Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
8 Vjetori i Masakrës së Raçakut
Publikuar më 15 janar, 2007 në orën 06:36 ( ) Sheradin Berisha | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
„Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“ – kështu pat deklaruar para gazetarëve ambasadori amerikan William Woker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, më 16 janar 1999, vetëm një ditë pas vrasjes dhe masakrimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimes.

-------

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë. Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë (afër xhamisë) Banush Azem Kamberin, ndërsa familja e tij pak kohë më herët kishte braktisur shtëpinë. Forcat kriminale, Banushin pasi e maltretojnë fizikisht e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e fqinjit të tij Rashit Rashiti. Këta barbarë të mesjetës, nuk e lënë me kaq, pas ekzekutimit Banushit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk është gjetur në vendin e krimit.

Formacionet kriminale, në të cilat ishin përfshirë edhe serbë lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar. Drama me tmerruese në këtë ditë për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë serbe. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin
e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës gjuajnë me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.

Dëshmitarët Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, për këtë ngjarje tragjike rikujtojnë:“ Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimes dhe e ka pyetur policin e maskuar:“Çka ka këtu brenda?“.Polici i përgjigjet:“Gra dhe fëmijë“. Komandanti ia kthen:“Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“. Na ka nxjerrë në oborr dhe na ka marrë letërnjoftimet… ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur në bodrum më çelës.

Ndërkaq dëshmitari Biall Sadri Avdiu, që ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:” Dy tre policë e çelën derën e ahurit…dhe thanë:”Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u qivsha). Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë ata kishin qenë shumë 30 – 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me masaka e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.

Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj:” Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani.

Sipas këtyre dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut , dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijtë e mbyllur në çelës.

Pas kësaj drame tmerruese, kriminelët sipas skenarit të përgatitur më herët kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët gjatë rrahjeve brutale në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje të drejtuesve të këtij oprecioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, diku në mesditë këta burra i marrin dhe në kolon për një i nisin në drejtim të malit dhe te”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut është biseduar në radiolidhje.

Pikërisht në rrugicën e Gropës së Bebushit ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafale automatiku nga afërsia i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 burra, ndërsa me këtë rast meqë ishin të fundit në kolonë arrijnë të shpëtojnë: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Imer Imeri.



KUSH U VRA E U MASAKRUA MË 15 JANAR NË REÇAK

Më 15 Janar 1999, (në këtë ditë të kobshme), në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.


1.Lute ASLLANI
2.Banush AZEMI
3.Ragip BAJRAMI
4.Halim BEQIRI
5.Rizah BEQIRI
6.Zenel BEQIRI
7.Lutfi BILALLI
8.Ajet EMINI
9.Bujar HAJRIZI
10.Myfail HAJRIZI
11.Skënder HALILI
12.Haqif HYSENAJ
13.Hajriz IBRAHIMI
14.Hakip IMERI
15.Murtez IMERI
16.Nazmi IMERI
17.Mehë ISMAJLI
18.Muhamet ISMAJI
19.Ahmet JAKUPI
20.Eshref JAKUPI
21.Hajriz JAKUPI
22.Mehmet JAKUPI
23.Xhelal JAKUPI
24.Jashar JASHARI
25.Raif JASHARI
26.Shukri JASHARI
27.Fatmir LIMANI
28.Nexhat LIMANI
29.Salif LIMANI
30.Bajram MEHMETI
31.Hanumshah MEHMETI
32.Arif METUSHI
33.Haki METUSHI
34.Ahmet MUSTAFA
35.Asllan MUSTAFA
36.Muhamet MUSTAFA
37.Sadik OSMANI
38.Jashar SALIHU
39.Shukri SALIHU
40.Bajrush SHABANI
41.Ahmet SMAJLAJ
42.Sheremet SYLA
43.Shyqëri SYLA
44.Bajram XHELADINI
45.Njazi ZYMERI

Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së z. William Woker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë i tmerruar pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..“ Më pas z. Woker vazhdoi ngjitjen drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtanguara e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, z. Woker në konferencën me gazetarë pa ngurrim do të deklarojë:“ Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.

Nga data 15 deri më 19 janar 1999 në Reçak dhe në rrethinë është zhvilluar një luftë e përgjakshme. Njësitë e UÇK-së gjatë këtyre ditëve zhvilluan disa beteja me forcat kriminale serbe për ta mbrojtur popullatën e gjithë rajonit nga operacionet shfarosëse .

Dhe në këtë luftë të pabarabartë ranë dëshmorë këta luftëtarë të lirisë:

Ahmet Kaçiku 1964 – 1999

Ali Beqa 1973 – 1999

Ismail Luma 1975 – 1999

Mehmet Mustafa 1938 – 1999

Sadik Mujota 1939 – 1999

Shaqir Berisha 1969 – 1999

Kadri Syla 1967 – 1999

Nazim Kokollari 1974 – 1999

Vezir Jashari 1975 – 1999

Skënder Qarri 1975 – 1999

Enver Rashiti 1974 – 1999

Lutfi Bilalli 1957 – 1999

Sadik Osmani 1957 – 1999

Nexhat Ramadani 1978– 1999

Ragip Bajrami 1978 - 1999



KUSH MORI PJESË NË MASAKRËN E REÇAKUT

Në masakrën e Reçakut morën pjesë njësitë speciale të policisë dhe forca të shumta paramilitare serbe, ku ishin të përfshirë edhe serbët lokalë, punëtorë të Kuvendit Komunal të Shtimes, të postës, të pylltarisë etj

Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut kanë identifikuar shumë kriminelë serbë që morën pjesë në masakrimin e banorëve të Reçakut dhe këtë fakt e kanë bërë publike përmes një çarçafi të vendosur pëpara selisë së UNMIK-ut, në të cilin ishin shkruar emrat e kriminelëve.

Në këtë çarçaf ishin shkruar emrat e këtyre kriminelëve:

1.BOZHIDAR MARINKOVIQ
2.ÇEDOMIR AKSIQ
3.ZHIVORAD STOJÇETOVIQ
4.BOGDAN NOJIQ
5.JOVICA STOJKOVIQ
6.MOMIR RISTIQ
7.ZVONKO RISTIQ
8.LJUBOMIR NOJIQ
9.NENAD MARINKOVIQ
10.PAVLE MARINKOVIQ
11.ZORAN NEDELKOVIQ
12.SLLAVISHA MARINKOVIQ
13.VOJISLLAV JANIÇIJEVIQ
14.MILIVOJE ÇANOVIQ
15.JOVICA JOVANOVIQ
16.STOJAN AKSIQ
17.MILORAD KOSTIQ
18.DRAGISHA KOSTIQ
19.DRAGAN TASIQ (…)


Ndonëse janë publikuar emrat e këtyre kriminelëve, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,(policia e UNMIK-ut, KFOR-i, SHPK-ja…) as institucionet tjera ndërkombëtare (UNMIK-u…) por as lidershipi politik e institucional i Kosovës (pozita e opozita) duket se nuk kanë treguar interesim, për më tepër janë treguar skajshmërisht neglizhent dhe të papërgjegjshëm për këtë çështje.

Nga gjithë kjo sa u tha, një gjë është e sigurt, bota e di se në Reçak dhe kudo në Kosovë janë bërë krime të tmerrshme, prandaj pa vënien e drejtësisë në vend nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në as në Kosovë as në Ballkan.



Sheradin Berisha
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 1 vizitorë
Lexuar: 1,586 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi