Shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën IRJM (FYROM), në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 24 mars 2013 në IRJM (FYROM), rrezikojnë ta humbasin Strugën dhe edhe Kërçovën; sepse, nëse sllavo-maqedonasit në Strugë, për Kryetar të Komunës së Strugës, kandidojnë me një kandidat, shqiptarët në Strugë kandidojnë me dy kandidatura, me z. Arben Labenishti të BDI dhe me z. Ziadin Sela të PDSH. Gjithashtu, edhe në Kërçovë shqiptarët kandidojnë me dy kandidatura, me z. Fatmir Dehari të BDI dhe me z. Sali Ramadani, kandidat i pavarur, kurse sllavo-maqedonasit kandidojnë vetëm me një kandidaturë të vetme, kështuqë shqiptarët rrezikojnë ta humbasin edhe Kërçovën.
Dhe, që të ndodh kjo, që shqiptarët ta fitojnë Strugën dhe Kërçovën, unë konsideroj që, kandidaturat e tyre duhet t’i tërheqin atdhetarët e devotshëm të kauzës shqiptare, atdhetari Sali Ramadani në Kërçovë dhe atdhetari Ziadin Sela në Strugë, dhe le t’i lëjnë dy kandidaturat e BDI-së. z. Fatmir Dehari dhe edhe z. Arben Labenishti që të zgjidhen kryetarë të dy komunave shqiptare, Fatmir Dehari Kryetar i Kërçovës dhe Arben Labenishti Kryetar i Strugës. Interesi kombëtar kështu e kërkon, prandej gjykoj që, dy atdhetarët, atdhetari Sali Ramadani dhe atdhetari Ziadin Sela duhet të veprojnë kështu.
-Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Tiranë, më 12 mars 2013
|