Këto 21-22 vjet mediumet e Kosovës , sidomos gazetat bënë krim në të vërtetën historike shkencore kombëtare |
Publikuar më 13 prill, 2013 në orën 21:55 ( ) |
Histori | |
|
|
Në këto mediume-gazeta, kanë faj edhe historianët, politikanët , kolumnistët dhe bashkëpunëtorët e njejtë të këtyre mediumëve që u bënë mbështetës të së keqës, duke folë e shkruar jo të vërtetën .
U lavdëruan krerët zogisto-ballist që bashkëpunonin edhe me Sërbi/Jugosllavi dhe strehoeshin aty . Kurse , Enver Hoxha që ishte për bashkimin e trojeve shqiptare u kritikua, madje u njëllos si bashkëpunëtorë serbo-sllav , i cili vetëm një herë kishte qenë në Jugosllavi dhe atë që më 1946 për t’I kërkuar viset shqiptare në Jugosllavi që ti bashkohen Shqipërisë. Edhe literatura djathtiste shqiptare, serbe dhe ajo e huaj e pranojnë bashkëpunimin zogisto-ballist me serbo-çetnik. Mediat-gazetat tona sikur janë duke e emituar Dobrica Qosiçin e Sërbisë , të gënjejmë sa më shumë se diçka mbetet sdm.`Bota Sot` e cila ka raste që brenda dite i boton 2-3 shkrime kundra Enver Hoxhes.
Uran Butka i biri I ballistit Safet Butka , shkruan-thotë se Enver Hoxha është përgjegjës për Masakrën e Tivarit, Drenicës etj .Po ashtu duke shkruar edhe fejtone të Blendi Fefziut kundra E.Hoxhës. Sa Butka e Fefzia tjerë kanë shkruar ne gazetat tona. `` Koha Ditore`` me shtëpin e vet Botuese ``Koha`` - në KTV –Arta të tyre duke e reklamuar ``K.Ditore `` dhe botimet ``Koha`` sa herë në ditë ndonjë libër kundër E.Hoxhës , si Oliver Shmitin ,e ndonjë .Radio Dukagjini sdm. Në emisionet kontaktuese me dëgjues të premteve nga ora 23.30 gjërë pas mesnate shumë herë e kritikon vet moderatori Feim Kurhasani Enver Hoxhën , ata kontaktues me telefonata , që e kundërshtojnë ua mbyllë telefonin ose nuk i lejon më të kyqen në radio , siç më ka ndodhur mua.Shumica e RTV-ve pas lufte kanë qenë të hapura për ndëgjues-shikues ,ku populli ka mundur ta jep mendimin e vet . Vitet e fundit këto RTV e kanë ndërpre gati kontaktin me popullin.
Literatura objektive :
Enver Hoxha – Gjithmonë Vigjilencë , Tiranë ,1986
Fq.54. Këshilli Nacionalçlirimtar trokiti 3-4 herë në dyert e Ballit Kombëtar… Nuk duan të njohin Frontin Nacionalçlirimtar. … U propozuan që një delegat I KNÇ,një i Ballit,një I P.Komuniste, të dilnin të mbanin konferenca e të bënin bashkimin konkret të popullit, por ata refuzuan. …
Fq.58. Safet Butka me shokë ka filluar hapur luftën kundër nesh. Kemi zënë dokumente që vërtetojnë trathtinë. Njerëz të Ballit në Korçë shetitnin krahas me spiunët e fashizimit të ardhur nga Jugusllavia e Greqia. … Kur ne presim trupat e okupatorit në Voskop, çetat e Ballit godasin trupat tona. …
Fq.66. Safet Butka vrau veten pas disfatës që pësoj në shtator 1943 nga goditjet e forcave partizane. …
Fq.348. … Krerët e reaksionit shqiptar Mithat Frashëri, Abaz Kupi etj. shkuan në Jugusllavi, ku u morën vesh për organizimin e hedhjes në Shqipëri të bandave diversioniste nga territori jugusllav.
Fq.354. ..Në kampin e Banatit, ashtu si dhe në kampet e tjera në Jugusllavi, kriminelët e arratisur shqiptarë provoheshin më parë për besnikërinë e tyre ndaj UDB-së, pastaj rekrutoheshin e dergoheshin në Shqipëri për të treguar devotshmërinë e tyre me akte terroriste e diversioni.
Fq.366. Në kohën e provokacioneve të gushtit (1949), kur ushtria greke shkeli kufijtë e Shqipërisë, e shtoj veprimatrinë e vet armiqësore edhe qeveria jugusllave, e cila ndërmori një lëvizje kërcënuese trupash në kufijtë veriorë të Shqipërisë, në rrethin e Strugës e të Ohrit. …
Fq.382-4. … Në mbledhjen e përbashkët që është bërë në Trieste me të deleguarit e Mithat Frashërit dhe agjentin e monarko – fashistëve Abaz Ermenin, me xhelatin Xhafer Deven, me agjentët e Tito-Rankoviëit, në mes të të cilëve dhe kriminelin e xhelatin e popullit të Kosovës, agjentin e vjeter te kraleve të Sërbisë dhe tani agjentin e … dhe të klikës së Titos Gani Kryeziun. … Kral Aleksandri, për të shtypur dhe për të gjakosur popullin shqiptar të Kosovës, kishte në shërbim të tij familjen e Kryezinjve, feudalë të Kosovës, që prej Ceno, Gani dhe Seit Begut etj. Tok me ta vepronin edhe xhelatët e popullit kosovar si : Ferhat Dragët, Iljaz Agushët, Xhafer Devët etj.
… Zogu dhe Kryezinjtë janë vrasësit e patriotit Bajram Curri. … 1944 Gani dhe Seit Beg Kryeziu dhe me trathtarin Zai Fundo , ndodheshin në malet e veriut. … Qëllimi I kësaj bande ishte të bashkonte bajraktarët kriminelë të Veriut në luftë kundër popullit shqiptar dhe luftës së tij NÇ.UNÇ i kapi këta banditë dhe I dënoi me vdekje, por ekzekutimi I tyre u pezullua, përveç atij të Zai Fundos, nga ndërhyrja brutale e Titos dhe e shokëve të tij.Titoja dhe shokët e tij kërcënuan me prerje marrëdhëniesh me ne, në rast se do ta pushkatonin Gani Kryezinë . …Klika Tito-Rankovië pushkatoi me qindra kosovarë në Kosovë dhe në Ulqin, duke i akuzuar këta si reaksionarë , ndërsa Gani beg Kryezinë jugosllavët gjoja e dënuan me 3-4 vjet burg, kurse tani ky agjent I Titos dhe ndërlidhës i tij me Komitetin e Mithat Frashërit. … Gani Begu punon në Jugosllavi dhe Seit Begu qëndron në komitetin e tradhtarëve, që u formua në Paris. … Mithat Frashëri dhe shokët e tij kanë marrë në komitetin famëkeq kosovarin Seit Kryeziun, gjoja për ti treguar popullit tonë dhe kosovarëve se ata janë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë . …
Fq.418-425. … 24 maj 1950 u hap ne Tiranë gjyqi kundër bandës së Ethem Çakos, që u hodh me parashutë në vendin tonë më 8 korrik 1949 nga… Kështu ndodhi edhe me grupin e agjentit kryesor të zbulimit italian dhe të > , Alush Leshanaku , i cili u asgjësua me gjithë grupin e tij më 30 dhjetor 1950 . Dështimi i misionit të bandave diversioniste dhe i tërë fushtaës së tërbuar antishqiptare që shpërthyen imperialistët në vitet 1949-1950 kundër vendit tonë ishte një paralajmërim për të gjitha forcat e reaksionit brenda dhe jashtë vendit . Në atë kohë qëndrimi i qeverisë jugosllave ndaj RPSH po bëhej gjithnjë e më armiqësor , derisa më 27 maj 1950 në mënyrë demostrative ajo tërhoqi personelin e përfaqësisë së saj dipolatike në Tiranë. … Më 23 dhe 24 maj 1950, në vazhdim të veprimeve të tyre antishqiptare, monarko-fashistët grekë kryen provokacione në kufirin me vendin tonë, në malin e Mesit , midis piramidave nr.6 dhe 7. Jugosllavia dërgonte… në Shqipëri banda të armatosura diversantësh për te kryer akte diversioni, terrori e sabotimi.UDB-ja jugosllave e cila vepronte pareshtur ne rrugë agjenturore , vuri në lëvizje Gani e Seit Kryeziun për të rekrutuar mercenarë ne Kosovë dhe në vitin 1951 krijoi ne Prizren . …Në 1951 veprimtaria reaksionare e bandave arriti kulmin . Në këtë vit në Shqipëri vepronin 475 banditë , prej të cilëve një pjesë ishin diversantë të ardhur nga jashtë dhe pjesa kryesore banditë që vepronin brenda vendit. … U asgjësuan rreth 144 banditë. … fletushkat me përmbajtje reaksinare, armiqësore , antishqiptare, që bënin thirrje për rrëzimin e pushtetit popullor.
