Për mozaikun 'Bukuroshja e Durrësit' shkruajne ne librat e tyre të botuar në 1920 arkeologët austriakë Shober dhe Prashniker, të cilët në vitet e luftës së parë botërore e ndeshën atë në një nga transhetë që hapnin në qendër të Durrësit ushtarët.
DURRËS, 10.06.2009
Një imitim artistik i mozaikut "Bukuroshja e Durrësit" me mbi 45 mijë gurë mermeri me pesë ngjyra të ndryshme të vendosur në rrafshin me gjatësi 120 cm dhe gjërësi 80 cm, është sjellë nga duart e artistit amator Isa Shuaipi. 'Bukuroshja e Durrësit', veper e ilireve te shekujve 4-3 p.e.s, është një imitim me përmasa më të vogla.
Mozaiku më i njohur në Shqipëri, që prej vitit 1981 ndodhet në hyrje të muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. 'I shoh me shumë kureshtje muret e vjetra të qytetit dhe më bën përshtypje teknika e përdorur nga paraardhësit tanë. Ato i kanë rezistuar kohërave, luftrave dhe tërmeteve të tmerrshme, duke i bindur durrsakët që të rikthehen në vendin e tyre'. tha Tako Shuaipi.
Artisti i mermerit që ka rikrijuar amfiteatrin antik, torrën mesjetare, muret bizantine, forumin rrethor dhe xhaminë e qytetit, tashmë synon që të hapë një ekspozitë në qendër të qytetit. |