KRISTINA RASI - Poezi |
Publikuar më 21 janar, 2010 në orën 23:13 ( ) |
Kristina Rasi | Kulturë | |
|
|
.
HESHTJE APO ZI?!
Ka kohë duke medituar në vetmi,
E heshtur , e revoltuar po rri!
Askujt, asgjë s' po i them,
Kujtoj, tani me heshtje,
Më fuqishme do të jem!
Kujtoj, kështu më mirë,
Ani se qenka më vështirë;
E heshtur!!!
Sepse, fjala s´po gjen forcë!
Tek kjo botë e ligë!
Meditoj::
Shumë kam folur!...
Shumë kam shkruar!...
Kam folur e shkruar dikur:
Të mbrojmë:
Gjuhë,
Komb,
E, Flamur!
E, tani s' po them me asgjë!
E vetja më duket disi
Mbinjerëzore!
Nuk pretendoj se jam shenjtore!
Por, një bijë e thjeshtë malësore,
Me qëndresë e besë arbërore!
Po kujtoj disi:
Sikur të mos isha më ,
Ajo që kam qenë...
Reaguese, revoltuese!...
E tani:
Pse të flas, kur të tjerët kokë-erët....
Nuk duan t´më dëgjojnë?!
...Dhe, jo vetëm mua!
Ata, kokëshkretë ...
Po i dëgjojnë
Të huajt ziliqarë,
Dinakë, qelbakë,
E, trutharë, barbarë!
E pyes veten:
E, tani e tutje;
Si do shpërthejë furishëm,
E të rrëmbejë fuqishëm
Vullkani im shpirtëror?!
O vëllezër e motra!
Ju lutem mos më pyetni-më tej ,
Pse , pse po heshti?
Sepse, -këtë heshtje e konsideroj,
Si një minutë zie!
Heshtja ime është një zi e vërtetë,
Në nderim të ideve të mia ...
Që i fola e i shkrova dikur!
Për
Shqipëri,
Gjuhë
E, Flamur!
Jo, jo!
Mos me pyetni më, pse po heshti?
Sepse, tani dijeni se, unë po mbaj zi
Për të gjitha ato dëshira që u varrosën....
Përkohësisht, pikërisht, egërsisht,
Në Shqipëri!
Ato u varrosën mizorisht,
Në lëndinën e nderit,
Jam duke pritur se patjetër...
Ato ideale, një ditë do të përjetësohen.
Pas klithmave ndryshe!...
Atëherë, HESHTJA ime , e rëndë sa malet,
Do të flas edhe më shumë...
Se dikur klithja kryengritëse...
Deri në Kupën e Qiellit,
E flaktë për rrezet e Diellit!
Drejt shpëtimit e ribashkimit!
Zvicër, 17 Janar 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
Lexuar:
2,446 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|