Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BALLKANI DHE HAPJA E „KUTISË SË PANDORËS“ !
Publikuar më 10 shkurt, 2012 në orën 22:24 ( ) Kristina Rasi | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Konferenca e Dejton-it (1994), e organizuar për ndërprerjen e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, vendosi kështu:
„Lejohet shpërbërja e ish RSFJ-së, por nuk lejohet ndryshimi kufijve të ish republikave jugosllave të ish-RSFJ“.

Vendimi i Dejton-it, që përbën parimin bazë të OESBE për mosndryshim të kufinjëve dhe të krijimit të shtetëve multietnike, u zbatua edhe në rastin e Kosovës dhe të IRJM-së, por nuk u zbatua edhe në shtetet tjera të Ballkanit, si psh. në Serbi, ku krahas serbëve, jetojnë edhe shqiptarët (në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe mbi 200 mijë në Beograd, hungarezët (në Vojvodinë), boshnjakët (në Sanxhak) rumunët, bollgarë, romët dhe…, apo në Mal të Zi, ku krahas malazezëve, jetojnë edhe mbi 5% shqiptarë, mbi 30% serbë, boshnjakë, romë dhe...
Edhe pas gati dy dekadash, të zbatimit të vendimeve të Dejton-it, jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në Kosovë dhe në IRJM, Ballkani vazhdon të mbetet një „fuçi baroti“.

Shteti multietnik i Bosnjë e Hercegovinës nuk po funksionon, ashtu siç dikur nuk funksiononte as edhe ish RSFJ, sepse është një bashkim artificial, midis popullit serb, popullit kroat dhe popullit boshnjak, por bashkësia ndërkombëtare, ashtu siç dikur vepronte me ish RSFJ-në, përpiqet që me paterica ta mbajë në këmbë Bosnjë e Hrecegovinën dhe...; sepse, bashkësia ndërkombëtare vazhdon të udhëhiqet nga parimi i OESBE-së, dhe nuk po udhëhiqet nga parimi Wilsonian i të drejtës së vetëvendosjës së popujve.
Por, dështimi i Dejton-it në Bosnjë e Herceovinë, dhe edhe i parimit të OESB-së të shteteve miltietnike në IRJM dhe në Kosovë, tani do të sjellë hapjen e „Kutisë së Pandorës“ në Ballkan, që nënkupton rikonfigurimin e kufinjëve të Ballkanit dhe të zbatimi të parimit Wilsonian të së drejtës së vetëvendosjës së popujve, gjë kjo që do të sjellë edhe krijimin e komb-shteteve etnike në Ballkan, si Shqipëria Etnike, Greqia Etnike, Bullkagria Etnike, Serbia Etnike, Kroacia Etnike dhe…., dhe përfundimisht Ballkani, nga nje „fuçi baroti“, do të shëndrrohet në një oazë paqe e stabiliteti, paqë e stabilitet ky që do të rrezatojë edhe Europën e Bashkuar dhe edhe më gjërë.

Fronti Demokrati për Bashkim Kombëtar (FDBK), përmes deklaratave publike, dhe edhe përmes shkrimeve të shumta të Kryetarit të tij, zotit Gafurr Adili, ndër të cilat është edhe: „Ndarja e Kosovës dhe loja dominio!“, prej kohësh i ka analizuar të gjitha këto situata në Ballkan, dhe gjithashtu edhe i ka paralajmëruar situatat e reja, prandaj FDBK rregullisht ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojmë që, shqiptarët e Shqipërisë Historike, dhe në veçanti ne forcat patriotike shqiptare, duhet të përgaditemi për detyrën dhe misionin e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Historike, prandej edhe gjykoj që, të gjitha forcat patriotike shqiptare duhet të bashkohen sa më shpejt dhe të marrin edhe përgjegjësinë e misionit të ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqiperisë Historike.

Zëdhënëse e FDBK.

Zvicër, më 10 shkurt 2012

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Kristina Rasi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 5,414 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi