Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Besa shqiptare nuk është politikë, as diplomaci!
Publikuar më 16 prill, 2015 në orën 22:27 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Besa shqiptare në kuptimin e saj të përgjithshëm si vlerë dhe virtyt tradicional i thesarit të çmueshëm kombëtar shqiptar, do të thotë sinqeritet, flijim, nderim dhe devotshmëri, jo diplomaci, as politikë, sepse në diplomaci, në politikë dhe në tregti nuk ka kurrfarë bese, vetëm interes, asgjë tjetër.

Ndërkaq, kur themi dhe betohemi : “Besa-besë, besën ta kam dhanë për Shqipëri jetën kam me e dhanë”, ky mesazh përmbajtësor nuk përbën asnjë “promil” inetresi politik, diplomatik, as biznesi tregtar, por ka të bëjë me sinqeritetin, me gatishmërinë, me sakrfificën, me vullnetin dhe me atdhedashurinë për mbrojtjen e interesist të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Kjo është besa-detyrë mbi detyrë e çdo shqiptari, që të respektojë, të nderojë, të mbështetë dhe të njohë vetëvetën si vlerë kombëtare dhe shtetërore.

Ia vlen të nënvizojmë se deri më sot në teorinë dhe në praktikën e shkencës së drejtës ndërkombëtare dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, nuk është shkruar asnjë fjalë për të ashtuquajturën “besë diplomatike”. Mirëpo, ja, së fundi, doli që “paska besë diplomatike” sipas aurtorit të saj, Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm I Republikës së Shqipërisë. Ky farë “novusi diplomatik” i ngjet “eurekës shkencore” të “kombit kosovar” të autorit Nexhemedin Spahiu. Domethënë, si shembulli i parë, ashtu edhe i dyti janë koncepte të imagjinuara fantastike, që nuk kanë asnjë element domethënës të qëndrueshëm, të justifikueshëm dhe realist shkencor as në sfondin historik, as politik, as juridik, as diplomatik, as kombëtar e as ndërkombëtar, por përbëjnë vetëm abstraksion, iracionalizëm dhe destruksion etik dhe profesional, që dëmtojnë vlerat e njëmendta me interes të përgjithshëm nacional dhe shkencor si në planin e brendshëm gjithëkombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Të mos dalim nga tema, sepse për “kombin kosovar” kemi shkruar me dhjetra herë, që nuk është asgjë tjetër veçse një ide dhe koncept stereotip i “kombit jugosllav”, të “dizajnuar” nga Eduard Kardeli dhe Josip Broz Tito, që është në funksion të “bombardimit”, të bastardimit dhe të shthurjes së kombit shqiptar. Asgjë tjetër. Këto absurde dhe paradokse simuluese politike dhe propagandistike, nuk duhet t'i kapërdijnë shqiptarët, sepse kanë vetëm NJË KOMB SHQIPTAR dhe NJË SHQIPËRI, jo dy kombe e as dy shqipëri!

*** Ditmir Bushati (ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë) deklaroi se “ Ia kemi dhënë besën faktorit ndërkombëtar për mosndryshim kufijsh”!?( http://www.zeri.info/aktuale/28031/bushati-ia-kemi-dhene-besen-faktorit-nderkombetar-per-mosndryshim-kufijsh/).

Pikërisht, kjo farë lloj “bese” (qe pothuajse dy dekada) e la Shqipërinë jashtë “sofrës” së përbashkët integruese të Bashkimit Evropian(BE).

-Shih, shih çfarë “eureke diplomatike”, Ditmiri “ia paska dhënë besën faktorit ndërkombëtar”, se ai nuk e paskësha ndërmendë t’i “luajë “gurët” e kufijve ndërshtetërorë ballkanikë !?

Mirëpo, kjo deklaratë e kryediplomatit të Shqipërisë bie ndesh me deklaratat e kryeministrit të tij, Edi Rama lidhur me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe më gjerë, kur është fjala për ribashkimin gjithëkombëtar brenda kufijve natyralë historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë etnike.

- Fundja, po, kush e pyet Ditmirin dhe Ivicia Daçiqin (ministër i Jashtëm i Serbisë) për këtë çështje jetike të Ballkanit? –Askush, mund të lidhin “besa” e “këmesa”, por askush nga faktorët e pranishëm ndërkombëtarë në Ballkan, nuk e vrasin fare mendjen për këtë farë “zbulimi shkencor” diplomatik..

– Çfarë paradoksi diplomatik ky, po kush janë ata faktorë që po kërkojnë atë “besë diplomatike”, kur sovranitetin e plotë, tanimë e ke në “bisht sorre”, nuk të pyet kush “nga i ke dajat”, lere më të marrë leje nga “besa diplomatike” e Bushatit, - t’i ndryshojmë apo jo kufijt në Ballkan. Çfarë nonsensi diplomatik dhe politik ky?!

Kufijt në Ballkan kanë ndryshuar, por jo për të gjithë shqiptarët

Kush ka sy e vesh, tanimë, është bindur se kufijt në Ballkan kanë ndryshuar që nga vitet e 90-ta të shekullit XX. Këtë së fundi, më 17 shkurt 2008 e provoi edhe pavarësimi dhe shkëputja e Kosovës nga Serbia kolonialiste. Mirëpo, kjo nuk mund të thuhet, edhe për shqipatarët nën Serbi (Presheva, Bujanoci, Medvegja), për shqipatarët nën Maqedoni dhe për shqiptarët nën Mal të Zi, si dhe për shqiptarët e Çamërisë nën Greqi. Në këtë konteskt, nuk mund të ketë kurrfarë garancie dhe kurrëfarë “bese diplomatike”, se një ditë nuk do të pësojnë ndryshime edhe kufijt e vendeve të theksuara, të cilat, edhe sot, në dekadën e dytë shekullit XXI (2015) po i mbajnë peng shqiptarët dhe territoret etnike të Shqipërisë.

Ky problem serioz kërkon zgjidhje immediate, ashtu si ka konkluduar, edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në Platformën e saj për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballakn, si dhe kryeministri aktual pragmatik i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar, së pari, ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë “via BE” ose “në mënyrën kalsike” sipas së drejtës ndërkombëtare.

Madje, çfarë bese mund të jetë ajo, kur atë nuk e njeh as diplomacia e as politika e jashtme ndërkombëtare. Atëherë, përgjigjja del e qartë se, askush nga faktorët ndërkombëtarë nuk kanë kërkuar “besën diplomatike” të Ditmir Bushatit, sepse ajo si e tillë nuk figuron as si kategori politike, as diplomatike e as juridike ndërkombëtare.

Andaj, nuk duhet të bëjmë circus me vetëvetën “njëri thumbit, tjetri patkoit”, duke simuluar rolin e një “faktori vendimtar” në Ballkan, ashtu siç po vepron verbërazi Serbia e Madhe, sepse as Shqipëria e as Serbia… etj., nuk janë ata “faktorë kryesorë”, që mund të revidojnë kufijt e Ballkanit, por janë vetë fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore.

Këtë e ka dëshmuar historia, politika dhe diplomacia e derisotme e Ballkanit dhe e Evropës.

Kështu që, në këtë çështje tejet komplekse politike dhe diplomatike, nuk ka nevojë Bushati që t’ia japë apo jo “besën diplomatike” ndonjë faktori ndërkombëtar, sepse , tanimë, qe më se dy dekada as Shqipëria e as shtetet e tjera në Ballkan, në Evropën Jugore dhe në atë Juglindore, nuk janë zotërues as ushtrues të sovanitetit absolut mbase ky institutcion si kategori jurdike ka pësuar metamorfozë dhe ka evoluar në përputhje me standardet integruese dhe demorkatike të rendit të ri ndërkombëtar, përkatësisht të globalizimit në dimensione botërore.

Ku mbeti, kush e hanger “besën”, pse Shqipëria qe dy dekada jashtë BE-së?

Kjo duhet të ketë brengosur politikën dhe diplomacinë 25-vjeçare të Shqipërisë, jo kurrfarë “bese diplomatike” e Ditmir Bushatit lidhur me mosndryshimin e kufijve ndërshtetërorë të Bakllkanit.
Ky status i Shqipërisë provon më së miri se, dashuri dhe besë nuk ka në politikë, as në diplomaci e as në tregti, por vetëm interes të ndërsjellë ose mashtrim të njëanshëm për ata që nuk i njohin dhe nuk i përfillin ligjet dhe normat e tyre, por në mënyrë “autodidaktike” si në kohët e lashta të “sultan pekmezëve” shërbehen me “besën” dhe me metoda të tjera anti-profesioniste, që nuk i njohin as politika, as diplomacia e as tregtia.

Pra, pikërisht për shkak të gabimeve të deritashme të strategjisë politike dhe diplomatike të paharmonizuar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, duke u bazuar në pësimet vetjake dhe në “besën” e të tjerëve, që kurrë nuk kanë dëgjuar për të, jo të shërbehen për realizimin e objektivave dhe të inetresave të tyre politike, diplomatike, ekonomike e tregtare, Shqipëria qe më se dy dekada ngeli jashtë “familjes” njëzetetetë anëtarëshe të BE-së, edhe pse i plotësonte kushtet sikurse Bullgaria dhe Rumania, (të cilat, edhe pse, paraprakisht, nuk u kishin dhënë “besën diplomatike” të Bushatit asnjërit prej faktorëve evropianë dhe ndërkobëtarë, ia arritën të bëhen anëtare të BE-së. Kjo është diplomaci dhe politikë me rezultate konkrete, që nuk u duhet kurrfarë “bese” si garant i suksesit të tyre), që së bashku dhe në të njëjtën kohë, të aderonin në BE si anëtare të barabarta.

Diplomacia pro et contra ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë

*** Ditmir Bushati (ministër i Jashtëm i Shqipërisë), deklaroi se “ Ia kemi dhënë besën faktorit ndërkombëtar për mosndryshim kufijsh”!?( http://www.zeri.info/aktuale/28031/bushati-ia-kemi-dhene-besen-faktorit-nderkombetar-per-mosndryshim-kufijsh/).
*** Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk nënkupton kurrfarë ndryshimi të kufirit, sepse është fjala për të njëjtin territor shqiptar. Midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk ekziston kurrfarë kufiri i Serbisë.

Prandaj, ajo farë “bese diplomatike” e Ditmir Bushatit nuk ka lidhje as me politikën, as me diplomacinë, sepse në normëzimin e tyre të derisotshëm doktrinar (as si normë e as si parim) , nuk fuguron termi ‘besë” i shpikur nga kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili, i trembur nga reagimet e Serbisë dhe të BE-së kundër deklaratave të kryeministrit të qeverisë shqiptare, Edi Rama për ribshkimin e Kosovës me Shqipërinë, nuk diti se ç’të thotë tjetër më të “urtë” dhe më “vizionare” dhe më “ diplomatike” sesa nocionin “besë”, i cili si vlerë figuron vetëm në traditën shqiptare, jo në politikë e as në diplomaci.


Kur t’i japësh besën ndokujt, do të thotë të jesh në gjendje ta mbështetesh jo vetëm me fjalë, me propagandë boshe, por edhe me veprër konkete, duke mos gënjyer, duke mos shpifur, duke mos mashtruar, duke mos tradhtuar, duke mos shitur, por duke u treguar i gatshëm, i sinqertë dhe i vullnetshëm, që në çdo kohë, të sakrifikosh, madje, edhe jetën për të çuar besën në vend, pa e prekur në asnjë kuptimin përmbajtjen dhe domethënien e saj si vlerë kanunore dhe tradite shqiptare, që popujt e tjerë nuk e njohin sit ë tillë.

“Besa diplomatike” e ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditrmir Bushati, pikëspari bie ndesh me përmbajtjen dhe me mesazhin e deklaratave të pohuara nga kryeministri i tij, Edi Rama, kur është fjala për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë qoftë “via” BE-së, qoftë në “mënyrë klasike” në frymën e së drejtës ndërkombëtare.

Së dyti, bie ndesh me Kushtetutën në fuqi të Shqipërisë (Preambula: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar…”.

Së treti, bie ndesh edhe me Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998).

Së katërti, bie ndesh edhe me të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Ballkan.


Së pesti, pavarësisht nga aftësitë individuale në fushën e diplomacisë së Ditmir Bushatit, nuk është e pranueshme, as fare racionale deklarata e tij anti-diplomatike se gjoja “Ia kemi dhënë besën faktorit ndërkombëtar për mosndryshim të kufijve”, sepse kjo deklaratë e paekulibruar e Bushatit është kontradiktore dhe bie ndesh me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë në ligjore, demokratike dhe paqësore.

Duke qenë se Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë si instituicon shtetëror vepron dhe funksionon si pjesë e pandashme e Qeverisë së Shqipërisë, askush nga kjo Ministri, qoftë edhe Ditmir Bushati si ministër i saj, nuk gëzon kurrfarë të drejte, që të japë deklarata zyrtare kontradiktore me ato të kryeministrit të qeverisë, Edi Rama, sepse ajo është forma më degraduese dhe më shpërfillëse e qëndrimeve dhe e objektivave të përbashkëta pilitike dhe diplomatike të qeverisë shqiptare.

