Lepuri i tredhur nuk shitet për luan!
Komunikata e BDSH-së, përmes të cilës zhvishet strategjia e shërbimit sekret maqedonas që t’i riciklojë mbeturinat rankoviçiste dhe t’i paraqesë me ambalazh të ri, tërboi patronët e argatëve të shërbimeve antishqiptare.
Për t’ju kundërpërgjigjur komunikatës sonë, Shërbimi i Sasha Mijallkovit aktivizoi pjellën e Aliman Fejzullahut, shërbëtorit të dikurshëm të Kërste Cërvenkovskit (ekuivalentit të Rankoviqit në Maqedoni), Ernad Fejzullahun!
Në reagimin kundër meje ky gjysmagjel përmend kohën kur unë isha në PDSH! Të gjithë anëtarët e PDSH-së, të cilëve u kujtohet ajo periudhë, e dinë fare mirë se Ernad Fejzullahu nuk ka mundur të ulet në tavolinën ku silleshin vendimet edhe pse përdridhej si kamerieret e bareve të natës!
I trimëruar nga Shërbimi i Sasha Mijallkovit kjo pjellë e komunizmit sllavomaqedon cijatet si langarët e Shutkës! Të gjithë atyre që po përpiqen të tregohen të guximshëm duke u mbështetur në shërbimet antishqiptare dhe që po mundohen ta paraqesin lepurin e tredhur si luan, ua dërgoj mesazhin e njëjtë si të këngës Unikkatilit «Princi»! Porosia e kësaj kënge është e vlefshme për ta dhe për shefat e tyre! Shqiptarët nuk do të votojnë për pjellën e Rankoviçit e të Cërvenkovskit! Së paku ata që do të votojnë për ju nuk mund të thonë se nuk e kanë ditur se votojnë për instrumentet e Sasha Mijallkovit!
Unë, Bardhyli, që me krenari e kam mbajtur etiketën si armik i shteteve që shkelin të drejtat e kombit tim, i porosis patronët e këtij gjysmagjeli që t’i tregojnë se në dosjet e mija dhe të babait tim ekziston vetëm një fjali: armik i shtetit! Spiunllëkun e mbajtshi me shëndet! Brez pas brezi!
Bardhyl Mahmuti
9 prill 2014
|