Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė me Sabit Gecin, invalidin e parė tė UĒK-sė
Publikuar më 19 qershor, 2013 nė orėn 01:42 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
NĖ BURG PO MĖ MBAJNĖ VETĖM PĖR DY QĖLLIME: PĖR TĖ MĖ THYER, OSE PĖR TĖ MĖ SHKATĖRRUAR!

Ky shkrim i imi shumė kujt do t’i duket se ėshtė pjesė e ndonjė romani e dikujt ndoshta edhe skenar filmi. E vėrteta ėshtė se mund tė jetė edhe ashtu edhe kėshtu, por ama se ėshtė njė skenar interesant qė trajton ngjarje reale e nė vazhdime tė pafundme, kjo s’ka dilemė. Ai qė nuk e beson le tė urdhėrojė e tė bisedojė vet me Sabitin. Ai ėshtė mikpritės edhe nė kėso rrethanash, i hapur qė tė bisedojė me kėdo, pėrkundėr tė gjitha vuajtjeve i fort e i afėrt me tė gjithė ata qė e ēmojnė dhe e respektojnė gjakun e Dėshmorėve dhe vlerėn e Luftės sė lavdishme ēlirimtare, por jo edhe me ata qė frikėsohen nga hijet e hienave tė huaja!?

Kush ik nga malet, ik nga pushka!
Kush ik nga pushka, ik nga liria!
Kush ik nga liria, ik nga populli!
Kush ik nga populli, ik nga jeta!
Kush ik nga jeta – vdes.

Sabit Geci nėpėr qelitė e errėta
Fillimi i fundit
Gjatė njė vikendi, nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės, jo rastėsisht takova shokun e hershėm, bashkėluftėtarin e invalidin e parė tė UĒK-sė z. Sabit Geci, i cili tash e sa kohė po mbahet herė nėpėr burgjet unmikiane e herė nė ato euleksoviqiane. Sabiti, edhe pse i sėmur, me shumė diagnoza thuajse tė pashėrueshme, kohė pas kohe, edhe pse nėn kontroll tė rrepta, kėta far tipat e “drejtėsisė” po tregojnė kinse humanistet e po e sjellin pėr trajtim mjekėsor nė QKUK nė Prishtinė. Sabiti, edhe pse nė gjendje shumė tė rėnd shėndetėsore, ndau kohė pėr ta zhvilluar njė bisedė nė formė interviste e qė flet pėr vuajtjet e kėtij njeriu tė palėkundur nga udhėt e tij tė sakrificės.

Z. Sabit, ju njiheni si Invalidi i parė i UĒK-sė, i plagosur rėndė nė Betejėn e Likoshanit, por edhe i arrestuari i parė pas lufte, kinse pėr “krime lufte” nga UNMIK-u, pastaj edhe EULEKS-i po vazhdojnė tė tė mbajnė ende nėpėr burgje. Pėrse mendoni se po ndodh e gjithė kjo?

Unė mendoj se do tė jam i fundit qė do tė lirohem nga kėto marifetllėqe me tė cilat po ngarkohem, por edhe jam mė se i sigurt se kjo po ndodh vetėm pėr dy arsye: ose tė mė thyejnė moralisht e kombėtarisht, ose tė mė shkatėrrojnė tėrėsisht nga shėndeti, por e kanė tė kotė, sepse deri nė frymėn e fundit nuk do t’ua dhuroj atė kėnaqėsi as kėtyre horrave as armiqve tė mi.

Ju njė kohė tė gjatė e keni kaluar nėpėr hetuesi, u kanė mbajtur tė paraburgosur gjatė kohė derisa e kanė kompletuar aktakuzėn, kinse pėr krime. A keni kėrkuar qė tė mbroheni nė liri ose tė paktėn edhe nė arrest shtėpiak?

Jo qė kam kėrkuar, por as qė mė ka shkuar mendja, sepse kjo me ėshtė ofruar nga vet prokurorėt ndėrkombėtarė, por siē thonė “dardha ka bishtin pas”, ata kėrkonin kushte nga unė e ato kushte ishin qė unė tė bėja ndonjė pisllėk dhe derisa unė nuk pranoja e as sot nuk do pranoj pėr asnjė ēmim, me lanė kėtu e kėshtu si jam, bile prokurori Robert Din, me thoshte me njė rast qė tė paktėn tė pėrgjigjesha nė pyetjet e tij, as nė atė mėnyrė nuk kam pranuar dhe kjo ėshtė dashtė tė ndodhi nė mos pėr asgjė tjetėr pėr shkak tė gjendjes sime shėndetėsore. Drejtėsi nuk ekziston nė Kosovė. Ata janė sjell e po vazhdojnė tė sillen nė mėnyrė shumė tė padrejtė!

Pse mendoni se “drejtėsia” ėshtė sjell dhe po vazhdon tė sillet nė mėnyrė tė padrejtė ndaj teje?

Jo vetėm ndaj meje, por ndaj ēdo ēlirimtari, besa edhe ndaj atyre qė nuk janė tė arrestuar as nėn hetime, sepse kur njolloset, ose tė paktėn tentohet tė njolloset Lufta e Lavdishme e UĒK-sė, bartėsit e saj, komandantet e sė fundi edhe Shtabi i Pėrgjithshėm, atėherė ēka pritet t’i ndodh mė e keqe luftės sė shenjt dhe pjesėtarėve tė saj?!

Edhe kėsaj herė jeni akuzuar kinse pėr krime lufte. A mund tė na thoni diēka mė nė detale pėr akuzėn e prokurorit?

Akuza, mendimet, pohimet, seancat e tė gjitha kanė qenė humbje kohe dhe shumė qesharake. Po si mund tė akuzohen pėr krime ata tė cilėt kanė luftuar kundėr kriminelėve, madje edhe me ndihmėn e NATO-s? Kjo mund tė ndodh vetėm nė ato vende qė s’e njohin dhe s’e mbrojnė institucionalisht vlerėn e luftės.

Si dhe sa t’u shqiptua dėnimi i fundit, dhe, a mund tė thuhet se ky ėshtė i fundit?

Unė jam i sigurt se as i pari e as ky nuk ėshtė dashtė tė ndodhin fare, por ja se nė Kosovė ndodhin edhe kėto gjera. Herėn e parė me kanė dėnuar pa asnjė fakt vetėm me thash e thėna 6 vjet. Tash me kanė dėnuar 15 vjet dhe si atėherė si tash i njėjti nen, kinse pėr krime lufte. Kurse a ėshtė ky i fundit nuk mund tė thuhet, sepse kėtu mund tė pjell edhe kali, derisa nė vendet tjera normal pjell pela!

Pse shokėt e luftės dhe shteti qė udhėhiqet nga ta nuk reagojnė nė kėso raste, nė mos pėr asgjė pėr shėndetin tuaj?

Shkurt e shqip vetėm pse nuk guxojnė, u mungon guximi! E thamė kėshtu, sepse vet heshtja e tyre ose deklarimi i pamjaftueshėm mė bėnė tė dyshoj se po frikėsohen ose po i frikėsojnė kėto hijet e hienave tė huaja.

Tash jeni i shtrirė nė spital, po trajtoheni pėr disa diagnoza dhe gjendja e juaj shėndetėsore nuk ėshtė e mirė. Na thoni ēfarė ju thonė mjekėt?

Se ēka thonė mjekėt dhe nga sa diagnoza vuaj, mė sė miri po ua tregoj kėtė Memorandum-Raport i specialistit, nga Klinika e Kirurgjisė Vaskulare e lėshuar mė 10.06.2013, nga Prof.Dr. Mehmet Maxhuni, Drejtor i Klinikės sė Kirurgjisė dhe Dr. Daut Cejku, Kirurg i pėrgjithshėm dhe Vaskular, kirurg ordiner si dhe shumė specialist tjerė.

Pėrshkrimi i disa nga diagnozat e Sabit Gecit, nga Raporti i specialistit:
Pacienti Sabit Geci, i hospitalizuar nė Klinikėn e Kirurgjisė, Kirurgji Vaskulare, Kirurgjia Plastike, Ortopedi, Cardiologji, Infektiv:
Gjendja e tanishme:
Dg. Microthrombembolla Pulmonum Recidivans.
(Sulm i droēkave tė gjakut nė qarkullimin arterial tė mushkėrive). Dg. Phlebothrombosis Recidivans Cruris L.Dex. Incipiens. (Pėrsėritje e mbylljes tė venave tė thella tė gjymtyrėve tė poshtme tė djathtė). St.Post Phlebothrombosis Vfc 1.dex et Vfs et vv.Crurales 1.sin.a.10. (Gjendja pas mbylljes tė venave tė thella tė gjymtyrės sė poshtme tė djathtė dhe tė venave tė nėngjurit tė majtė qė e ka pėrjetuar para 10 viteve). Sy.Postphlebiticium Extremitas Inf.Bill. (Gjendja e pasojave nė gjymtyrėt e poshtme tė venave tė thella). Venectasia Compensata Venorum Parietis Abdominis Pars. Infraumbilicalis. Gjendje kompenzuese e zgjerimit tė venave tė murit tė abdomenit nėn kėrthiz). (Gjendje pas sulmit mbyllės tė arterieve pulmonale tė mushkėrive-pėrseritės).
Hyperlipidemia. (Gjendje e nivelit tė rritur tė yndyrės nė gjak-trashėguese). Status Hypercoagulable. (Gjendje e rritur e ngjizjes tė gjakut-kagulimi i shtuar). St.Post. Microthrombembolia Recidivans a.m.9. (Sulm i pėrsėritur i droēkave tė gjakut nė mushkėri). Pacienti akoma nuk e ka tė implantuar Cava filterin, pėr arsye ekonomike. (Implantimi i zgjeruesit tė lėkurės nga Kirurgjia Plastike). Echo-Abdominis: Steatosis Hepatis Cysta Renis 1.dex. (Dr.Hysni Gėrguri).
Dhjamosje e Mėlēisė-Cysta e Veshkės. Dg.Angioneuropathia Diabetica. (Gjendje e dėmtimit tė fijeve nervore dhe enėve tė vogla tė gjakut-arteriolave si pasojė komplikuese e sėmundjes se sheqerit). Kirurgu plastik: St.Post Implantation Tissue Expander in reg.femoris 1.dex. (Dr.H.Arifi). Ortopedi: Abreviatio Extremitas Inferior L.Sin PP Fractura Aperta Femoris Et Osteosyntesis Hypotrophio Extremitas Inferior L.Sin. Coxarthrosis. Indikohet elengacioni sipas vange jashtė shtetit pėr tė evituar faktorin prezent “Pllaka-trupi huaj”, tė favorizimit tė koagulimit – Thromboses. (Dr.A.Tolaj). Cardiologu: HTA. (Tensioni arterial). CMP chr. Hyperetensiva. (Pamjaftueshmėri e zemrės si pasoj e tensionit arterial). Angina Pectoris Instabilis. (Dhimbje tė gjoksit jo stabile). St.Post Thrombembolia Pulmonum. (Gjendje pas sulmit embolik nė mushkėri). Neurokirurgu: Hernia disi L3-L4-L4-L5. Scoliosis Thoraco-Lumbalis Spondylosis Lumbalis. ORL: Dg. TPL lat. Dex tip 1. Infektologu: Lesio Hepatis Susp.Cirrhosis Hapatis.
Sipas sugjerimeve tė Ortopedit, pėr shėrim jashtė vendit, pėr t’i shėruar vetėm njė pjesė tė kėtyre sėmundjeve, Sabiti tregon njė profaturė tė lėshuar nga Spitali Amerikan mė Nr. 188, dt.10.06.2013, e cila ka shumėn hiq mė pak se 13.460.oo Euro.

Fundi i fillimit
Pėr herė tė parė publikohet fjala pėrfundimtare e Sabiti Gecit nga aktgjykimi i fundit, Prill 2011.

KĖTU PO SHKELET DREJTĖSIA!
(Askush nuk duhej tė ishte mbi ligjin)
Fjala ime pėrfundimtare, nė dėgjim tė parė do t’u duket e pakuptimtė, pa lidhje dhe poetike por, pėr mua ėshtė e domosdoshme qė tė vėrteten ta thamė haptas para trupit gjykues e para krejt botės se: UCK-ja dhe unė si pjesėtar i orėve tė para, i rreshtuar pas Komandantit Legjendar Adem Jashari, kemi qenė, ishim dhe do tė mbesim ēlirimtar tė trojeve tona. Kėtė ua garantoj unė nė emėr tė gjakut tė Dėshmorėve qė ranė pėr liri.
Se kemi bėrė luftė tė drejtė e ēlirimtare, kėtė mė sė miri e dėshmon ndėrhyrja ushtarake e Forcave tė NATO-s kundėr forcave serbe qė po mundoheshin ta shuajnė njė popull nga faqja e dheut, e ky ishte populli im shqiptar qė edhe unė ja fala ca pika gjaku duke lėnė gjymtyrėt e mija nėpėr vija tė frontit pėr lirinė e atdheut dhe nėse ėshtė nevoja prapė do tė sakrifikohem e do tė bėjė luftė pėr lirinė e popullit tim.
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės nuk ėshtė themeluar formalisht por, formimi i saj ishte i domosdoshėm, e lufta e fundit na ishte imponuar nga dhuna e tepruar e okupatorit shekullor serbosllav qė po udhėhiqej nga krimineli Millosheviē dhe gjeneralėt e tij tė shfrenuar.
Lufta e fundit e UĒK-sė nuk ishte as e para e si duket nuk do tė mbetet as e fundit pėr ne shqiptarėt. Unė e quaj luftė edhe kėtė qė po zhvillohet kėtu e deri nė Hagė dhe, nuk po i duket fundi i saj. Do ta quaja luftė speciale, nė njėrėn anė pėr mbrojtjen e vlerave tė luftės sė shenjt ēlirimtare, e nė anėn tjetėr do ta quaja sulmin mė tė rėnd mbi historinė e re pėr degradimin e kėtyre vlerave qė po insistohet nga misionet e huaja, herė UNMIK e herė EULEKS. Kjo po ndodh pėr fat tė keq me ndihmėn e disa dėshmitarėve gėnjeshtarė, shpirtzi e hiq shqiptarė.
Se ishim tė okupuar me shekuj, tė shtypur e tė persekutuar, tė nėpėrkėmbur e pa tė drejta, kjo s’do koment. Ishin krajlat e sulltanat qė njėri pas tjetrit po i turreshin Kosovės me ligje e kanune tė huaja, prandaj edhe lufta e shenjt e UCK-sė, sikurse edhe luftėrat tjera tė shqiptarėve, ishin rezistenca kundėr padrejtėsive, dhunės, terrorit, pėrndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve e qka jo tjetėr qė po ushtrohej mbi popullin e pambrojtur shqiptar tė Kosovės.
Me vite e me shekuj kishte mos pajtime,kundėrshtime e luftė pas lufte, jo pėr tė sunduar, por pėr liri, pėr gjuhė e pėr flamur, qė sot, nė kėtė shekull tė mbrapsht gati sa nuk po duken asnjėra e as tjetra. Kėtė punė nuk mund ta kuptoj as zoti!?. Erdhi fundshekulli i XX e bashkė me te edhe zgjimi nga gjumi i popullit, formimi i Ushtrisė sė lavdishme Ēlirimtare, lufta e saj dhe liria e shumėpritur. Tė gjitha kėto bėnė qė Kosova sot tė jetė e lirė, aq sa ėshtė e lirė!?. Pra lufta, gjaku i derdhur pėr liri, sakrifica e popullit tė shumė vuajtur bėnė qė populli tė frymojė lirshėm. Me luftė e sakrifica u largua njė armik i pėrbetuar i Kosovės dhe na erdhėn 30 tjerė nėn maskėn e miqėsisė, me emrin UNMIK e EULEX. Edhe ashtu pak kanė ndryshim kėta dy emra, kanė tė njėjtin veprim. Tani vendi prapė ndodhet nė ri okupim me plane pėr ricopėtim, sundim e degradim tė vlerave mė sublimė, tė luftės ēlirimtare, por tani me njė okupator modern me ligje tė pertrira nga ish-sistemi i kaluar...














Tė mos e quash kėtė vend tė riokupuar dhe nė tentim pėr ta bėrė copė-copė nuk mund tė thuash se ke thėnė tė vėrtetėn. Kjo nuk ka filluar rastėsisht. Ka qenė dhe ėshtė e paramenduar edhe mirė bile. Tė gjitha kėto qė po ndodhin janė procese tė montuara e tė motivuara politikisht. Janė procese tė turpshme e tė pakuptimta fare. Kėto po bėhen pėr ta barazuar krimin serb me luftėn e drejtė tė UĒK-sė. Po bėhen pėr ta injoruar vlerėn mė sublime tė popullit shqiptar, edhe atė me skenarė tė ndyra e me personazhe tė paramenduara, duke e krahasuar ēlirimtarin me kriminelin, duke i quajtur kriminel ata qė e ndaluan dhe e luftuan krimin. Kjo filloi me kurdisjen e skenarit pėr ngritjen e aktakuzės pėr “Rastin e Merdarės” pastaj vazhdoi me suspendimin e gjashtė komandantėve tė UĒK-sė, me rastin “Manaj”, rastin “Drini”, rastin “Raci”, arrestimin e komandantėve dhe ushtarėve tė Zonės Operative tė Dukagjinit, tė Llapit e tė zonave tjera, pastaj me rastin “Hajra” dhe po vazhdon me rastin herė “Shtėpia e verdhė” e herė “Shtėpia pa ngjyra” e Dikmartoviqit e herė rasti “Kleēka” dhe shumė raste tjera qė janė vetėm imagjinata tė pakuptimta tė prokurorėve euleksian me ndihmėn e dėshmitarėve tė rrejshėm, por gjithsesi e vėrteta ka filluar tė dal nė shesh dhe “drejtėsia” ndėrkombėtare po dėshton pėr ditė e mė shumė.
Unė do pyesja: A ka drejtėsi nė Kosovė dhe nėse po, pėr kė punon ajo? Kur dihet fare mirė sė ligji bashkė me forcėn kanė mbetur nė duart e okupatorit. Unė ēuditėrisht nuk po e kuptoi pse luftuam? E po kush thotė sė nuk luftuam kundėr ligjeve jugosllave!? Kėshtu po vėrtetohet thėnia e lartcekur “E larguam njė armik tė pėrbetuar e na erdhėn 30 tjerė me emrin unmikoeuleksian”. Unė, qė kohėn mė tė madhe pas lufte e kalova pas grilave tė ndryshkura herė unmikiane e herė euleksiane, mendoj dhe jam i sigurt se ėshtė koha qė dėshmitarėt e shitur ta braktisin tė keqėn nga mendja e t’i ndalojnė tė shpifurat kundėr ēlirimtarėve Ėshtė koha qė ta ēmojnė vlerėn e luftės sė lavdishme ēlirimtare. Unė besoj sė kėtė e dinė edhe ata vet. Kush janė ata unė s’mund ta di, por koha do t’ua tregojė fytyrat e tyre tė marrosura e pastaj edhe fėmijėt e tyre do t’i quajnė argat tė tė huajve, kurse unė assesi s’mund t’i pranoj si shqiptar ata qė vetėm dinė ta flasin gjuhėn shqipe e atė ta shfrytėzojnė me shpifje e gėnjeshtra. Pėr fat tė keq kjo po vjen pikėrisht nga ajo pjesė e popullit tė cilin e mbrojtėn ēlirimtarėt dhe iu gjenden pranė nė momentet mė tė vėshtira, duke dhėnė ndihmė nė mėnyra tė ndryshme e me sakrifica tė mėdha.
Kėto akuza e shpifje tė turpshme njė ditė do tė pėrfundojnė sė bashku me dėshmitarėt shumėfytyrėsh nė zjarrin qė po vazhdon tė ndizet nga secili nė mėnyrėn e vet. Tė gjitha kėto do tė shkruhen si kapitull i turpit nė histori.
Nuk dua dhe nuk kam pėr qėllim tė lėshohem nė detalet e akuzės sime, sepse tashmė kėto aktakuza janė bėrė pėrditshmėri e jona prej tė cilave nuk ka e as nuk do ketė asgjė serioze, veēse zhvillim i njė loje tė pėrkohshme tė turpit unmikoeuleksian.
E vėrteta ėshtė se ne luftuam ta mbrojmė popullin nga barbaria serbe, por jo qė nė liri tė akuzohemi nga ajo pjesė e popullit e cila u ėshtė adoptuar menjėherė tė huajve dhe pėr hatrin e tyre po vjellin zjarr mbi vlerat e luftės ēlirimtare!
E gjitha kjo qė u tha mė lart, ėshtė vetėm njė pjesė e turpshme e turpeve tė njė procesi tė montuar qė bie mbi ndėrgjegjen e njė trupi gjykues tė udhėhequr nga gjyqtar ndėrkombėtar. Sidoqoftė, e pa bėre mund tė mėveshėt por jo gjatė kohė. Tė huajt gjithmonė mbesin tė huaj dhe njė ditė nuk do tė jetė mė kėtu, kurse kėtu, qė po pretendojnė ta marrin identitetin e sė drejtės, zor se do t’u eci puna mbarė. Kėta do t’i pėrcjell turpi derisa t’a dorėzojnė shpirtin para djallit!...
Unė sot edhe mund tė dėnohem nga kjo gjykatė, por nuk e kam tė qartė nė emėr tė cilit popull jam duket u dėnuar?!. Qysh me fillimin e seancave u pa ky proces ėshtė i montuar, plot politikė, me njėmijė faqe te zeza, akuza e ndėrtuar mbi gėnjeshtra,pa fakte e prova, me dėshmitar te mbrojtur e tė mbėshtetur mbi bazėn shpifėse...

Sė dyti, Prokurori Publik ėshtė i njėanshėm dhe ėshtė pėrpjekur tė rėndojė ēėshtjen tine, dhe tė mos e nxjerrė nė pah tė vėrtetėn, (sepse e vėrteta ėshtė krime kanė bėrė serbet e jo ne qė e kemi mbrojtur popullin nga kriminelėt). Ai e ka bėrė kėtė duket ushtruar presion mbi dėshmitarėt, apo duke i blerė ata me pak para!?, por e pavėrteta gjithmonė mbetet e pavėrtet. Asnjė nga dėshmitaret nė kėtė lėndė nuk kishin arsye pėr tė mos e thėnė tė vėrtetėn. Pėrfundimisht, ėshtė krejt e papranushme tė paraqitet njė ngjarje e re me plot tė pa vėrteta. Nuk ėshtė e vėrtetė se unė kam marrė pjesė nė ndonjė krim apo vepėr kundėrligjor, vetėm nėse i thonė krim luftės pėr liri e bashkim kombėtar, ashtu siē jam i sigurt se as UĒK-ja, as komandantet e saj e as edhe njė pjesėtar i saj nuk kanė marrė pjesė nė akte kriminale, nė tė kundėrtėn, ne e kemi mbrojtur kombin, atdheun dhe popullin tonė, ashtu siē jemi tė gatshėm ta mbrojmė edhe njė milion herė nėse ėshtė nevoja.
Tė sakrifikohesh pėr liri, drejtėsi e demokraci, ėshtė nder dhe krenari.
Tė shkelet ligji dhe tė mos respektohet drejtėsia, siē po ndodh nė Kosovė, ėshtė turp!
“Unė shpresoj se drejtėsia herėdokurdo tė triumfojė, prandaj trupi gjykues le tė vendos si tė vendos, por nėse kėtu ka drejtėsi, atėherė jo vetėm unė, por tė gjithė ēlirimtarėt qė po mbahen pas grilave, pėr akuza tė ngjashme, duhet tė lirohen qė ta gėzojnė kėtė copėz lirie qė e fituan me mund e sakrifica tė mėdha, me gjak e me jetėn e mbi 2000 dėshmorėve.”

VETĖM NJĖ DREJTĖSI E ĒMENDUR, DO TĖ THURTE DISERTACIONE QĖ DO TA KOMPLETONIN NJĖ VERDIKT, QĖ T’I SHPALLĖ ĒLIRIMTARĖT SI KRIMINELĖ LUFTE!

Sabiti, edhe pse i lodhur nga sėmundjet e rėnda e nga mėrzia e gjithė kėtyre padrejtėsive qė po i pėrjeton nga “drejtėsia”, ai vazhdoi rrėfimin e tij nė mėnyrėn mė njerėzore, duke mos ndje pėr asnjė moment as mė tė voglėn nervoz. Pėr kėtė njeri mund tė thuhet e tė shkruhet edhe mė shumė se kaq. Ky burrė Drenice flet pa paragjykime, qetė, pa nervoz e gjithēka qė i kujtohet pėr ditėt e lavdisė. Mund tė thuhet e tė vėrtetohet se vėrtet ėshtė i fort si guri dhe i palėkundur nė qėndrimet e veta prej ēlirimtari e qė mund tė quhet burrėgurgace.

Geci gjatė qėndrimit nė burg me Roland Barteckon-Shabanin e UCK_sė



















Fillimi i fundit
Ngjarja ėshtė interesante dhe me interes pėr lexuesit qė ta kuptojnė se cili ishte “SHABANI” i UCK-sė. Ky njeri quhet Roland Bartecko, njė i huaj me pseudonimin e luftės “Shabani”. Ishte pjesėmarrės i luftės nė Kroaci, nė Bosnje dhe sė fundi nė Kosovė. Shabani i UCK-sė ishte i plagosur njė herė nė Bosnje dhe dy herė nė Kosovė. Ai, pasi kishte pėrfunduar lufta nė Kroaci dhe nė Bosnje kishte mėsuar se pushtuesi serb kishte filluar luftėn shfarosėse edhe kundėr popullit shqiptar, me vetėdije tė plot kishte marr rrugėn pėr t’i dal nė ndihmė kėtij populli. Rolandi, pasi kishte arritur nė Tiranė, kishte hasur nė shumė vėshtirėsi nga grupe tė caktuara qė i thoshin veti Ushtri e Kosovės (FARK), por ai me gjithė ato pengesa njė ditė kishte takuar Xhevahirin dhe sė bashku me njė grup ēlirimtarėsh ia kishte mėrsyer fronteve tė nxehta tė luftės. Pas shumė ditė udhėtimi Rolandi kishte hyrė nė zonėn e luftės, pra nė Drenicė. Sipas rrėfimeve tė Sabit Gecit, Shabani i UCK-sė ndalon nė kėtė zonė, pikėrisht nė fshatin Qirez, ku takohet me Sabitin dhe me shumė shokė tjerė tė pushkės ēlirimtare. Kjo ka ndodh nė vitin 1998, pra perėndimorėt vullnetarisht ndihmojnė luftėn e lavdishme ēlirimtare.
Tė flitet pėr Shabanin e UCK-sė, duhet shumė kohė, por kėsaj radhe po i pėrmendim vetėm disa nga ndodhitė mė interesante dhe qesharake tė “drejtėsisė” nė tokėn e Kosovės. Rolandi, pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė arrestohet nga “drejtėsia” qė funksiononte e po vazhdon tė funksionojė e punojė sipas orekseve tė Beogradit fashist. Ky njeri i mirė, urtak e trim i luftės ēlirimtare ishte arrestuar pėr vrasjen e disa serbėve, nė mesin e tyre edhe tė njė eprori ushtarak serb me gradėn kolonel, fillimisht ėshtė mbajtur i mbyllur nė Bondstill, pastaj ėshtė dėrguar nė veri tė Mitrovicės dhe sė fundi e vuan dėnimin prej hiq mė pak se 23 vite nė Burgun famėkeq tė Dubravės. Sabiti me keqardhje tregon pėr sjelljet e egra dhe ēnjerėzore tė disa gardianėve shqipfolės, ndaj Shabanit tė UCK-sė, i cili ishte, ėshtė dhe do tė mbetet pjesė e lirisė se Kosovės.

,Adem Jashari, Sabit Geci, Jetullah Geci me grup shokėsh (1989)





















Z. Sabit, kemi lexuar e kemi mėsuar shumėēka pėr tė gjitha padrejtėsitė qė ty dhe shumė ēlirimtarėve po u bėhėn pas lufte. A mund tė na thoni me pak fjalė, kush ishte Sabit Geci dhe tė parėt e tij?

Nuk jam i prirė tė flas pėr vetveten. Kėsaj pyetje mė sė miri do t’u pėrgjigjen veprat e mija dhe shokėt e luftės e tė idealit, por edhe vet fakti se jam invalidi i parė i UCK-sė qė nuk i kurseva gjymtyrėt e trupit pėr lirinė e atdheut.

Pėr lexuesit do tė ishte interesant tė dinė mė shumė pėr biografinė tėnde dhe tė trungun familjar. Na pėrshkruani mė disa fjalė kush ishin tė parėt e Sabitit dhe sa dha kjo familje pėr ēėshtjen kombėtare?

Historia e familjes sime nuk fillon me mua, Gjyshi im Beqir Geci, ka qenė bashkėluftėtar i Shaban Palluzhes dhe pjesėmarrės nė tė gjitha betejat qė janė zhvilluar pėr lirinė e Kosovės nė atė kohė, pastaj edhe i vėllai i gjyshit Isuf Geci, babai i mėsuesit Halit, ka qenė zėvendės i Mehmet Gradicės, kurse vėllai tjetėr i gjyshit Elezi, ėshtė i vrarė nė Masakrėn e Tivarit me shumė shqiptarė tjerė qė edhe sot e asaj dite nuk u dihet as varri. Derisa nė luftėn e fundit, familja jonė ka dhėnė dėshmorin. Nė luftė me bandat kriminele serbe ka rėnė vėllai im Nuhiu, unė jam invalid me plagė tė rėnda, pastaj edhe vėllai tjetėr Vehbiu vdiq mė vonė me lendime tė pasojave tė luftės kurse vėllai tjetėr Hamdiu, ka qenė i plagosur, pastaj edhe dy nipa kanė rėnė dėshmor, Ilmi Shaqiri, i cili pas shėrimit tė dy plagėve ka rėnė duke luftuar me armikun te Fusha e Mollės dhe Ramiz Geci, i cili ka rėnė nė Betejėn e Rezallės. Mė pas edhe tre dajat e mi nga Prellofci Brahim, Gani e Smajl Nura, kanė rėnė dėshmor pėr lirinė e kėtij vendi si dhe tė plagosur kanė qenė Jakup Nura, shok i ngushtė i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Avni Nura. Kjo ishte ajo ēka dha familja dhe farefisi im.

Si mund tė na pėrshkruani Betejėn e Rezallės se re?

Pėr Betejėn e Rezallės se Re, mund tė thėmė se edhe ju dini mjaft, sepse ishit dėshmitar i ngjarjes, por pasi qė po e kėrkoni nga unė, do tė mundohem qė t’ua pėrshkruaj pėrafėrsisht atė ngjarje historike pėr ne tė gjithė. Kėtė betejė e ka planifikuar, organizuar e udhėhequr Komandanti Legjendar Adem Jashari me pėlqimin dhe me bekimin e shokėve. Dua ta ceku se nė njė pozicion mė mua ka qenė Ilaz Kodra, tash Dėshmor dhe mund tė thėmė lirshėm se trimėria e kėtij burri ka qenė dhe ka mbet e papėrshkrueshme pėr mua. Tė ky djalė Drenice, sypatrembur kam pa njė qėndrim burrėror e trimėri tė paparė. Pra planin operativ e ka bėrė dhe e ka udhėhequr Adem Jashari dhe, ashtu siē e kishte planifikuar mirė, ky aksion pėrfundoi me sukses dhe doli fitimtar pėr ne tė gjithė. Gjatė gjithė kėsaj Beteje, nga radhėt tona nuk pati asnjė humbje, kurse nė anėn e forcave armike u shkaktuan humbje tė mėdha si nė njerėz ashtu edhe nė makinerinė e tyre qė s’u ndihmoi aspak, bile ne arritėm qė t’u rrėmbejmė armatim dhe goxha municion.

A mund tė na i thoni me emra protagonistėt e kėsaj Beteje?

Fillimisht do tė kėrkoj falje nėse me shpėton ndonjė emėr nga shokėt qė ishin atė ditė nė Betejėn e Rezallės se Re, kjo nuk do tė thotė se nuk i pėrmendi qėllimisht, por duhet tė me besoni sė vėrtet kanė kaluar shumė vite e unė nėpėr kėto kthina tė errta kam vuajtur shumė prandaj ndodh harresa, por jo e qėllimshme. Pėrpos Komandantit Legjendar Adem Jashari, qė unė me plot meritė do ta quaja Prijatar tė Luftės ēlirimtare kanė qenė edhe: Mujė Krasniqi, Abedin Rexha, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Jetullah Geci, Unė, Tafė Tahiri, Miftar Qerimi, Rrahim Hoxha, Avni Haxha, Ilaz Derguti, Xhevahir Geci, Sejdi Geci, Nuhi Geci, Rushit Vojvoda, Hamit Vojniku, Brahim dhe Afrim Rexha.

Ēka mund tė kujtosh rreth organizimit dhe pjesėmarrjes nė betejėn e radhės nė Likoshan qė ndodhi mė 28 shkurt 1998?

Nė Betejėn e Likoshanit kemi shkuar vullnetarisht, jo vetėm unė, por thuajse tė gjithė. Unė me bashkėluftėtarėt e mi, me vėllain tim Hamdiun, dajė Avni Nuren dhe me Halimin ishim duke u pėrgatitur pėr njė aksion-sulm mbi postbllokun e policisė serbe nė Klinė tė Epėrme, ky ishte urdhėr qė ta largojmė atė postbllok nga ai vend dhe posa u nisem me makinė na lajmėroi Jetullahu se nė Likoshan po zhvillohen luftime tė mėdha dhe se ka lajme se atje ka tė vrarė dhe tė plagosur, ne pasi qė morėm kėtė lajm, e thyem udhėn dhe shkuam qė t’u dalim shokėve nė ndihmė.

Na pėrshkruaj se si erdhi deri tė plagosja e juaj nė kėtė betejė?

Pasi qė ne mbėrritėm nė Likoshan, menjėherė filluam t’i tėrhiqnim tė plagosurit nga vija e frontit. Pas njė kohe arritėm qė t’i largojmė tė plagosurit nga zona e luftimeve, pastaj Hamdiu me Halimin mbeten qė t’u ndihmojnė tė plagosurve, kurse unė me Musė Jasharin u nisem me makinė pėr ta dėrguar Sabit Lladrofcin tė mjeku, sepse ishte i plagosur rėnd. Posa e kemi marrė Sabitin dhe jemi nisur me makinė, policia serbe na kan vėrejtur, kanė lajmėruar ekipin nga ajri dhe menjėherė kanė filluar gjuajtjen nga helikopteri. Prej Likoshani deri nė Prellofc, nga helikopteri nuk janė ndalur tė shtėnat nė drejtim tonin dhe ne tre u plagosem shumė rėnd. Me gjithė insistimin e policisė serbe qė tė na kapin tė gjallė, falė ndihmės dhe pushkės se Komandantit Legjendar Adem Jashari, Nuredin Lushtakut, Rifat Mėziut e Ilir Lushtakut, tė cilėt pandėrpre gjuanin nė drejtim tė helikopterit, ai u detyrua tė tėrhiqet dhe ne shpetuam pa rėnė nė dorė tė armikut.

Qė nga fillimi i kėsaj interviste e deri tash disa herė i keni falėnderuar shokėt e pushkės, nė veēanti Komandantin Legjendar, pse e thua kėtė kur shokėt e tu pak janė kujdesur pėr ty? Nė fakt cilėt janė shokėt e tu?

Thėnė tė drejtėn pėr Komandantin Legjendar nuk mund tė flas unė mė mirė se historia qė ka fol, po flet e do tė vazhdojė tė flas pėr heroizmin e tij, kurse pėr shokėt tjerė (tė gjallėt), nuk e kam humbur respektin dhe derisa tė jam gjallė do t’i falėnderoj pėr kohen e luftės sė lavdishme ēlirimtare, pavarėsisht se ata nuk janė kujdesur sa duhet pėr mua. Kurse cilėt ishin shokėt e mi nuk dua t’i pėrmendi me emra, sepse mund t’i shkojnė nė vesh ndonjė prokurori emrat e tyre e pastaj... zoti e di se ēfarė mund tė ndodh me ta, sepse unė e kam thėnė edhe mė herėt se kėtu nė Kosovė nuk ka drejtėsi. Aty ku nga “drejtėsia” shkelet ligji, mund tė ndodh gjithēka, prandaj respekt pėr tė gjithė ata qė e morėn armėn nė dorė pėr ta ēliruar vendin nga okupatori serb.

EDHE PSE NĖ GJENDJE JO TĖ MIRĖ SHĖNDETĖSORE, SABITI NUK IU NDA SHOKĖVE NĖPĖR BETEJA

Nė kėtė vazhdim, me Sabit Gecin do tė flasim pėr njė temė qė rrallė herė ėshtė fol ose tė mos themi fare pak e pėrmendur nė opinionin publik. Sabiti do tė na rrėfej pėr gjendjen shėndetėsore dhe shėrimin e tij gjatė kohės sė luftės e deri nė ditėt e sotme. Shumė kush ka dhėnė mendime tė ndryshme pėr ekipet mjekėsore gjatė asaj kohe, por Sabiti tregon e flet, respekton e nderon tė gjithė ata mjek qė u pėrkujdesen pėr shėndetin e tij prej plagosjes e deri nė kėto momente kur po e zhvillojmė kėtė bisedė nė njėrin nga lokalet e Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės nė Prishtinė.













Burgu i Dubravės ka qenė dhe do tė mbetet famėkeq.
Nė kujtesėn tonė mbeti si shtėpia e tmerrit.


