Edhe pse Komisioni i Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë të Republikës së Kosovës ka hartuar e miratuar para disa vjetësh standardizimin e emërvendeve të Kosovës, duke botuar edhe libërthin me emërvendet paralele, disa medie tona si RTK, Kohavizion, gazetat "Koha ditore", "Epoka e re", "Kosova sot" etj. vazhdojnë me të vjetrën, me një nostalgji për kohën e pushtimit.
Ato ende vazhojnë t'i quajnë e shkruajnë Therandën Suharekë, Dardanën Kamenicë, Artanën Novobërdë, Besianën Podujevë, Sharrin Dragash, Burimin Istog, Kastriotin Obiliq etj. Bëjnë përjashtim vetëm emërvendet Drenasi e Bardhoshi.
Faji është edhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe i Kompanisë së rrugëve rajonale, që vazhdojnë me mbishkrimet e vjetra sllave, madje edhe në autostradën e re.
Kjo tregon për nostalgjinë tonë dhe çlirimin e vonë nga mendësia sllave.
Toponimet janë shenja të rëndësishme të identitetit etnohistorik.
Reagimi ynë etnokultoror është bojkotimi masiv i këtyre medieve dhe i mbishkrmeve të huaja derisa ato të aplikohen dhe të shkruhen drejt.
Prishtinë, 1 gusht 2012
|