MIRA SHALARI: POEZI... ...PA TITUJ!?... |
Publikuar më 05 shkurt, 2011 në orën 22:41 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
Nga dashuria per ty
Një shoqe të ngushtë gjeta
Që shpirtin gjallë ma mban
E hallin tim ma qan
Xheloz, mos u bë ti
Ajo quhet Poezi!
* * *
Atë botë...
Kur linde Ti
Në atë fillim shkurti
Ngrica e acar kishte
Lloh dëbore binte
Frynte erë e murlan
Dimër i fortë ishte...
Atë botë...
aty pranë votrës
Nën dritën e zbehtë të llampës
Atje, në baçillën e largët
Nga zemra zjarr e nënës
Një YLL do të lindte...
Dhe sot...
Për Ty...
Një tufë lulekuqe të fushës
Ku ngjyra e tyre më ndezi
Vrapova të t’i dhuroja
N’ mesnatë, pa ardh mëngjesi...
Një tufë zambakësh të bardhë
Të kthjellët si uji i burimit
Vrapova të t’i dhuroja
Ende pa zbardh agimi...
Një tufë jargavanësh
Që kundërmojnë erëmirë
Vrapova të t’i dhuroja
Pa aguar mirë kjo ditë...
Një tufë trëndafila të kuq
Te oborri ynë ata çelin
Vrapova të t’i dhuroja
Në agim, pa lindur dielli...
Një tufë zymbylash të kaltër
Si kristali i syve të tu
Vrapova të t’i dhuroja
Por... ah, s’të gjeta askund...
Dhe u ktheva e dëshpëruar
Se rrugën, se kisha gjetur...
Por, jo, jo, isha gabuar
Në zemrën time,
Ti ishe fshehur!!!
* * *
Kafen e mëngjezit
Me ty doja ta pija
Çdo ditë...
Por...
Ti e di shpirt,
Na pengojnë largësitë...
***
Sa e ëmbël ardhja
Por e hidhur ndarja
Vallë a do të shihemi përsëri?!
Ndoshta,
Të shpresojmë
Kushedi!?
***
Unë këtu...
Ti atje...
Me një mendje,
Me një zemër,
Me një gjak,
Me një emër,
Me një shpirt të ri!
Jemi një unë dhe ti!
***
Dy rrugë,
Dy kufinj,
Dy shtete,
Dy qytete në largësi...
E brenda tyre...
Vuajmë unë e ti!
***
Në sytë e tu të kristaltë
Nis e lexoj...
Ka brenda tyre: Bukuri
Mençuri
Burrëri
Po mbi të gjitha Dashuri...
Dashuri
Pa kufi!!!
***
Në perëndim të diellit
Dy fjalë të thashë
Mos më harro kurrë!
Në shpirt më fshih
Më ruaj në zemër
Rri në sytë e mi!
Aty,ndanë rrugës
Dy fjalë të thashë
Kam mall, mall pa fund
E di, që s’mund të të kem
Ty o njeri i mirë
Po mos harro kurrë
Të dua shumë!
***
Rrugës për tek Ti
Unë vi me vrap
Rrugës për tek Ti
Asgjë s’më ndal
Rrugës për tek Ti
Dielli s’më pengon
Rrugës për tek Ti
Gjaku më vlon
Rrugës për tek Ti
Erës ja kaloj
Rrugës për tek Ti
Shiun e ndaloj
Rrugës për tek Ti...!?
Si do t’ja bëj se di...
Kur ti të jesh larg
O i miri njeri?!
Ta dish!
Unë prap do të vi !!!
***
Sot bie shi
Çuditërisht bie shumë
Si atë mbrëmje,
Kur të prisja unë...
Sot bie shi
Si atë fund prilli
Po dhe vera shpirt
Me shi na hyri
Sot bie shi
Megjithëse është korrik
Ah, ky shiu thonë
Është romantik
Por...
Binte shi,u takuam...
Binte shi,u dashuruam
Binte shi,u përqafuam,
Qeshëm,
Qamë,
Binte shi...
O Zot,.
Me lot u ndamë!!!
***
Mirë dikush e tha
“Keq të të dua,
Mos të të dua keq,
Përballë një udhëkryqi
Lëngoj e heq”
***
SMS e tua të gjitha i kam mbledhur
Çdo gërmë,çdo fjalë,çdo shpresë
Gëzim, premtim, betim,
Po mbi të gjitha besë!
SMS e tua, të gjitha i kam mbledhur
I rilexoj gati për ditë...
Aty, me sytë e mëndjes të gjej
Tek SMS je ti!
***
Pyes veten: Si mundem,që ditën
Të kërkoj syrin tënd?!
Si natën vetmuar
Në trupin tim
Shpirti yt fle?!
Si mundem,si mundem...
Të thërras e t’kërkoj?!
Habitem, pyes veten
Dhe asgjë s’ kuptoj,
....................................
Po tashmë mirë e di,
Me imazhin tënd jetoj!
.....Se ekziston në botë mirësia...
E përqafova
Se ekziston në botë dlirësia
E pranova
Se ekziston në botë dashuria
E gjeta......
Por, që ekziston në botë ligësia
S’e mendova....
Rëndë u dënova....
Dhe ligësia....sot
“ karshillek” më bën!?
E më thotë:
”triumfova unë”
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 57 vizitorë |
Lexuar:
3,781 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|