Fq.636-7… Titoja u mundua me intriga e dallavere që ta bashkonte Shqipërinë me Jugosllavinë, … Ata hodhën diversantë dhe spiunë, por të gjithë i kapëm , ata u përpoqën të dhunojnë hapësirën tonë ajrore, por ne as i kemi lejuar , as do ti lejojmë, ashtu si nuk do të lejojmë as aeroplanët amerikanë, anglez, grekë etj. Ju keni dëgjuar se si i kemi ulur një aeroplan amerikan dhe një anglez, që shkelën hapësirën tonë ajrore. Tani Shqipëria nuk është një vend që mund të merrët nëpër këmbë, ajo ka ushtrinë e vet, flotën e vet ajrore dhe detare, ka artileri, tanke. …Ata na akuzojnë ne se përzihemi në çështjen e Kosovës, … Për sa u përket kosovarëve që janë vellëzerit tanë, ne nuk mund të mos interesohemi. Ne i demaskojmë revizionistët se kanë vrarë e kanë prerë kosovarë, prandaj ndaj këtyre mizorive ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Ne u themi revizionistëve jugosllavë të sillen si njerzë me shqiptarët e Kosovës, ti lënë të jetojnë të lirë në tokat e tyre,t’u hapin shkolla, të mos i vrasin dhe të mos i shpërngulin në Turqi,… që në tokën e Kosovës të mos ketë shqiptarë.Kundër veprimeve të tilla ne nuk mund të heshtim dhe nuk do të heshtim asnjëherë. … 31 maj 1960.
Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar 4 Enver Hoxha Tiranë , 1989
Fq.911-914…Në Kosovën e çliruar nga brigadat e UNÇSH dhe nga brigadat kosovare, pas largimit të këtyre njësive, titistët i kishin prishur këshillat nacionalçlirimtare dhe kishin shpërthyer një tërror të shfrenuar kundër shqiptarëve kosovarë. Vetëm në Drenicë kishin masakruar 30 000 burra, gra, pleq e fëmijë. Mbi 2000 kishin vrarë në Mitrovicë, më tepër së 1000 në Gilan. Qindra shqiptrarë të rekrutuar si ushtarë u pushkatuan gjatë rrugës Prizren, Tivar, 1200 që kishin mbetur nga ky kontingjent u vranë në Tivar. Terrori i përdorur kundër shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi e kishte shtuar edhe më shumë dyshimin e tyre në “Jugosllavinë e re”, … ata nuk po shikonin asnjë dallim të kësaj “Jugosllavie të re” nga regjimi i vjetër i kralëve. Populli atdhedashës i Kosovës, në këtë gjendje të rëndë, kur mori vesh se divizionet e UNÇSH ishin urdhëruar të ktheheshin në Shqipëri, kërkoi që partizanët shqiptarë të vinin përsëri në Kosovë, …”Titoja me shokë… për të evituar ndërlikimin e mëtejshëm të situatave, u detyruan ta pranonin këtë kërkesë…”
Më 12 mars Divizioni V dhe VI të UNÇSH ndodheshin përsëri në Kosovë… nuk gjetën kurrfarë forcash “të organizuara reaksionare”, siç propagandonin jugosllavët, por gjetën një popull që i priti partizanët tanë njëlloj sikur të bënin një çlirim të dytë të Kosovës”
Kudo që shkelën në qytetet e në fshatrat e Kosovës, banorët tregonin për krime e mizori të papara të reparteve ushtarake të UNÇJ e të autoriteteve jugosllave, sidomos të Oznas: arrestime, burgime, pushkatime të paligjshme, plaçkitje, përdhunime. ..
