SALI BERISHA, MË MIRË KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË ETNIKE SESA "POSTIER" I BRUKSELIT DHE "GARDIAN" I JANULLATOSIT! |
Publikuar më 21 nntor, 2012 në orën 01:01 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
Barometri diplomatik
*** Kryeministri i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të jetë i zgjuar dhe vizionar, që të mos i përsërit gabimet politike të paraardhësve të tij, që kanë dëmtuar interesin e përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike (1912-2012), gjithënjë duke mbajtur parasysh faktin se, shqiptarët janë ata që do të vendosin për fatin e vet, jo “asët” e sotëm të Evropës së integruar.
-Shqiptarët janë ata që do të thurin dhe këndojnë himne lavdie dhe pavdekësie, ashtu sikurse të madhit Ismail Qemali, jo Brukseli, as Beogradi, as Podgorica, as Shkupi e as Greqia e Anastas Janullatosit, të cilin vetë e “fronzove” në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare midis Tiranës. Ky është turpi më i madh i politikës shqiptare (1990-2012).
-Shënimi i datës së madhe të 100-vjetorit të pavarësisë, që do bëhet në Vlorë më 28 Nëntor 2012, nuk do të duhej të ishte vetëm një evokim retorik i kujtesës historike njëqindvjecare, por edhe Ringjallja e Shqipërisë Etnike e Ismail Qemalit, duke shpaluar Flamurin e Ribashkimit të saj dhe të Kombit Shqiptar në Ballkan.
Kjo do të duhej të ishte esenca e kuptimit dhe e rëndësisë së përkujtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë; ky do të ishte mesazhi kryesor për mbarë kombin shqiptar, si dhe për bashkësinë ndërkombëtare, se shqiptarët me të drejtë kërkojnë ribashkimin e tyre, edhe si komb, edhe si shtet unik në Ballkan. Ndryshe, pa zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të cështjes kombëtare shqiptare, stabiliteti, paqja dhe siguria në rajon, do të jenë të brishta.
Pa ribashkimin e kombit shqiptar, BE-ja është vetëm një utopi, asgjë më shumë!
Askush nuk është kundër integrimit të shqiptarëve në BE, por pasi të zgjidhet problemi kolonial i shqiptarëve dhe i territoreve të tyre, të kolonizuara dhe të aneksuara nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Greqia dhe nga Maqedonia (1912-2012). Pa zgjidhjen e kësaj çështjeje 100-vjecare, përpjekjet e liderëve politikë shqiptarë për t’u integruar në gjirin e familjes së BE-së, janë të gjykuara të dështojnë.
Njëçind e sa herë e kemi thënë se asnjë shqiptar nuk është kundër integrimeve evropiane, por ky integrim, së pari, duhet të bëhet në shkallë gjithëkombëtare shqiptare brenda një shteti të përbashkët shqiptar në Ballkan, pastaj, si hap i dytë, si një komb dhe si një shtet i përbashkët, të synojë dhe të aderojë në Bashkimin Evropian (BE).
Kjo do të duhej të ishte agjenda e domosdoshme e strategjisë integruese të shqiptarëve dhe të Shqiprisë Etnike në BE, jo anasjelltazi, së pari, si komb dhe si shtet i copëtuar dhe i ndarë, të hyhet në BE, dikund në vitin 2020 apo 2030.
– E çfarë do bëhet me shqiptarët e tjerë të kolonizuar nën Serbi (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë), me shqiptarët e kolonizuar nën Mali të Zi, me shqiptarët e kolonizuar nën Maqedoni, si dhe me shqiptarët e Camërisë nën Greqi? – Kur dhe, si do të integrohen këta në BE?
– Nën flamujt e kujt, do të integrohen në Evropë shqiptarët e kolonizuar dhe të copëtuar qe më se 100 vjet?
Kjo është pyetja e pashmangshme që kërkon përgjigjje të drejtë, të ngutshme dhe racionale nga politika zyrtare e qeverisë së Shqipërisë. Më e drejtë dhe më e pranueshme, do të ishte që së pari, qeveria e Shqipërisë, të mirrej me zgjidhjen e këtij problemi 100-vjeçar sesa të shpezojë kohë dhe energji të kotë, duke vrapuar pas dative fiktive dhe spekuluese të agjendës integruese, se kur Shqipëria do aderojë në BE.
-Sali Berisha më mirë të jesh HERO i pavdekshëm i Shqipërisë Etnike të Isamail Qemalit sesa i Evropës së integruar, sepse Evropa ka mjaft heronj të vet. Më mirë është që përjetë të mbetesh në kujtesën e pashlyer të të gjithë brezave shqiptarë dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse që ngeli përjetësisht Ismail Qemali sesa të jetosh në ëndrra dhe në iluzione të kota se një ditë të afërt, do të këndojnë evropianët dhe ballkanikët (ashtu sikurse Esat Pashë Toptanit, të cilit për 100 vite të shkuara, nuk i ngritën asnjë përmendore), të cilët edhe sot, pas 100 vitesh, janë kundër Shqipqrisë Etnike të arkitektit Ismail Qemali.
Së fundi, nuk ka asnjë dilemë se, krymenistri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shansin real që më 28 Nëntor 2012, të hyjë në historinë e Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit, po qe se në këtë ditë madhështore për të gjithë shqiptarët, do të shpallë Ribashkimin e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, një vit më vonë, më 28 Nëntor 2013, këtë shans historike, do ta shfrytëzojë kryeoponenti politik Edi Rama apo ndonjë oponent tjetër politik i kryeministrit Sali Berisha.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 56 vizitorë |
Lexuar:
1,213 herë
|
|
|
|
|
|
|