Intervistë e imagjinuar me Andon Zako – Çajupin. |
Publikuar më 28 mars, 2014 në orën 22:06 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
S'humbet kurrë Shqipëria
Çajupi është ndër përfaqësuesit më të denjë të realizmit në letrat shqipe dhe një nga figurat meritore për shpalljen e Shqipërisë së pavarur. Një jurist i dalluar dhe avokatë, të cilën detyrë nuk do ta ushtroj, sepse e shihet se nuk përfillej drejtësia askund. Jetoi në Paris e Kairo, bashk me shokët veprimtar, që nuk ishin të pakët në atë kohë, do ta përbënin kolonën e ndritur kombëtare, të cilët nuk e ndalën veprimtarinë e tyre gjer në fund të jetës.
Për lexuesit tanë do të zhvillojmë një bashkëbisedë, për të parë më mirë punën dhe përkushtimin e Tij në bërjen e Shqipërisë, Shiqëri.
MORINA:- Ne ishim një komb i robëruar, që nga rënia e perandorisë Ilire. Pushtuesit ndrroheshin dhe secili mundohej të na shuante ndjenjen e të qenit shqiptar, mirëpo sa kohë ndenjëm të robëruar vetëm nën Perandorin otomane?
ÇAJUPI:- Pesëqind vjet kemi rruar, me pahir, Lidhurë këmb` e duar, me inxhir!
MORINA:- Kjo gjendje ishte e mjerë. Shqiptarët bënën kryengritje herë pas here. Kjo nuk mjaftonte, sepse nuk bëhej një kryengritje e gjithëkombëtare dhe Ju bëtë thireje?
ÇAJUPI:- Çvish rrobat e robërisë, Mëmëdhè, Vish armët e trimërisë, se ke ne!
MORINA:- Pushtimimet kishin sjell edhe fe të ndrtyeshme. Kjo diktohej, prandaj Ju iu drejtuat me thirrje gjithë popullit?
ÇAJUPI:- Myslyman e te krishtere jemi keq! Te ngrihemi qe te tere, djem e leq!
MORIN: - Çfarë donte të thoshte për Ju atdheu, që me aq afsh lëshonit kushtimin?
ÇAJUPI:- Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënuar koka, ku kam pasur memë’e atë, ku më njeh dhe gur’i thatë, ku kam pasur shtëpinë, ku kam njohur perëndinë, stërgjyshet ku kanë qenë dhe varret q’i kanë vënë, ku jam rritur me thërime, ku kam folur gjuhën time, ku kam fis e ku kam farë, ku kam qeshur ku kam qarë, ku rroj me gas e me shpresë, ku kam dëshirë dhe të vdes.
MORINA:- Mretërit e Perandorisë osmane, mundoheshin që të prishin gjaku, martesat e familjet, për të kënaqur epshet e veta, por edhe për të pushtuar më lehtë, duke e ditur se gruaja te shqiptarët kishte një respekt të veçantë. Me një fjalë, dëshironte të blinte lirinë, çështë liria për Ju?
ÇAJUPI:- Mbreti sikur të më thotë "Hajde në palas me mua, të gëzosh dhe ti në botë", do t'i them: "Zot, nukë dua. Për të ngrën' e për të pirë nukë mund të shes lirinë!
MORINA:- Liria nuk ndërrohet me asgjë, por edhe robëria nuk durohet dhe Ju iu derjtuat armiqëve?
ÇAJUPI:- Friko, mburru sa të duash, prishe, digje Shqipërinë, me shumë ia shton fuqinë, më tepër ia shton inatnë për Turqinë, për Muratnë, sado të bësh të këqia s'humbet kurrë Shqipëria; për lirinë, shqipëtarët, si të sotmit dhe të parët, kanë vdekur, do të vdesën. Mburre, q'u ndërrove besën dhe pandeh se i ke ndarë? Ti nuk i njeh shqipëtarë: myslyman e të krishterë janë vëllezër të tërë, kanë një gjak dhe një shpresë, nuk kanë tjetër besë, dëshirë kanë lirinë dhe besë shqiptarinë.
MORINA:- Prandaj bashkëkombësve iu drejtuat?
ÇAJUPI:- Të ndahet feja nga kombësia
MORINA:- Sepse...?
ÇAJUPI:- Sepse armiku nuk, kursen edhe ata që i kanë, po vështrojnë t’i përzënë
MORINA:- Kjo është domosdoshmëri...?
ÇAJUPI:- Që të kemi besim vetën në solidaritetin tonë kombëtar
MORINA:- Pushtuesi, shqiptarët i kishin lënë pa shkollim, në njërën anë, e në anën tjetër sundimi i egër i detyronte bashkëkombësit që të mendonin për trashëgimtarët dhe nga kjo dëshirë për të pasur mashkull, që do t’i delte zot kullës, bëheshin edhe martesa të hershme të meshkujve. Ju këtë e pasqyroni me një sarkazëm të fuqishme?
ÇAJUPI:- Nuk kam mundur të mbylli sytë para një fenomeni të tillë, ani pse ishin kohë të vështirë dhe rrezikohej të mbylleshin dyert e shtëpive. Jam mundua të vënë në lojë edhe këtë fenomenë, sepse dialogu i zhvilluar në mes dhëndrit dhe nuses flet mjaftë:
- Dhëndëri. Lozim ndonjë lodër? Të dua si motër.
- Nusja, Ç’motër me ke mua, o lum’ e prua? Ti më more grua.
- Dhëndëri. Pse u zemrove dhe u hidhërove? Kur s’lot ndonjë lodër, s’të dua si motër, të dua si mëmë! Po hajde të flëmë, se më mori gjumi.
- Nusja. Fli të marrtë lumi
MORINA:- Cilat të kqija i solli kombit tonë Turqia, që edhe Ju drejtuat perëndisë: “Kur bëre derr e Arinë ç'deshe që bëre Turqinë?”
ÇAJUPI:- Gjithë kombet që i kishte nën pushtim Turqia, u kishte lejuar pak autonomi dhe i lejonte të kishin shkollat e veta në gjuhët e tyre. Neve nuk na lejonte, madje edhe lutjet fetare i kishim të ndaluara në gjuhën shqpe. Derri e ariu janë dy kafshë, që po t’i marrësh për nga forca që kanë, në mesin e kafshve tjera, nuk janë aq barbar, sa ishte turqia me ne, prandaj edhe nuk kisha se si të shprehesha ndryshe.
MORINA:- Gjatë jetës Tuaj përjetuat edhe tragjedi familjare e kombëtare. Evgjenia ju shkatërroi shpirtërisht, ç’bukuri kishte ajo që la aq mbresa te Ju?
ÇAJUPI:- Bukuria jote, leshërat e tua Po si pendë korbi të gjata mi thua, Ballëtë si diell, faqetë si mollë Qafa jot`e gjatë, mesi yt i hollë. …Gjithë më kënaqin, të tëra t`i dua Po zemra jote u bë gur për mua!…
MORINA: Ajo ua la edhe djelin jetim, që vështirë e kishit të përkujdeseshit për të, ndaj e thirrët?
ÇAJUPI:- Ndë ç`kopshte me lule ke qëndruar vallë? Stë vjen keq për mua? Stë vjen mall për djalë?
MORINA:- Përjetuat edhe vdekjen e bashkëveprimtarëve, në mesin e tyre edhe të Naim Frashërit. Vdekja e Tij Ju goditi rëndë dhe si duket vështirë ishte të zëvendësohej më Ai?
ÇAJUPI:- Po. Vdiq Naimi, po vajtoni shqipetarka, shqipetare! Naimne kur ta kujtoni, mos pushoni duke qare! Vdiq Naimi, qe kendoi trimerine, Skenderbene, vdiq Naimi, qe lëvdoi dhe nderoi memedhene!
MORINA:- Si kudo në botë, përbrenda kombit ka tradhëtor, edhe në kohën e juaj kishte këtillë. Mund të veçonit dike?
ÇAJUPI:- E vërtetë. Mua më ka rënë të njohë shumë, se përjetova përmbysjen e shumë kohëve: Otomanëve, Xhonturqëve, Esadistëve, Zogollëve dhe atë të nazi fashizmit.
MORINA: - Dhe?
ÇAJUPI:- Raca e turdullëve, adhamudhve, esadistëve, zogollëve, ka qenë raca më e ndytë, ata nuk fshehnin qëllimet e tyre, për të pasur ar e frone, si ai sulltani “pas meje guri mbi guri mos mbet”, pra as që mendonin se duhej të kishte Shqipëri e shqiptar. Të tillëve nuk duhet lënë vend askund, duhet ndekur si djallën, se farë e keqe janë.
MORINA:- Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, gadi gjysmën e shqipërisë e la të robëruar nën Jugosllavi. Si e përjetuat?
ÇAJUPI:- Shumë rëndë, por i bindur se një ditë do të bashkohemi
MORINA:- Tridhjetë e një vite pas Jush, filloi revolucioni dhe pas njëzetë vjetësh arriti gjysma e asj gjysme të çlirohet. Ju gëzon ky fakt?
ÇAJUPI:- Me luftë apo, sepse kjo më shton dyshimin, kur thua se gjysma e gjysmës, prandaj edhe parashtrova këtë pyetje?
MORINA:- Me luftë.
ÇAJUPI:- Nuk i rrokën gjithë shqiptarët armët?!
MORINA:- Jo vetëm kjo. E keqja filloi në vitin 1990. Filloi të bëhej politik fisesh, e bajraktarësh. Armatimi që ishte përgatitur për çlirim e bashkim kombëtar, u shit. Më në 1997 Shqipria londineze pothuaj u vu në aeropag, sepse esadistët e zogollët e dogjën, e shkatërruan ushtrinë e policinë dhe mundësuan që këmishazinjët serb, malazezë, maqedonë, e shqipfolës mercenar e bashkëpunëtor, të shëtitin lirshëm nëpër trojet tona, duke përmbysur lapidar, monumente historike, e çdo gjë që tregonte identitetin dhe mundin tonë.
ÇAJUPI:- Po, ai revullucion që kishte shpërthyer, u shua?!
MORINA:- Propaganda titiste, propaganda e verdh e shqiptarëve, pothuaj e gjunjëzuan revolucionin, sepse njerëzit e revolucionit burgoseshin, mërgonin, pendoheshin dhe ata të pakt që mbetën rëmbyen armët. Edhe kur i rokën armët nga shqipfolës u trajtuan si njerëz të serbis, si armiq të kombit, ndërsa zogollët e esadistët kudo që ishin, u vunë në shërbim të padronëve të dikurshëm, për para e kulluqe.
ÇAJUPI:- Ç’tmerr!
MORINA:- Nuk kam dashur të të lëndojë... Historia jonë e përgjakur ka dhënë shumë njerëz të mëdhenjë, për armë e pendë. Çfarë porosie do të na jepnit për këtë kategori njerëzish?
ÇAJUPI:- Kujtimi i njerëzve të mëdhenj nuk është më pak i dobishëm për njerëzimin se sa prania e tyre.
MORINA:- Për fund. Kemi shumë në mërgatë, keni fare porosie për ata?
ÇAJUPI:- Ku i duket balta Më e ëmblël se mjalta, në Shqipëri.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 114 vizitorë |
Lexuar:
4,986 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|