Qëndrimi për tre muaj në Kosovë i Divizionit V dhe VI të UNÇSH e qetësoi gjendjen. LDB-ja tashmë kishte mbaruar. Në gjendjen e re Titoja,… planifikoi manovra të reja… ai mund t’i zgjidhte me forca të veta problemet e mprehta të Kosovës. Por që ta bënte këtë, larg syve të botës e sidomos larg syve tanë i duhej që forcat tona të largoheshin përfundimisht nga Kosova e të ktheheshin në Shqipëri. Po si? Nga largimi i drejtpërdrejtë i forcave tona nga Kosova nëpërmjet kufijve të atjeshëm shtetërorë, do të krijoheshin skena të papelqyeshme, ndoshta të rënda për titistët. Kosovarët mund të ngriheshin përsëri në revolta, kur të shihnin se forcat e ushtrisë sonë po largoheshin. Për të dal nga kjo situatë Titoja… inskenoi “nevojën e ndjekjës së bandave reaksionare drejt Jugut, drejt Greqisë” –e, për këtë kërkoi “ndihmën” e atyre forcave tona që ndodheshin atje. Ne, që ende s’i dinim mirë planet e fëlliqura të Titos, u dhamë urdhër divizioneve të vepronin. Pasi mbërritën në kufijtë më jugorë të Maqedonisë, forcave tona iu tha se s’ishte më nevoja” për qëndrim në Jugosllavi. Kalimi u bë në zonën e Korçës e të Prespës larg syve të popullit të Kosovës. Tito-Rankoviçët mbetën të lirë për të vepruar, …Brigada e Divizionit V dhe VI të UNÇSH pasi zhvilluan disa muaj luftime kunder bandave çetnike u kthyen në Shqipëri në javën e parë të dhjetorit 1945…
Literatura djathtiste:
Fiorito Petrela – Qëndresa e Armatosur Antidiktatoriale në Malet e Shqipërisë së Mesme në vitet 1944-1950 Desantët (diversantët) në vitet 1949-1953 Tiranë, 1999
Fq.102. …Me kërkesën e Mark Zefit, Alush Leshanakut dhe Gjon Gjinajt, do të zbriste në Ulëz të Matit grupi parashutist kosovar i përbërë prej 10 vetësh , me pajime, armatime, municione , ilaqe, veshmbathje, ushqime si dhe tri radio marrëse-dhënëse dhe një sasi të madhe floriri. Në krye të këtij grupi ishin inxh.Xhafer Deva dhe kapiten Riza Osmani . …
Fq.117. … Atje në Jugosllavi, ndodheshin gjithashtu luftëtarë të tjerë të malit..Ndrecë Nikollë Ndreu, Lekë Gjergj Nikolla, Ndue Mark Lala, Martin Mark Lala, Zekë Gjin Doda, Nikollë Arapi si dhe kapitenët ..Mark Dodë Gjini dhe Gjon Mëhilli që të gjithë burra me zotësi luftarake të shquar , të cilët kishin qëndruar dhe çarë rrethime për pesë vjet nëpër male, …
Agim Musta - Mandelët e Shqipërisë Tiranë, 1992
Më 2 nentor (1944) … në Shkodër shihje kudo njerëz të armatosur : ballistë, zogistë , …çetnikë me mjekrra të zeza , bullgarë etj… edhe 10.000 çetnikë jugosllavë, me në krye Drazha Mihalloviçin, kishin bërë ofertën për të ardhur në shkodër. …Brigadat e shumta partizane po mbyllnin darën e rrethimit përreth Shkodrës …. O burra t’ia mbathim! Një shumicë e madhe u drejtua nga Ulqini : …Në mbrëmje mbërrinë në Podgoricë, … mbas disa ditësh vajtëm në Sarajevë, aty te ne erdhi Vehbi Frashëri ,…pas një kohe shkuam ne Zagrep, pastaj ne Austri ,Romë etj… Në kamp na erdhën Abaz Kupi , Vasil Andoni dhe Ernest Koliqi. …Gjatë viteve 1949 -1955 në Shqipëri desantuan disa grupe diversantësh , të dërguara nga zbulimet anglo-amerikane dhe italiane … Grupi i parë ku bëja pjesë edhe unë . Grupi i parë i diversantëve u hodh me parashutë në mallet e Kurveleshit në korrik 1949 dhe përbëhej nga 4 veta : Hetem Çako, Llukman Lutfiu , Kasëm Zhupa dhe Zyber Lika. Mbas këtij grupi u hodhën edhe grupe të tjera , në krahina të ndryshme të Shqipërisë, ku shumica e tyre u asgjësuan me të venë këmbët në tokë. …Autori në këtë libër për 46 vjet jep shifrën 2.500 të pushkatuar. …
Avdul Banushi, Një zë nga errësira Gjirokastër (mungon viti botimit).
Fq.19. Autori ep shifrën sipas vitëve rreth 100 të pushkatuar.
Fq.194.Kam thënë më parë se ne qytetin e Potgoricës (Titograd) të Malit të Zi ne kishim një bazë tonën . …
Fq.299. Gjatë 47 vjetëve të diktaturës komunsite në Shqipëri pati më shumë se 10.000 të burgosur politikë, nga të cilët më se 6.000 të pushkatuar, të vrarë në hetuesi, të vdekur nga torturat . Rreth 40.000 vet u internuan në zonat më të vështira të vendit, …
Antologjia e Krimit Komunist –Qendra Shqiptare e Rehabelitimit të Traumës dhe Torturës Tiranë, 2006.
Fq.269-270. 1945 – 1990 . Të pushkatuar :4548 . Të burgosur : 14911. Të internuar :20.469.
Femi Sufaj. Historia e Burgjeve të Shqipërisë gjat shek.XX, Tiranë 2000. Fq.127 …Viti 1962, të burgosur 3342
Vjetari statistikor i KSA të Kosovës (dhe i Jugosllavisë) 1989, Prishtinë. Fq.500 …1988 Të burgosur në Jugosllavi 38.770 veta, kurse në Kosovë 1644…
Literatura Serbe:
Kosovo, Zinxhiri i shkaqeve 1225 B.C.-1991 Beograd 2004
Zogu u tërhoq në Jugosllavi dhe u vendos me banim në hotel Bristol,të Beogradit . Në dhjetor , Zogu u kthye në Shqipëri në ballë të 2000 ushtarëve jugosllavë të veshur si shqiptarë dhe 800 mercenarve rusë dhe rimori pushtetin….
Pavle Joviqeviq – Mita Milkoviq—Lufta e Komustëve të Pejës Midis dy Luftërave (1918-1941).
Fq.126. ..Mustafa Kruja së bashku me disa miq u dorëzohet autoriteteve jugosllave. …
Fq.220-1…Kolë Biba , i cili ka qenë emigrant ne Jogosllavi, … Muharrem Bajraktari në Jugosllavi… Autoritetet jugosllave, nga ana e tyre tregohen si dashmirë ndaj Muharrem Bajraktarit. …
Fq.303. … Në Nish nënkoloneli Muharrem Bajaraktari tha se nuk mundet sa duhet t’u falenderojë organëve tona ushtarake,… të cilët jetuan së bashku me te në Nish. …
Fq.604. … Gani Beu, i cili gjindet ne Beograd, …
Radoshin Rajoviq-Autonomia e Kosovës Prishtinë ,1987
Fq.168. Ferhat – Bej Draga , më 6 prill 1941, në kohën e bombardimit të Beogradit u gjet në Beograd. …
Fq. 223. PK e Shqipërisë , … te popullsia e Kosovës duke e thirrur haptazi : ngrihuni dhe luftoni nën udhëheqjen e PK të Shqipërisë , kundër pushtesit të ri nazifashistëve ,hyni në radhët e frontit antifashist nacionalçlirimtar të Shqipërisë, formoni qeta , batalione, e brigada nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. …
Fq.230-1. … Xhevat-Beu një kohë ishte përfaqësues i kolaboracionistëve shqiptarë te çetnikët e Drazha Mihailloviqit, … ishte paraparë që ne kuadrin e Sërbisë të hynin edhe pjesa veriore e Shqipërisë. …
Fq.241. …Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva ,… Në mbarim të nëntorit ata , nëpër Mitrovicë , Kralevë e Zagrep shkuan në Vjenë dhe më tutje në emigracion. …etj.
Fq.296. … Në Konferencën e Bujanit morrën pjesë me të drejta të plota dhe 10 njerës që ishin nga Shqipëria. …
Fq.314. … Enver Hoxha … me rastin e vizitës në Beograd , më 26 qershor – 2 korrik 1946 , për çështjen e Kosovës E.Hoxha unë i paraqita Titos mendimin e palës shqiptare se Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi , të banuara nga shqiptarët , i takojnë Shqipërisë dhe se duhet ti kthehen. …
Ivan Jankovië …– Dënimet me Vdekje në Jugosllavi dhe në botë
Fq.74. …Në Shqipëri janë kryer 40 dënime me vdekje…
Fq.195. …Në Jugosllavi .Të kryera dënime me vdekje 479
Literatura e huaj:
Hubert Neuwirth- Qëndresë dhe Bashkëpunim në Shqipëri (1939-1944) Tiranë 2006
Fq.24. … Murat Kaloshi… arriti të largohej nga Shkodra dhe të shkonte në Sarajevë. …
Fq.34….Murat Kaloshi … sikundër edhe Abaz Kupi dhe Taf Kaziu , bashkëpunonte me autoritetet ushtarake jugosllave për propogandë dhe spiunazh në Shqipëri… për kthimin e Zogut . …
Fq.156-7. … Kryeziu , Gani bej … së bashku me Aqif Leshin ndërton në Jugosllavi një ``forza civilë të armatosur kundër shqiptarëve : … Përfaqësues të SO2 në Beograd përgadisnin plane për një kryengritje në Shqipëri të veriut nën drejtimin e Gani Kryeziut … Fq.162..Marka Gjoni , Gjon. … Viti 1920 : I mbështetur nga Jugosllavia/Serbia shpall Repoblikën e Mirditës duke deklaraur se turqit (muslimanët ) e Tiranës donin të ndalonin katolicizmin ( Tezë e propogandës jugosllave ) . Vitet 1926-7: Kryengritje e fiseve katolike të Dukagjinit e udhëhequr nga Gjon Marko Gjoni : arratisje në Jugosllavi. Fq.167. Serdani, Osman – Të tre vëllëzrit-zogistë ( ? )Ganiu,Kurti dhe Osmani 1939: arratisje në Jugosllavi. …
Pierre Dufour, Kosova Paqja e shpërfillir, Prishtinë 2010, Fq.158
… Gjenerali Klaus Nauman e ka përshkruar në Tribunalin e Hagës një takim që kishte pasur me Milosheviqin në tetor të vitit 1998… “Një nga parakushtet për një zgjidhje në Kosovë është të arrihet një barazpeshë etnike midis dy grupeve etnike… Kur (K.Nauman) pyeta se cila ishte zgjidhja, ai m’u përgjigj: ta bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë në Drenicë në vitet 1945 dhe 1946. I kemi tubuar dhe vrarë”…
Courtois-Werth-Panne Paczkowski-Bartosek-Margolin, Libri i Zi i Komunizmit. Tiranë 2000 Fq.595-613 …Në Shqipëri të pushkatuar 172 (të shumtën 212)
Edwin Jacques, Shqiptarët, Tiranë 1995, Fq.570 …Në Shqipëri kishte 34 dënime me vdekje…
Georges Herman Hodos, Inskenimet – Proceset politike dhe spastrimet staliniste në Europën Lindore 1948-1956, Tiranë 2000, Fq.263-4. .. Të pushkatuar më pak se 30 veta…
Përfundim:
Literatura ballisto-zogiste bjen në kundërshtim jo vetëm me të vërtetën historike shkencore kombëtare, por edhe me shifrat e të pushkatuarve, të dënuarve dhe të përsekutuarve si: Agim Musta shkruan, janë pushkatuar 2500. Avdul Banushi shkruan, mbi 10.000 të burgosur politik, mëse 6000 të pushkatuar, kurse sipas viteve, jep shifrën rreth 100 veta… Libri, Antologjia e krimit komunist…: Të pushkatuar: 4548, të burgosur: 14.911. Të intërnuar 20469… Ndërsa sipas autobiografive me emra dhe mbiemra në këtë libër nuk dalin më shumë se 400 përsona të pushkatuar …
Këta autorë a e kanë lexuar librin: ‘’Vetëvrasja, motivet për të jetuar” Dr.Sofokli Duka, Tiranë 2008, Fq.17 … Në çdo 28 orë, …në Shqipëri ndodh një vetëvrasje. Fq.124. …Gjatë viteve 1993-2005, në vendin tonë janë evidentuar 4620 vrasje, me një mesatare prej 355 në vitë, që do të thotë një vrasje çdo ditë… Fq.130 …Nurmi i vdekjve aksidentale është… më i lartë se ai vrasjeve… Fq.155 …Deri në vitët 1990, Shqipëria renditej ndër vendet me numrin më të vogel të vetëvrasjeve në botë…
Brenda 21 vjetëve po i bie mbi 7665 ditë, llogaritur nga tri vdekje në ditë (vrasje, vetëvrasje, vdekje aksidentale). Po bëjnë 22.895 persona. Pa llogaritur vitin 1991 dhe këto 3,5 muaj këtij viti (2013), shifra mund të jetë sa numri i të vrarëve gjatë LDB-së.
Ragip Megjuani
Prishtinë, 12 prill 2013
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 52 vizitorë |
Lexuar:
3,741 herë
|
|
|
|
|
|
|