Shqiptarët, jo vetëm në Shqipërinë Lindore nën IRJM, por edhe në R. e Shqpërisë dhe në R. e Kosovës, janë të vetmit që “Maqedonisë” nuk ia kanë kontestuar as emrin (si Greqia), as gjuhën e identitetin kombëtar (si Bullgaria) dhe as kishën autoqefale (si Serbia). Por, krijesa artificiale dhe e sëmura e fundit e Ballkanit (IRJM), gjatë dy dekadave të “pavarësimit” të tij, sistematikisht i ka provokuar dhe edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i provokojë, madje edhe t’i ofendojë shqiptarët.
Para disa muajsh (në maj), një diplomati të një shteti të BE-së, ndër të tjerat, i kërkova që ta lexonte Referendumin për Pavarësi të “Maqedonisë” (të vitit 1992), ku decidivisht thuhet kështu:
“Përmes këtij referendumi e shpallim pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, por nëse nuk do të funksionojë pavarësia, atëherë Republika e Maqedonisë do t’i bashkangjitet njëres nga ish republikat e ish RSFJ-së”.
Vetëkuptohet që kjo ish republikë e ish RSFJ-së është Serbia.
Dhe pikërisht kjo klauzolë është ajo që çdo qeveri të IRJM-së, si asaj të Branko Crvenkovskit dhe edhe të Nikola Gruevskit, ia ka mbajtur kokën në Beograd. Vetëm qeveria e VMRO-DPMN e Lupço Georgjevskit kokën e kishte në Sofje, prandej Beogradi, përmes konfliktit të armatosur, të organizuar nga Branko Crvenkovski dhe Ali Ahmeti, e përmbysi (me turp) bullgarofilin Lupço Georgjevski.
Autori është President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
Tiranë, më 15 shtator 2013
|