E para; Ajo qė ndodhi brenda kėtij burgu ishte masakra e vitit 1999 nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe, ku nė mėnyrėn mė ēnjerėzore ua morėn jetėn afro 190 tė burgosurve shqiptar. Veprimet e tyre ēnjerėzore shkuan deri aty sa shumicėn e kėtyre tė burgosurve i patėn lėnė tė plagosur e pa ndihmė mjekėsore qė tė vdisnin nėpėr puseta e nėpėr qoshe tė pavijoneve. Pėr kėtė ngjarje tė tmerrshme nuk dua tė flas sepse ėshtė folur e shkruar aq shumė sa qė unė me kėtė rast do tė isha kopje e ndonjė shkrimi tė deritanishėm, por ama nuk mund tė mos i shtroi pyetje vetes dhe tė tjerėve; Ēka ndodhi dhe ēka po ngjet me fatin e veprimtarit tė ēėshtjes kombėtare Ukshin Hoti?!
E dyta; Njė tragjedi e tmerrshme ndodhi mė 4 shtator 2003 nė kėtė shtėpi tmerri, por pėr ndryshim nga ajo e para, kėtė ngjarje e nxiten disa tė huaj tė cilėt nuk ishin dhe nuk janė hiq mė tė mirė se ata qė ikėn turpshėm nga ky vend. Ata ishin ndėrkombėtarėt e unmikistanit, tė cilėve punėn ua kryenin gardianet stupcaxhi qė unė nuk mund t’i quaj shqiptar, por vetėm shqipfolės me gjak tė pėrzier. Edhe kėsaj radhe, si pėr inat ua morėn jetėn 5 tė burgosurve dhe i lėnduan rėnd hiq mė pak se 170 tė tjerė. Kėtė akt kriminal e kryen me mjete-stupca, tė cilat ua kishte lėnė amanet regjimi i kaluar serb. Pėr ēudi, edhe kėsaj radhe numri i tė dėmtuarve po i afrohej atij qė ishte bėrė nė vitin 1999 nga kriminel serb.
Sa i pėrket ēėshtjes se burgosjeve e shumė padrejtėsive qė po ndodhin tash e sa vite pas pėrfundimit tė luftės, kemi biseduar e do tė bisedojmė edhe mė shumė se kaq, do tė lexojmė e do tė shkruajmė e nuk do tė ndalemi duke nxjerr nė shesh shumė fakte e argumente, tė cilat do t’ua ulin kokėn tė gjithė atyre qė po shkelin mbi ligjin, por nė kėtė vazhdim do tė zhvendosim bisedėn shumė kohė para fillimit tė luftės, do tė kalojmė nėpėr kohėn e luftės dhe prapė do tė kthehemi tė lufta pėr liri nė liri.

Burgu famėkeq i Dubravės












Qysh nė fillim tė luftės frontale me forcat serbe ishit plagosur rėnd, thuajse mbetet i palėvizshėm, a na thoni si dhe sa zgjati shėrimi juaj gjatė kohės sė luftės?

Po, unė u plagosa mė 28 shkurt 1998 nė Betejėn e Likoshanit. Si dhe qysh jam plagosur ua thash mė herėt. Edhe pse unė isha pa vetėdije, pėr shkak tė plagėve tė rėnda, shokėt me morėn dhe me dėrguan nė Ticė, aty mė ėshtė dhėnė ndihmė mjekėsore dhe trajtim adekuat, kuptohet me ato kushte qė lejonin rrethanat e asaj kohe. Bashkė me mua ishin edhe Musė Jashari e Sabit Lladrofci, ku kemi qėndruar afro 45 ditė nėn pėrkujdesjen e Dr. Fadil Bekės, i cili pėr asnjė moment nuk na u ėshtė ndarė. Ai ka dhėnė maksimumin pėr shėrimin tonė, prapė po e potencoj me ato kushte qė ekzistonin nė atė kohė.

Pastaj nga Tica, gjegjėsisht nga oda e Dr. Fadilit, ku ju dėrguan pėr trajtim mjekėsor?

Pasi qė luftimet shtoheshin dita-ditės dhe nevoja shtrohej pėr njė spital ku do tė mund tė kryheshin edhe operacione, atėherė u themelua Spitali i parė ushtarak nė Likofc, ne na transferuan atje pėr trajtim tė mėtutjeshėm. Aty nė Spitalin e Likofcit, pas disa ditėsh e sollėn tė plagosur rėnd edhe Komandant Mujė Krasniqin, i cili me mėrziti tej mase kur e pash tė plagosur njė trim siē ishte Kapuēi. Unė kam qėndruar nė Spitalin Ushtarak tė Likofcit 6 muaj. Aty me janė bėrė dy operacione. Herėn e parė mė ka operuar Dr. Sami Beqiri, kurse pas njė kohe jo tė gjatė, me kanė operuar pėr tė dytėn herė, operacioni ka zgjatur hiq mė pak se 8 orė. Ekipi mjekėsor qė kanė marr pjesė nė operacion kanė qenė: Dr. Shpėtim Robaj, anesteziolog, dhe ortopedet Dr. Cenė Bytyqi e Dr. Arben Grazhdani, kurse motra Rabė Aliu sė bashku me Dr. Fadilin u kanė ndihmuar ekipit tė mjekėve.

Gjatė shėrimit 1998/’99














Z. Sabit, a mund tė na i thoni emrat e mjekėve qė kanė shėrbyer nė Spitalin Ushtarak tė Likofcit, apo tė paktėn ata qė sipas nevoje kanė ardhur kohė pas kohe?

Ti gjithherė po kėrkon emra, unė edhe mund tė mos i kujtoj tė gjithė e pastaj me vjen keq prej tyre, por gjithsesi unė do t’i pėrmend emrat e atyre qė me kujtohen, gjithmonė duke kėrkuar falje nėse me shpėton ndonjė. Mjekėt qė nuk kursyen asgjė nga vetja pėr t’i dal nė ndihmė tė plagosurve nė Zonat e luftės ishin: Dr. Fadil Beka, i cili asnjėherė nuk ėshtė larguar nga tė plagosurit, Dr. Hysen Hyseni, Dr. Bajram Rexhepi, i cili ėshtė pėrkujdesur pėr shėrimin tim edhe nė vitin 1989, Dr. Sami Gjoka, Dr. Ali Zatriqi, Dr. Faton Morina, Dr. Sebadin Jaha, Dr. Bajram Koci, Dr. Nehat Baftiu, Dr. Ymer Aliu, i cili pėr njė ditė i ka bėrė 18 operacione, Dr. Arben Grazhdani, Dr. Cen Bytyqi, motra Rabe Aliu si dhe shumė Motra medicinave e teknik medicinal qė sot e gjithmonė shprehi respekt e konsideratė tė thellė pėr ta dhe pėr kontributin e tyre.

Sa zgjati shėrimi juaj atė kohė?

Shėrimi im po zgjatė edhe sot e asaj dite, bile edhe nuk po i duket fundi. Kėtė po e thėmė, sepse kėshtu po tregojnė mjekėt.

Realisht sa plagė keni?

Pak e shumė kėto plagė me lan qė nga ajo kohė nėpėr spitale e nėpėr burgje. Sė pari i kam tre plumba nė mushkėri, plagė nė kėmbėn e majtė e cila me mbeti mė e shkurtėr pėr 5 cm. Njė tentativė e kam tė kėputur fare, tetė bri i kam tė thyera, e shumė lėndime tjera qė nuk do t’i numėroj, qė tė gjitha kėto plagė i kam marrė nėpėr beteja.

Ju edhe pse nė gjendje jo tė mirė shėndetėsore, nuk u ndaluat dot qė tė merrni pjesė nėpėr beteja. A mund tė na i thoni disa prej tyre?

Thėnė tė drejtėn nuk kishte mė vėshtirė se sa me i pa shokėt qė niseshin pėr nė front e unė i shtrirė nė spital, disa herė, kur e ndjeja veten mė mirė shkoja edhe unė. Me kujtohet Beteja nė Bardh tė Madh, ku isha me Xhevahirin, me Bekim Berishėn, me Komandan Fehmi Lladrofcin e me disa shokė tjerė. Aty edhe pse me plagė tė pashėruara, mora plagė tė reja. Pastaj kam marrė pjesė edhe nė beteja tjera si nė Rahovec, nė Llapushnik, nė Rezallė e nė disa vende tjera, qė pėr mua kanė mbetė tė paharruara pėr jetė e mot.

Tash po duket qartė se ende nuk jeni i shėruar nga plagėt qė i keni marrė nėpėr beteja. Cka mund tė na thoni pėr pėrkujdesjen mjekėsore dhe pėr mjekėt qė u pėrkujdesen pėr shėndetin tėnd pas lufte?

Po, ėshtė e vėrtet se ende po vuaj nga plagėt e marra gjatė luftės dhe si po duket as nuk do tė kanė tė ndalur kėto vuajtje. Unė do t’i falėnderoja tė gjithė mjekėt qė janė pėrkujdesur pėr shėndetin tim tash e sa vite pas lufte, duke filluar nga ata qė shėrbejnė nė burgun e Dubravės e deri tė kėta qė sot janė nė QKUK.

Unė po e kuptoj sinqeritetin tėnd, por unė kur filluam kėtė intervistė tė pyeta drejt dhe tė thash se do tė flasim shul shqip, prandaj edhe dua tė dėgjoj nga ti, kush janė ata mjekė qė po pėrkujdeseshin e po vazhdojnė tė pėrkujdesen pėr shėndetin tėnd?

Unė nuk ėshtė qė nuk dua t’i pėrmendi, por ata mund tė ma shohin sherrin, sepse do tė jenė pastaj nė shėnjestėr tė euleksianėve, ashtu siē ishin nė shėnjestėr tė unmikianėve.

Kėsaj nuk i thonė shul shqip!

Pasi po insiston do t’i thėmė. Nė Burgun e Dubravės janė pėrkujdesur pėr mua dhe vazhdojnė kėtė pėrkujdesje ndaj meje e plagėve tė mija ende tė pa shėruara janė dhe vlenė tė falėnderohen Dr. Milazim Gjoci, Dr. Nexhip Shatri, Dr. Nusret Pepa dhe i gjithė stafi mjekėsor qė treguan kujdes tė jashtėzakonshėm pėr shėndetin tim.

Unė po i vėrej edhe kėtu nė Qendrėn Klinike nė Prishtinė shqetėsimet e mjekėve. Ēka mund tė na thoni pėr kėta doktor, si po sillen me ty?

Kėta jo qė janė tė shqetėsuar, por po me duket se po i ndjejnė dhimbjet e mija. Kėtu duhet falėnderuar tė gjithė me rend, por une do t’i pėrmendi disa nga mjekėt qė pėr mua kanė konsideratė tė veēantė. Unė shpreh mirėnjohje pėr Dr. Bujar Kastratin, Dr. Nehat Halilajn, Dr. Nehat Baftiun, i cili me shikon me sy tė maleve, Dr. Armend Gėrveshi, Dr. Bedri Zaiti, Kardiologun Dr. Irfan Daullxhiun, Njė respekt tė veēantė pėr tė gjithė doktorėt e Kirurgjisė Vaskulare, tė cilėt ma shpėtuan kėmbėn pa amputimi si: Dr. Daut Cejku, Dr. Valbona Gashi, Dr. Hajriz Rudari, Eshref Osmani, Dr. Hysni Arifi, si dhe ortopedėt; Dr. Cenė Bytyqi, Dr. Arben Tolaj, Dr. Faton Morina, Dr. Arben Grazhdani e shumė tė tjerė qė janė nė mendjen time e nuk do t’ua harroj kėtė pėr jetė e mot.

Bisedėn me Sabitin na ndėrprenė thirrjet e njė ekipi euleksian, qė e donin Sabit Gecin nė dhomėn e tij pėr disa pyetje. Ai mori njė dozė nervozizmi dhe shkoi pėr t’ua pa fytyrat e tyre e unė mbeta duke shikuar pas se si njė invalid i luftės keqtrajtohet nė kėso forma tė pakuptimta. Shpresoj qė kėsaj radhe tė mos ndodh tė pjell ndonjė kalė shale. Eh, kėtu nė Kosovė, siē e thotė edhe vet Sabiti ndodhin edhe kėto lloj gjerash. Kėshtu nuk ėshtė dashtė tė ishte, por ja qė ndodhin edhe kėso gjerash qė as kanė fillim e as nuk u duket fundi i fillimit, por gjithsesi janė gjera tė turpit unmikianoeuleksian me argatėt e tyre shqipfolės hiq mė pak se me njė milion fytyra.

Intervistoi: DIBRAN FYLLI

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 123 vizitorë
Lexuar: 3,041 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet aktori dhe pedagogu Enver Petrovci
E merkurė, 23 korrik 2014 - 03:24
PĖRSONAZH/ Flet aktori dhe pedagogu Enver Petrovci “Daja” njė film ku gjuha ishte pjesa mė e vėshtirė pėr mua - Nė fillim nuk e pranova me kėnaqėsi kė...
Intervistė e imagjinuar me “Mėsuesen e popull...
E hėnė, 02 qershor 2014 - 17:49
Intervistė e imagjinuar me “Mėsuesen e popullit”, Sevasti Qiriazi, e cila ėshtė ndėr personalitetet mė meritore pėr shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. ...
Intervistė me Brahim Avdylin
E merkurė, 28 maj 2014 - 02:15
MĖRGIMTARĖT KRIJUES NĖ MES TĖ BOTĖS PERĖNDIMORE DHE VENDLINDJES -Brahim (Ibish) AVDYLI ėshtė krijues i mirėfilltė, studius dhe veprimtar i dalluar i mėr...
Intervistė e imagjinuar me Andon Zako – Ēajup...
E premtė, 28 mars 2014 - 22:06
S'humbet kurrė Shqipėria Ēajupi ėshtė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė realizmit nė letrat shqipe dhe njė nga figurat meritore pėr shpalljen e Shqipėri...
Ti Shqipėri, mė jep nderė, mė jep emrin shqip...
E shtunė, 25 janar 2014 - 02:27
Intervistė e imagjinuar me veprimtarin e shquar tė ēėshtjes kombėtare, bilbilin e gjuhės shqipe dhe rilindėsin e devotshėm pėr emancipim kombėtar. Vet e...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi