5. Grupi - “Veteranët e Luftës Shqiptare - Rezistenca Malësore (GVLSHRM);
6. ”Shoqëia Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");
7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe
8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) (21)
Në verën e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorës. Kjo organizatë u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut, për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Besianë (ish-Podujevë), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre 4 veta denohen në Gjyqin ushtarak të Zagrebit. (22)
Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren i dënuan “ në emër të popullit” 17 anëtarë të këtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb më 25.02.1961 në bazë të Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg të rëndë. (23)
Në vazhdimësinë e organizimeve politike ilegale dhe të qëndresës shqiptare përgjithësisht, në fillim të viteve të 60-ta u organizuan tre intelektualë të asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët në vitin 1952 dhe 1954 veç kishin përjetuar vuajtjet në Goli Otok dhe në kazamatet tjera jugosllave. Këta tre atdhetarë duke e ndjerë në shpirt përditshmërinë e vuajtjeve që i bëheshin shqitparëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk deshën të rrinin duarkryq, kështuqë në maj të vitit 1960, pas një sërë takimesh vendosën ta themelojnë një organizatë ilegale, të cilën pas shtrirjes në terren, përkohësisht (deri në mbajtjen e Konferencës së Përgjithshme) e quajtën - "Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Tojeve Shqiptare në Jugosllavi - me Shqipërinë" (KRBTSHJSH) (24)
Kjo organizatë pas konsolidimit të radhëve të saj dhe përgatitjeve për aksione të ndryshme në janar 1961, UDB-a përmes informatorëve shqiptarë i zbulon dhe i arreston disa pjestarë të organizatës. Arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate filluan më 25 janar 1961 në Gjilan, në Preshevë, në Ferizaj, në Prishtinë e në Shkup. Për t'iu shmangur arrestimeve dy drejtues të organizatës: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha për mës shumë se dy muaj kaluan në ilegalitet, duke u strehuar në baza të shumta në fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekës, Gjilanit, të Preshevës e të Karadakut. Mirëpo në fillim të prillit 1961 në rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen në fshtain Maxherë të Karadakut dhe më 2 prill sillen në Burgun e Prishtinës. Nga kjo organizatë UDB-a burgosi 32 anëtarë të saj dhe qindra shqiptarë të tjerë mori në pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.
Pas kryerjes së hetimeve të të arrestuarit u dënuan në gjyqet e qarkut në Prishtinë, në Gjilan dhe në Vranjë të Serbisë. Në Prishtinë, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 - kryetar i trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndërsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditë kur në Beograd zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e shteteve të painkuadruara. Në këto gjykime u dënuan: Kadri Salimi -7 vjet e 6 muaj burg të rëndë, Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndërsa prej 1-5 vjet burg të rëndë u denuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqë Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencës së Prizrenit-1945, ku kundërshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovës nga Serbia-vërejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vërejtja jonë), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25)
Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës.
LRBSH gjatë kësaj periudhe kishte kryer shumë aktivitetesh kombëtare, por në qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intenzive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjestarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues i përbërbëhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut të Prishtinës (26)
Në këtë gjykim maratonik në “emër të popullit” u dënuan:
1. Adem Demaçi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë,
2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet,
3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet,
4. Seladin Daci (1933) "muzicione në Radio Prishtinë" (Prishtinë) me 10 vjet,
5. Azem Beqiri (1939) - Nënpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) - me 10 vjet,
6. Abdullah Lahu (1944) - nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet,
7. Ahmet Haxhia(1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,
8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,
9. Dibran Bajraktari (1939) nënpunës nga PRishtina - me 13 vjet,
10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,
11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe
12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga sTambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.
Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:
1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,
2. Abdyl Shala - Loxhë-Pejë,
3. Arif Hoxha - Mitrovicë
4. Arif Ymeri
5. Asim Vula - Gjakovë
6. Avni Lama - Gjakovë
7. Bahtire Berisha - Prizren
8. Bahtir Duraku
9. Bedrush Çollaku - prizren
10. Besnik Koci - Gjakovë
11. Destan Miftari
12. Din Spahia - Gjakovë
13. Ejup Kastrati - Pejë
14. Elhame Shala - prishtinë
15. Emina Rakovica - prishtinë
16. Enver Gerguri
17. Enver Mehmeti
18. Fazli Grajçevci - Tankoc
19. Fehmi Elmazi - Gjilan
20. Ferat Ymeri
21. Gani Msutafa
22. Haki Bejta
23. Haki Gashi
24. Hamdi Obertica - Fushë Kosovë
25. Hilmi Rakovica - Prishtinë
26. Hyda Dobruna - Gjakovë
27. hysen Bukoshi - Prizren
28. Hysen DAci Mitrovicë
29. Ibrahim Stublla
30. Ismet Koshutova - Mitrovicë
31. Isuf Istrefaj
32. Isuf Isufi - Mavriq
33. Kadri Kusari - Gjakovë
34. Myrteza Nura - Gjakovë
35. Mustafë Venehari - Mitrovicë
36. Nezir Gashi - Labjan - Pejë
37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog
38. Mejreme Berisha - Prishtinë
39. Osman Berisha - Puzovfc
40. Qerim Zajmi
41. Ramadan Lahu - Gllamnik
42. Ramadan Shala - Pejë
43. Rashit Rusha
44. Rexhep Elmazi - Gjilan
45. Rexhep Shala - Loxhë, Pejë
46. Remzi Baloku
47. Rrustem jMorina
48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevë
49. Sadik Latifi
50. Sahit Sfeqla - Prishtinë
51. Selatin Novosella - Prishtinë
52. Selman Berisha - Progofc
53. Sylejman Gashi
54. Sylë Shala - Pejë
55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtërri
56. Shemsi Hoxha
57. Shemsi Rudari
58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë
59. Teki Dervishi - Gjakovë
60. Ukshin Shala - Loxhë - Pejë
61. Vesel Bislimi
62. Vesel Shala - Loxhë, Pejë
63. Vezir Zka - Dobrajë, Prishtinë
64. Ymer Mehmetaj
65. Zeqir Agushi
66. Zeqir Gërvalla - Lupçi i Poshtëm, Podujevë
67. Zeqir Heretica - Lupçi i Poshtëm, Podujevë
68. Zeqir Shala - Loxhë, Pejë (27)
Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së , u arresta dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajtë një proces gjyqësorë kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët – porotë: Beçir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.
Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit - propaganda armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP” këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg. (28)
- Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u denuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës) u dënuan me nga 2 muaj burg.
- Për demonstratën e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë) me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.
- Për demonstratën e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj
- Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish-Podujevës) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.
Më 22 dhjetor 1968 u organizua edhe nje demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoj çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u denuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit” u denuan:
- Mehmet Myrtezani - Gega, mësues me 7 vjet burg;
- Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;
- Abdylselam Selami, mësues, me 1,6 muaj burg;
- Ramadan Sinani, student me 2 vjet;
- Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;
- Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;
- Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;
- Refki Murati, murator me 2 vjet;
- Nexhmidin Neziri, mësues me 1,6 muaj;
- Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;
- Agim Jaka, student me 2,6 muaj;
- Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;
- Xhemil Mustafa, student me 5 muaj;
- Arbër Xhafëri, student me 3 muaj;
- Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e shumë të tjerë. (29)
Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinjë shqiptar, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstrateën e Tetovës. Në Shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagand armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po për propagand armiqësore. Në Strug u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj
Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit... në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës... dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok"ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci (30). Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.
Sheradin BERISHA
02. 05. 2008
Referencat:
1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare(1844-1990) Lumi-T,Gjakovë 1991, fq.495
2 Po aty
3 Po aty
4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F 393, fl.36
5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh .....”, fq.497/498
6 Gazeta”Besa”, Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem Çeku:Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, Prishtinë, 2003, fq.129.
7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita" Prishtinë 1998, fq.146.
8 Gjykata e Qarkut e KAKM-së në Prishtinë, me 3 nëntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50)
9 Po aty / dhe kujtime të Sh.Mazrekut, botuar në revistën "Forumi", Prishtinë 6 dhjetor 1993, f1.19.
10 H.Susuri - "Rrëfime të Hajdar Bytyqit" - Gurra - Revistë e Vërrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27.
- Nga shënimet në dorëshkrim të Ibish Avdiut - Zhur 1992.
11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.147.
12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombëtarja - e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrëfime nga Xhemë Lah Gashi - herët a vonë Kosova do të jetë e Shqipërisë", botuar në revistën "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg Adem Demaqi", fq.25.
13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.148.
14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i Prizrenit '56" Zëri 1998, fq.68/Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq.224-225
15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148.
16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datë.7 mars 1959 Gjykata e Qarkut në Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qëndreses shqiptare, Prishtinë 1999, 103,106,115 / Ethem Çeku - Shekulli i ilegales..., brezi 81 Prishtinë, 2004 fq.274-276.
17 Ethem Çeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinë,2004 fq. 253-254
18 Aktakuza kundër Adem Demaçit është ngritur në bazë të dëshmive të dëshmitarëve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.
19 Dr.Hakif Bajrami, “Dosja Demaçi” Brezi 81, Prishtinë 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59 . 19.02.1959.
20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Çeku-Shekulli i ilegales, fq.236.
21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.
22 Po aty
23 Po aty
24 K.Halimi - "Lëvizja për liri s'ka të ndalur" (Fejton) - Rilindja 24 tetor 1994, fq.9.
25. Po aty
26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964
27 Xh.Shatri - "Pse dergjet në burg A.Demaçi?", fq.71-73.
28 Aktgjykimi K.nr.23/69 i shpallur nga gjykata e qarkut në Prishtinë (7 prill 1969) fq.1-2.)
29 ”Rilindja” 1-3 qershor 1969)
30 Xhafer Shatri - "Pse dergjet në burg A.Demaqi", fq.27-28.
Kjo është fytyra e vërtetë e Josip Broz Titos, i këtij simboli “të së mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit” të presidentit “historik” Ibrahim Rugova.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 157 vizitorë |
Lexuar:
13,021 herë
|
|
|
|
|
|
|