Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SERBIA E MADHE FAKTOR DESTABILIZUES NË BALLKAN
Publikuar më 24 shtator, 2012 në orën 00:33 ( ) Isuf B. Bajrami | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës është në vazhden e ndryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të Madhe! Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdoherë.

Ky “shtet” i dhunshëm i pozicionuar në pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me hapësirën e uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.
Duke e përkrahur idenë për krijimin e një Serbie të Madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.
Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e politikës serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe përkatësive të tjera fetare.
Është i paktë numri i shteteve në Evropë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot të kenë shkaktuar kaqë konflikte të armatosura, dhe që, prej vitit 1804 (Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta ketë zgjeruar territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prap të mos jetë e ngopur!!!Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia e udhëhequr me politikën e vet nacionalshoviniste e ekspanzioniste.
Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë marë territor gjatë dy shekujve të fundit.
Serbia e Madhe vazhdimisht ka patur një qëndrim diskriminues bile edhe racist ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda territorit të Serbis së Madhe. Rast i ktillë është me Shqiptarët, Hungarezët, Gjermanët dhe me Turqit e muslimanët e Bosnës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi.
Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe spastrim etnik.
Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar nga vendet fqinj, por gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të rrezikuar nga Serbia e Madhe.

Gjilan, 23. 09. 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf B. Bajrami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,086 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi