Te nderuar miq, bashkpunetore e vellezer te nje ideali!
Pak pas ngjarjeve te fundit politike ku u perfshi LPK- ja dhe Levizja vetvendosje u tentua të manipulohet me emrin e ish kryetarit te LPK-se D.J.V. Murat Bytyqit!
Dikush i ka thyer Codin e e-mailit Murat Bytyqit dhe ka publikuar nje komunikate ne emrin e tij!
Ish kryesia e Levizjes Popullore e Kosoves brenda vendit dhe ajo D.J.V. e denon ashper nje manipulim te tille me qellim demtimin e bashkimit te Levizjes Popullore te Kosoves me Levizjen "Vetevendosje" .
Dyshimet e forta per kete krim ndaj privatesise se z. Bytyqi lindin sepse ajo komunikate nuk permban fakte te verteta. Pas konsultimeve te vazhdueshme gjate 2 viteve per nje bashkim te Levizjes Popullore te Kosoves me Levizjen " Vetevendosje" , ndjekur nga takimet e radhes ne Aarau te Zvicrres, takimi i Winterthurit e se fundi dhe takimet e Luzernit, e gjithe Kryesia e LPK-se, kane rene dakord per bashkimin e LPK-se me Levizjen " Vetevendosje" !
Menjehere pas ketij manipulimi, ne Opinion eshte shfaqur dhe kryetari i Shoqates Kulturore per mbrojtjen e vlerave te figures se Enver Hoxhes, z. Remzi Hasani, me seli ne Shtime te Ferizajt, duke tentuar qe historine e lavdishme te LPK-se dhe Tri Luftrave Çlirimtare qe ajo udhehoqi, ti barazoje me aktivitetin rural te nje Shoqate Kulturore.
Ne emer te LPK-se, mund te shkruajne, te publikojne e te informojne opinionin e gjere vetem ata qe i mbeten perjete besnik programit te LPK-se dhe betimit te UÇK-se, bazuar ne vendimet e Lidhjes se Prizrenit. LPK-ne e lindi vuajtja e tejskajshme shekullore e popullit tone nen zgjedhen e pushtuesit dhe popullit ajo ia solli lirine. Sot, kur liria eshte me e dobet se kurre, bashkimi i LPK-se me Levizjen VV, vjen si zgjidhja me e mire dhe e dobishme, duke pare se te dyja forcat punojne e luftojne per te njejtin ideal.
Ky reagim vjen natyrshem, per sqarimin e gjithe opinionit publik dhe per ti treguar atyre qe perpiqen te destabilizojne dhe berbaltin punen e aktivitetin e LPK-se dhe Levizjes VV, se asnjera, kurre nuk do heshtin se luftuari per ta bere Kosoven dhe Shqiptarine zot ne toke te vet!
Hasan Meta
Ish Kordinatori i LPK-së
Azem Zekaj
Perfaqsuesi i LPK-së
|