Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Babadimri nuk pati dhurata - Ato i morën politikanët
Publikuar më 30 dhjetor, 2009 në orën 21:45 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot (30.12.2009 - e mërkurë) duke filluar në orën 12:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi aktivitetin e fundit për vitin 2009. Aktivistët e Lëvizjes të veshur me rroba babadimri, nën slloganin “Babadimri nuk pati dhurata, ato i morën politikanët” iu shpërndanë qytetarëve kuti dhuratash, pa dhurata, brenda të cilave ishin vendosur fletushka me po këtë sllogan. Përmes këtij aksioni, simbolikisht u munduam që të paraqesim se si jeta e qytetarit të Kosovës, njësoj sikurse ato kuti pa dhurata, po bëhet e zbrazët dhe pa kuptim. Dhe po bëhet më e zbrazët pikërisht sepse jeta e politikanëve po mbushet përherë e më shumë me pasuri e luks.

Viti 2010 nuk do t’i gjejë punëtorët e shëndetësisë e as ata të arsimit me paga më të larta; pensionistët që me punën e tyre në të kaluarën, e ndërtuan këtë vend, do të vazhdojnë të marrin pensione nënçmuese; nuk do të ketë vende të reja të punës për qytetarët e papunë e as arsim më të mirë për të rinjtë e këtij vendi. Por, a e dini çfarë do të sjellë ky vit? Para më shumë për deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët edhe ashtu paguheshin 5 herë më shumë se sa paga mesatare në Kosovë; ky vit do të sjellë para më shumë për kryeministrin, ministrat, e presidentin të cilët do të përfitojnë personalisht, nga privatizimi apo shitja e ndërrmarjeve dhe pasurive natyrore të vendit tonë. Politikanët e Kosovës, pa dallim pozitë-opozitë, po përfitojnë shumë nga mjerimi i qytetarëve dhe jetën e këtyre të fundit vazhdimisht po e zbrazin.

E normalisht që, as në vitin që po na vjen nuk do të ketë dhurata për fëmijë, sepse ato i morën këta politikanë njësoj siç po e marrin edhe të ardhmen e këtyre fëmijëve duke zbatuar në Kosovë projekte të dëmshme politike dhe ekonomike të cilat, vendin tonë po e shpiejn në humnerë.

Nuk do të ketë jetë të mirë për aq sa na udhëheqin njerëz të korruptuar që mund të jenë në shërbim të kujtdo tjetër përveç qytetarëve. Nuk do të ketë jetë të mirë për popullin e Kosovës deri atëherë kur vendimet për këtë jetë i merr vetë qytetari; deri atëherë kur politikani vihet në shërbim të popullit dhe i jep llogari vetëm këtij të fundit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 4,151 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi