*** Jo "talenti" , por mbi te gjitha dhe para se gjithash, sakrifica, guximi, dituria, vetedija, ndergjegja e larte njerezore dhe atdhedashuria, jane themelet e celikta te herozimit, te patriotizmit dhe te kombëtarizmit. Kete e provoi edhe shembulli heroik dhe patriotik atdhetar i figures madheshtore gjithekombetare shqiptare, Adem Jashari, komandat legjendar i UÇK-së.
Ne keta ca rreshta te ketij editoriali, nuk behet fjale per kurrfare "talenti sportiv", por per nje patriot te rralle shqiptar,qe ne mergim te larget ne Nju-Jork te Amerikes, tere jeten dhe vepren e vet ia ka kushtuar shkences dhe kauzes se shenjte kombetare shqiptare. Emri dhe vepra e tij jetesore, jane ne perputhje te plote me kuptimin e permbajtes se vertetes shqiptare-Nje komb, nje gjak, nje gjuhe, nje abetare, nje flamur, nje atdhe i perbashket-Shqiperia Etnike Natyrale.
Kryetar i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave
Prof.Dr.Skender Kodra eshte jo vetem veprimtar i dalluar shkencor dhe atdhetar, por edhe Prezentuesi-Ambasadori me i frytshem dhe me i shquar i prezantimit te sukseseve dhe te vlerave te njemendta te Ribashkimit Kombetar dhe te Shqiperise Etnike ne Amerike dhe ne diasporen shqiptare. Ai eshte zeri, syri dhe veshi i shqiptarizmit. Eshte krenaria dhe nderi yne kombetar.
Prandaj, t'i nderojme, t'i mbeshtesim, t'i ruajme si syte e ballit dhe t'i njohim vlerat tona si z. Skender Kodra kudo, ne te gjitha meridianet e globit boteror. Investimi me i mire, me i cmueshem, me i rendesishem dhe me i dobishem per kombin dhe per atdheun, jane kuadrot profesioniste cilesore dhe patriotike.
Keta jane shtylla e kombit dhe e shtetit te perparuar shqiptar, jo matrapazet dhe "talentet" tradhetare te harangave te ndryshme politike, qe "naten te vrasin e diten te vajtojne".
Lufta mbi injorancen dhe mbi tradhtine, mund te fitohet (jo, me asnje lloj talenti) por vetem me njerez te ditur, te guximshem, trima dhe te pakomromis perballe cdo armiku dhe, cdo te keqeje qe e blozon dhe e rrezikon ineteresin e pergjithshem kombertar dhe atdhetar shqiptar. Te gjithe ata , sikurse Prof.Dr. Skender Kodra, qe edhe sot, ne menyre konsekuente dhe te ndergjegjshme e ndjekin rrugen e lavdishme dhe te ndritshme te Rilindesve dhe te heronjve tane, qe cdo gje kane sakrifikuar dhe flijujar per clrimin, lirine, perparimin dhe per ribashkimin e kombit dhe te Shqiperise Etnike, jane drita, shpirti, zemra, truri dhe pavdekesia e historise, e kultures, e virtyteve dhe e vlerave te pacmueshme te shqiptarizmes.
|