Pavarësisht nga fakti se çfarë ka dashur të thotë Bushati me “besën” e tij anti-diplomatike për t’u jusitifikuar përpara atyre faktorëve që ua paska dhënë “besën për mosndryshimin e klufijve”, si rrjedhim i frikës apo i shqetësimeve të tij nga reagimi i disa përfaqësuesve të BE-së, as kryeministri e as qeveria shqiptare, nuk do të duhej, të miratonin një deklaratë të tillë kontraverse të Bushatit, sepse është e dëmshme për interesin e përgjithshëm kombëtar, si dhe për interest vitale shtetërore të Shqipërisë.

Bushati dhe të tjerët si ai, do të duhej të dinin se qeveria shqiptare nuk mund t’i ketë disa politika dhe disa diplomaci të ndryshme, aq sa ka ministra, politikanë dhe diplomatë të saj, por vetëm NJË POLITIKË dhe NJË DIPLOMACI UNIKE dhe të HARMONIZUAR gjithëkombëtare dhe shtetërore, që përfaqëson dhe prezanton interest e popullit dhe të shtetit si në kuptimin e politikës së brendshme, ashtu edhe asaj ndërkombëtare.

Ndryshe, si thotë një fjalë e urtë e popullit “njëri thumbit, tjetri patkoit”, kjo nuk quhet as politikë e as diplomaci , por anarki që çon drejt destabilizimit dhe shthurjes graduale dhe totale të pushtetit shtetëror.

Kryeministri nuk u shqetësua, pse Bushati, po?!

-Kryeministri Edi Rama, ashtu si i ka hije një shetari të vërtetë, nuk u shqetësua nga erozioni i reagimeve kundër deklaratave të tij lidhur me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por pa asnjë lakim u shpreh kësisoj: “Kritikat e BE-së nuk më shqetësojnë”. Ndaj, në këtë frymë, do të duhej të reagonte dhe ministri Bushati, jo të frikësohej dhe të “
tëkurrej” në atë masë nga reagimet e BE-së dhe të Beogradit, duke u pronocuar para opinioinit se gjoja ai “ia paska dhënë besën faktorit ndërkombëtar për mosndryshimin e kufijve”!?

Rama nuk po kërcënon Ballkanin e as Evropën, por vetëm po zbaton Kushtetutën e Shqipërisë dhe të drejtën ndërkombëtare

Atë që nuk e bëri Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, që Kosova të ribashkohet me Shqipërinë nënë, sot, në frymën e Rilindjes Kombëatre, ligjërisht në mënyrë të institucionalizuar legale dhe demokratike po e bën kryeministri aktual i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama duke u mbështetur në të drejtën historike, e drejtë kjo legjitime dhe legale, e cila me plot arsye është stipuluar edhe në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për idenitetin dhe bashkimin kombëtar…” (Shih: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5).

Edhe pse është në rolin e kryeministrit, këtë të drejtë legjitime, legale dhe kushtetuese, Edi Ramës nuk mund t’ia mohojë askush, sepse është në përputhje me të drejtën historike kombëtare dhe me të drejtën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Edi Rama nuk është kurrfarë precedenti negativ dhe i rrezikshëm as për të drejtën evropiane e as për të drejtën ndërkombëtare, sepse e drejta për ribashkimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, është me moshë shumë më të vjetër sesa vetë kryeministri Edi Rama, që daton qysh nga periudha e ndritshme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e shekujve XIX dhe XX, kur populli shqiptar e kishte të formuar dhe të pjekur ndërgjegjën dhe vetëdijen e plotë për individualitetin dhe për identitetitin e vet historik, kombëtar, kulturor, gjuhësor, territorial dhe shtetëror brenda kufijve indigjenë të trojeve të lashta të Shqipërisë Etnike.

Prandaj deklaratat e Edi Ramës lidhur me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë qoftë përmes procedurave dhe standardeve ligjore dhe demorkatike të BE-së, qoftë duke u mbështetur në normat dhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare, nuk duhet ta shqetësojnë as Beogradin, as Ballkanin e as Brukslein, sepse janë me bazë historike, ligjore, politike, etike, demorkatike dhe paqësore, të cilat nuk janë shpikje propagandistike as politike të kryeministrit Edi Rama, por produkt i së drejtës natyrore dhe historike të gjithë popullit shqiptar mbi territoret e tij etnike stërgjyshore në Ballkan.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 818 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi