Amerika nuk është fajtore për Gjykatën Speciale Evropiane për Kosovën, por ata që nuk e paditën Serbinë për gjenocid |
Publikuar më 25 prill, 2015 në orën 03:13 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
Barometri diplomatik
*** Se Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë, këtë e dëshmon edhe kjo deklaratë e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton (shpëtimtar i Kosovës shqiptare), i cili, para gjithë botës, pohoi se: “'KRIZA E KOSOVES ISHTE NJE GJENOCID NE ZEMER TE EVROPES- THE KOSOVO CRISIS WAS A GENOCIDE IN THE HEART OF EUROPE”.
Pavarësisht nga shpifjet dhe të pavërtetat e politikës, të drejtësisë, të propagandës dezinformuese dhe të diplomacisë së qarqeve zyrtare të Beogradit, Serbia ka kryer gjenocid klasik në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999. Këtë e dëshmojnë vrasjet, ekzekutimet, terrori, përdhunimi i mbi 20 mijë femrave shqiptare, qindra e mijëra të maskaruar dhe varrezat masive, jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin brenda në Serbi deri në lumin Danub.
Ia vlen të nënvizojmë se, Bill Clinton qe njëri nga shtetarët e parë të botës, që tha se, Serbia ishte ajo që bëri “gjenocid në zemër të Evropës” (1999)
Mirëpo, që atëherë, kaluan 16 vjet, ku ishim ne, pse ky gjenocid i Serbisë çetniko-fashiste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i kryer kundër 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë (1998-1999), u la në harresë dhe u hesht, sikur të mos kishte ndodhur kurrë ngaqë ende nuk u dënua ligjërisht as nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës, as nga qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë. Në mungesë të një reagimi të këtillë të sinkronizuar të sistemit të poltitikës dhe të drejtësisë së Tiranës dhe Prishtinës, gjenocidi serb (qe 16 vjet) nuk ishte as temë debati politik a diplomatik e BE-së, as e OKB-së e as lëndë paditëse penale për shqyrtim nga gjykatat evropiane dhe ndërkombëtare!
Amnistia dhe harresa njëshekullore shqiptare, bënë që të përsëritet gjenocidi serb në Kosovë, gjatët viteve 1998-1999
*** Mendjendrituri dhe patrioti ynë zulmëmadh, Hasan Prishtina, qysh në vitin 1912, botërisht e dënoi gjenocidin perandorak dhe serbomadh, kurse politika dhe diplomacia, as drejtesia shqiptare, qe 100 vjet, madje edhe gjenocidin e fundit te Serbisë kundër Kosovës shqiptare më 1998/1999, ende nuk kanë denoncuar ligjërisht as në planin e brendshëm, as në atë evropian dhe ndërkombetar.Turp, dhe për cdo gjykim për politikën, diplomacinë dhe drejtësinë shqiptare!
Pikërisht, për shkak të harresës kolektive dhe të amnistisë së të gjithë gjenocideve të Serbisë, të Greqisë dhe të Malit të Zi ndaj shqiptarëve të Shqipërisë etnike, që nga 1878; 1912… e deri më sot, Serbia “reprizoi” gjenocidin dhe masakrat e saj mbi shqiptarët në Kosovës, më 1998-1999. Dhe, jo vetëm kaq, që nga përfundimi i luftës në Kosovë (12 qershor 1999) deri më sot (prill 2015), as qeveria e Kosovës, as ajo e Sqipërisë, këtë nuk e kanë bërë çështje as në parlamentet e tyre (për të miratuar ndonjë ligj për dënimin dhe parandalimin e krimeve të gjenocidit serb), as nuk kanë ushtruar aktpadi ligjore penale përpara Tribunalit të Hagës, as Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të denoncuar kryerjen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.
Një nonsens i këtillë ndodhi, sepse drejtësia, politika dhe diplomacia shqiptare, qe 15 vjet ndodheshin në “pushim vjetor”!? – Nuk “kanë pasur kohë”, që të përgadisin, as t’i shqyrtojnë dosjet për krimet e gjenocidit serb në Kosovë (`998-1999).
Për shkak të këtij dështimi të faktorit politik shqiptar-qeverive në pushtet në Kosovë dhe në Shqipëri, kundër gjenocidit serb në Kosovë, vitin e kaluar (2014), u desh që të prononcohej edhe zonja e nderuar Ulrike Lunachek (nënkryetarja e Parlamenit Evropian dhe raportuesja për Kosovën), e cila “ ka theksuar edhe njëherë se pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, ta shqyrtojnë pavarësinë e Kosovës. duke mos u frikësuar për gjendjen e minoriteteve, sepse asgjë nuk do ndodhë e keqe për to, ashtu sikurse me minoritet nën regjimin e makinerisë së Milosheviqit, i cili bëri gjenocid në Kosovë”. ( http://www.albeu.com/kosove/lunacek-serbia-ka-kryer-genocid-ne-kosove/180686/0).
Absurditet dhe padrejtësi, edhe sa vjet, duhet të kalojnë në pritje, e Prishtina dhe Tirana, të ushtrojnë aktpadi ligjore kundër kryerjes së gjenocidit të Serbisë në Kosovë (1998-1999)? – Mos, dikush po prêt derisa Serbia dhe Kosova ta nënshkruajnë në Bruksel ndonjë marrëveshje përfundimtare të kompromisit politik në favor të kantonizimit të Republikës së Kosovës? – Jo, atëherë, por edhe tani, janë në vonesë Prishtina dhe Tirana sa i përket ngritjes së aktpadisë penale kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovës, sepse mungesa e përpilimit të një aktpadie të këtillë kundër gjenolcidit serb, bëri që Beogradi dinakërisht dhe në mënyrën më të rafinuar politike dhe diplomatike, t’i shmanget verdiktit penal ndërkombëtar nga Tribunali i Hagës për kryerjen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Serbia në avantazh, pse!?
Duke qenë se politika, diplomacia dhe drejtësia e boshtit Prishtinë – Tiranë, për 15 vjet nuk ia arritën të ngrejnë padi përpara gjykatave përkatëse vendore, as atyre evropiane e ndërkombëtare, që t’i ndëshkojnë krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, Beogradi zyrtar me propagandën, me pilitikën dhe me diplomacinë e tij perfide antishqiptare ia arriti që ta “thyejë akullin” e diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare, në mënyrë, që të rehabilitohej Serbia për kryerjen e gjenolcidit të saj në Kosovë(1998/1999).
Në vend se Serbia, të jipte përgjegjësi kolektive dhe llogari për të gjitha dëmet, shkatërrimet dhe gjenocidin e saj në Kosovë, si dhe t’i paguante reparacionet e luftës, krerët udhëheqës të saj millosheviqianë, ndërtuan një strategji të re politike kundër Kosovës, duke manipuluar me minoritetin-mbetjen serbe (8%), gjoja se ndaj saj, qeveritë e Kosovës (para dhe pas njohjes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008) “ia kishin mohuar të gjitha liritë dhe të drejtat e ekzistencës së saj”, gjë që kjo ishte një gënjeshtër e paskrupullt, sepse minoritarët serbë në Kosovë, sipas Planit të Marti Ahtisarit dhe Kushtetutës në fuqi të Kosovës (15.VI.2008), gëzojnë më shumë liri dhe të drejta si minoritet sesa vetë shumica dërrmuese kombëtare shqiptare (90%).
Këtë favorizim të tyre e dëshmon edhe fomimi i komunave të pastra etnikisht serbe (Graçanicë, Rani Llug, Kllokot, Shtërpce, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Gorazhdevc etj.), si rrjedhim i decentralizimit të Kosovës, të përqafuar dhe të “dizajanuar” nga disa grupe poltike të “kontaktit” të palës shqiptare të Kosovës, që zhvillonin bisedime me palën serbe të Beogradit nëpër metropolet e Evropës.
Kjo strategji politiko-propagandistike antishqiptare iu “ndezi” udhëheqësve serbomëdhenj, sepse ia arritën qëllimit që në pjesën veriore të Kosovës, duke e përfshirë edhe gjysmën e qytetit të Mitrovicës, ta shpallin si “zonë e lirë serbe”, të mbështetur drejtpërdrejtë nga Beogradi ( me polici, me organe dhe institucione të sigurimit, me njësi policore, paramilitare, me mbrojtje territoriale të armatosur, me uniforma dhe pa uniforma, ku gjatë 16-vjeçarit të shkuar kanë dëbuar me dhunë, me terror dhe me shpërngulje mbi 30 mijë shqiptarë, të cilëve ua kanë grabitur pasurinë e tundshme dhe patundshme (shtëpi, banesa) etj.
Ky problem ekziston edhe sot si i tillë (shqiptarëve të dëbuar, ende nuk u lejohet të kthehen në shtëpitë, në banesat e tyre, ose të ndërtojnë shtëpitë e tyre në truallin e tyre), sepse në Kosovën veriore ende vlejnë ligjet dhe kushtetuta serbe. Atje asgjë nuk mund të veprohet pa lejen dhe pa pëlqimin e Beogradit. Mbi 30 mijë shqiptarëve (të ngelur pa strehë, në pjesët e tjera të Kosovës) qe 16 vjet nuk u lejohet të kthehen në shtëpitë, në banesat dhe në pasuritë e tyre stërgjyshore.
E gjithë kjo ndodh se, si minoritarët e atjeshëm kolonë serbë, ashtu edhe Beogradi zyrtar (në bazë të Kushtetutës serbe në fujqi të vitit 2006), jo vetëm pjesën Veriore, por gjithë Kosovën, e konsiderojnë si territor të Serbisë, edhe pse, tanimë, Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe asnjë pëllëmbë e saj nuk i përket Serbisë kolonialiste.
Këtë animozitet politik, juridik dhe kushtetues të Serbisë, në një mënyrë e pasqyron edhe dialogu serbo-shqiptar në Bruksel nën monitorimin e BE-së, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, të arritur më 19 prill 2013, të nënshkuar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i qedverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, gjoja në emër të “normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”.
Mirëpo, epilogu i këtij dialogu pritet të përmbyllet në favor të minoritetit serb dhe të Beogradit zyrtar, i cili përmes problemit të krijuar në veriun e Kosovës, do të arrijë që gradualisht, ta bëjë kantonizimin e enklavave me shumicë serbe.
Këtë e paralajmëron edhe njëra nga pikat e Marrëveshjes tripalësahte Jabllanoviq-Thaçi-Mustafa(Formimi i “Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë”), të cilën e kanë pranuar dhe nënshkruar me ratsin e hyrjes në koalicionin qeveritar me “Srpska lista” (dhjetor 2014) të Aleksandar Jabllanoviqit, tanimë i shkarkuar për shkak të ofendimit të nënave shqiptare, me rastin e protestimit për të zhdukurit.
E gjithë kjo tregon se, Beogradi është në avantazh, sepse diti që gënjeshtrën, ta shndërrojë në të “vërtetë”, duke i akuzuar shqptarët e Kosovës gjoja për ushtrimin e “terrorit dhe zullimit” ndaj minoritetit serb, gjë që këtë karrem e “hangri” Evropa, duke pranuar një dialog të ri serbo-shqiptar, në emër të “normalizimit të marrënënieve midis Beogradit dhe Serbisë”, edhe pse kjo ende nuk ka dhënë llogari përpara bashkësisë ndërkombëtare për kryerjen e gjencidit në Kosovë (1998/1999).
Në të vërtetë, ky dialog serbo-shqiptar nën patronatin e BE-së, de fakto dhe de jure provon konstatimin dhe ndërkombëtarizimin problemit, të krijuar në Veriun e Kosovës.
Pse Gjykata Speciale Evropiane JO në Beograd, por në Prishtinë!
Për këtë fajin kryesor e ka heshtja dhe vonesa 15-vjeçare e politikës dhe e drejtësisë së Kosovës, që nuk e kanë sjellë Serbinë në “bangën e zezë” për kryerjen e gjenocidit të saj në Kosovë (1998/1999).
Tani, ky faj dhe kjo përgjegjësi nuk mund t’i atribuohet as Amerikës e as BE-së, duke qenë se Prishtina zyrtare plot 15 vjet nuk ushtroi padi penale ndërkombëtare kundër gjenocidit serb në Kosovë, këtë vacuum politik dhe diplomatik, e shrtytëzoi Beogradi, duke hudhur “topin në oborrin” e UÇK-së për shkak se “theu akullin” në Bruksel, duke u përqafuar me viktimën, pa dhënë asnjë llogari për gjenocidin e Serbisë, të kryer në Kosovë.
Tani, na erdhi mirë apo jo, e pranuam apo jo, formimi i Gjykatës Speciale Evropiane për Kosovën, është “dhuratë” e drejtpërdrejtë e politikës dhe e diplomacisë së dështuar të Kosovës.
Çfarë turpi, papërgjegjësie, çfarë naiviteti dhe çfarë kapitullimi politik dhe diplomatik, në vend se Prishtina zyrtare (si viktimë e gjenocidit serb), të mirrte iniciativën për paditjen e Serbisë për gjenocid, ndodhi e kundërta, Beogradi ia arriti, që ta bindte Evropën dhe Amerikën për formin e Gjykatës Speciale Evropiane për Krime të Luftës në Kosovë!?
Tash, përkundër reagimeve kundërshtuese brendaqeveritare dhe të kuvendarëve (pozitë dhe opozitë), formimi i Gjykatës Speciale Evropiane, është akt i kryer, qoftë në Bruksel apo në Nju-Jork në kuadrin e KS të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç vuri në dijeni, edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë z.Tracey Ann Jackobson.
Për këtë çështje nuk mund të fajësohen as Amerika e as BE-ja, por vetëm politika dhe diplomacia zyrate e Kosovës, e cila, qe 15 vjet nuk ka ushtruar aktpadinë penale ndërkombëtare kundër kryerjes së gjencidit të Serbisë në Kosovë (1998/1999)
Gjithashtu, hyrja e palës shqiptare e Kosovës në bisedime me palën serbe të Beogradit (pa e shtruar asnjë kusht, që, Serbia, të vihej përpara drejtësisë ndërkombëtare për shkak të kryerjes së gjencidit të saj në Kosovë), bëri që propozimi dhe aktpadia e Serbisë për “kirime lufte” të UÇK-së, të miratohet nga instancat përkatëse të BE-së, që të themelohet Gjykata Speciale Evropiane për Krime të Luftës në Kosovë.
Krimi i gjenocidit nuk përshkruhet, por heshtja dhe vonesa e ndëshkimit të tij, mund të jenë me pasoja të rrezikshme për viktimat e tij, sepse, po qe se nuk ndëshkohet në kohën e duhur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, ai mund të përsëritet në të njëjtën formë, apo në formë, edhe më më të vrazhdtë, më drastike dhe më ataviste, ashtu sikurse gjenocidi i Serbisë në Kosovë më 1998/1999, i përsërituar pas 100 vitesh për shfarosjen kolektive të shqiptarëve. Nga ky gjenocid serb u tmerrua jo vetëm Ballkani, por edhe Evropa, si dhe mbarë bota e qytetëruar e sotme.
Megjithëkëtë, ja kaluan 16 vjet (1999-2015), por tre gjenlocidet e Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, ende nuk iu nënshtruan verdiktit të drejtësisë dhe të gjyqësisë evropiane dhe ndërkombëtare.
Ky amnisitim absurd i gjenocideve të Serbisë, ndikoi më se negativisht në marrëdhëniet e saj me shtetet fqinje, të cilat ishin viktima të saj, sepse Beogradi zyrtar deri më sot nuk ka pranuar se Serbia ka kryer tre gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Kjo është padrejtësia serbe, e cila, nëse nuk ndëshkohet nga Evropa dhe nga bashkësia ndërkombëtare, mund të vampirizohet sërish, sikurse në vitet e 90-ta të shekullit XX, sepse kishin kaluar më se 100 vjet, as Evropa e as bashkësia ndërkombëtare nuk i kishin dënuar gjenocidet e mëparshme të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë (1878-1999).
Për hir të përqafimit të parakoshëm me Beogradin, harruan gjenocidin e Serbisë!
Si rrjedhim, këtë gabim politik të palës negociuese shqiptare të Kosovës, Serbia diti ta kapitalizojë në interesin e politikës së saj shtetëtrore, duke iu shmangur përegjegjësisë morale dhe ligjore para Evropës dhe para bashkësisë ndërkombëtare. Në vend se të ballafaqohej me drejtësinë për krimet e gjenocidit të saj, Serbia shpiku dialogun me palën shqiptare të Kosovës, kinëse për “normalizimin” e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Këtë avantazh të politikës dhe të diplomacisë antishqiptare të lidershipit të Beogradit, e bëri të mundur politika kapitulluese e Prishtinës zyrtare, e cila pranoi një dialogim të nxituar dhe të pabarabartë me palën serbe në Bruksel, para se të kërkonin llogari ligjore ndërkombëtare për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Ky potez i gabuar i politikës së qeverisë së Kosovës, bëri që më pas, të vinte në shprehje formimi i Gjykatës Speciale Evropiane për “krimet e luftës” në Kosovë, në vend se të ndodhte e kundërta, krijimi i Gjyaktës Speciale Evropiane për denoncimin e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë(1998/1999).
Fatkeqësisht, këtë fatalitet politik dhe diplomatik (me plot koncesone, shtrembërime dhe me konstatime të pathemelta justifikuese), duke u shndërruar në “objekt” të interesave të politikës shtetërore të Serbisë, e dëshmon edhe vazhdimi i dialogimit të mëtejmë të Prishtinës me Beogradin në Bruksel nën monitorimin e BE-së, pa parashtrimin e këtyre kushteve të domosdoshme të pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë: 1) Heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë (2006); 2) Kërkimfalja kolektive për GJENOCIDIN e kryer serb në Kosovë; 3) Hapja e të gjitha varrezave massive të shqiptarëve në territorin e Serbisë; 4) Gjetja e të gjithë të zhdukurëve shqiptarë, të cilët qe 16 vjet “flejnë” nëpër varrezat masive të betonuara në Serbi; 5) Dëmshpërblimi i reparacioneve të luftës; 6) Njohja e Republikës së pavarur të Kosovës.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
890 herë
|
|
|
|
|
|
|