Ne si DSHM reagojmë ashpër kundër kërcënimit ose të ndonjë proteste në adresë të gazetës “Lajm”, sidomos kur ajo vjen si rezultat i një shkrimi të drejtorit të saj z. Fejzi Hajdari. Siç është dokumentuar nga gazeta “Lajm”, kjo thirrje ka ardhur nga një profil i “Facebook” BDI-UÇK pas një kollumne të tij ku përshkruan mënyrën e sjelljes së rankoviqistëve shqiptar 50 vjetë më parë, ku ka shumë elemente të këtilla që shfaqen nga disa sherifë partiak të BDI-së, të cilët manipulojnë edhe në emër të UÇK-së, e shumë pak kanë të bëjnë me betejat e UÇK-së.
DSHM u bënë me dije, sikurse kemi paralajmëruar edhe disa herë më parë, gazetari, shkrimtari, analisti, nuk ka as kallashë, as top dore, por ka një laps, një flet, një laptop, që si mjete përdoren për të emancipuar mendjen e shqiptarëve të politizuar, për të pranuar mendimin ndryshe, alternativa të reja, demokracinë e zgjedhjeve si ndryshim të përfaqësimit dhe për të mbrojtur vlerat njerëzore dhe kombëtare të secilit qytetarë.
Një medium, gazetë, portal, mund të ngjyroset partiakisht, është e drejtë e tyre, por misionin e informimit, lirinë për t’u informuar drejtë qytetarët, nuk duhet kurrë ta harrojmë dhe ta vëndojmë në plan të dytë.
Adminët e DSHM-së analizuan profilin e facebook “BDI-UÇK” dhe mendimi i tyre është se ky profil mirëmbahet nga ndonjë adhurues, ose i dashuruar “marrëzisht” në vip politikanen e dështuar Ermira Mehmeti, ose është ndonjë shoqe e saj e ngushtë.
DSHM ka informacione të sakta, të argumentuara, të inçizuara se gazeta “Lajm” ka qenë e kërcnuar edhe para disa muajve përmes telefonatave, ose vet stafi i “Lajm”-it është detyruar të largoj lajme nga portali i saj në internet.
Pavarësisht se DSHM me disa media dhe portale, siç janë Alsat, Koha, Portalb, Zhurnal, Almakos, është në kundërshtim për shkak të politikave të tyre redaktuese, ku muajve të fundit gazetën dhe faqen elektronike “Lajm”, edhe pse nuk boton reagimet ose aktivitet tona, e kanë përjashtuar për shkak se ka qendrim më opozitar, jemi kundër çfarëdo kërcnimi, proteste ose shantazhi të motivuar nga struktura kriminele të cilësdo parti.
Me respekt, Musa Lamallari (Tim Shkupi)
DSHM
|