Reagim ndaj shkrimit të Paul Tedeschinit të publikuar më 23 shtator në ueb faqe “Tribuna Shqiptare” http://kosova.albemigrant.com/?p=24564#.
Ribashkimi Kombëtar mund të vonohet por ajo do të ndodhë z. Paul Tedeschini, ndërkaq përçarjet fetare assesi nuk kanë për të ndodhur sepse shqiptarët kanë traditë në bashkëjetesën dhe tolerancën fetare. Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar ashpër reagon ndaj shkrimit të z. Paul Tedeschinit i cili përdorë pretekst shkrimin e prof. Dr. Mehdi Hysenit, për t’i shprehur pikëpamjet e tij kundër Ribashkimit Kombëtar Shqiptar.
Një fjalë e popullit thotë: “Fjala e bazuar në të pavërtetë të vret më shumë se plumbi”. Këtë u përpoq ta bënte këto ditë njëfarë Paul Tedeschini nëpërmjet të një shkrimi skandaloz dhe krejtësisht antishqiptar. Ne në këtë reagim nuk do të bëjmë fjalë për aspektin fetar, jo pse nuk ka vend dhe hapësirë për të debatuar lidhur me këtë gjë, por sepse thëniet e z. Paulit janë të pavërteta. Janë të pavërteta sepse për këtë gjë janë prononcuar institucionet e Kosovës si edhe ato fetare, prandaj ne e shohim se kjo çështje nuk ka baza për shqetësime. Institucionet e Kosovës janë të afta që të mbajnë çdo problem të paraqitur nën kontroll, dhe ne si FBKSH besojmë se institucionet e Kosovës kanë mundësi, zotësi dhe gatishmëri që çdo lëvizje antishtet ta marrin masa të menjëhershme.
Ti kthehemi pjesës së shkrimit ku neve na shqetëson më tepër e kjo është pikëpamja e z. Paulit kundër bërjes së Shqipërisë së Ribashkuar, respektivisht ai e arsyetonte veprimet e atyre që kanë bërë dhe kanë kontribuar në copëtimin e trojeve shqiptare, vallë si mund të shprehet një shqiptar si ky zotëri Tedeschini?
Trojet shqiptare kurrë nuk kanë qenë filoosmane, por kanë qenë, janë dhe do të jenë tokë shqiptare, pa dallim feje, pra ashtu siç e ka dhuruar Zoti i Plotfuqishëm. Nëse ka qenë pushtuar e kolonizuar dhe disa pjesë të saja vazhdojnë të jenë të okupuara e të kolonizuara edhe sot, është pikërisht duke ju falënderuar sojit tuaj z. Paul. Soji që me punën e tyre dalin plotësisht në taborin e bashkëpunëtorëve të sllavo-serbo-grekut e maqedonasit.
Një gjë nuk duhet të harrosh z. Paul, respektivisht duhet ta kesh parasysh, historia dhe populli shqiptar kurrë nuk do të harron njerëzit e sojit tënd, sojë i gjakut të prishur, që mundohet të fusë “mish dhie”- mjegullojnë rrugën e pastër dhe të drejt-drejt Ribashkimit Kombëtar Shqiptar tek figurat-patriotët e mirëfilltë shqiptar, siç është i nderuari prof. Dr. Mehdi Hyseni.
FBKSH-ja ka djem dhe vasha që do të kujdesen që emrit dhe veprës suaj z. Tedeschini t’i jepet vendi i merituar në faqet e zeza të historisë së kombit Shqiptar.
Ribashkimin kombëtar ju me gjithë bashkëmendimtarët tuaj nuk mund ta ndalni sado që ta arsyetoni copëtimin e trojeve shqiptare, ajo tashmë ka filluar, këtë e demonstruan edhe dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe kjo e Prishtinës. Edhe kjo punë e qeverive shqiptare mund të ju pengojë, për hir të vërtetës edhe na si Front i Bashkimit Kombëtar Shqiptar nuk jemi gjithaq të kënaqur, por jemi të bindur se ajo ka filluar dhe shumë shpejtë faza e parë e Ribashkimit Kombëtar do të ndodhë, mbetet që me kalimin e kohës të zgjidhen modalitetet për Ribashkim Kombëtar të plotë. Ne si frontë përkrahim dhe mbështesim çdo ide që qon drejt Ribashkimit Kombëtar, madje thërrasim që të bashkëveprojmë me ideja të avancuara demokratike për ta jetësuar amanetin e të parëve tanë drejt Ribashkimit Kombëtar
Kryetari i përgjithshëm i FBKSH-së.
Ibush R. Hetemi
|