Ashtu si dikur, pas përfundimit të luftës Serbi-Kosovë, kur Gjykata e Hagës e barazonte viktimën (luftëtarët e lirisë së Kosovës: Fatmir Limaj me shokë dhe Ramush Haradinaj me shokë) me xhelatin (kriminelët e Serbisë: Millosheviç, Shesheli, Karaxhiç, Mladiç etj.), edhe UEFA i barazoi dhunuesit (huliganët dhe policët e Serbisë) me të dhunuarit në Stadiumin “Partizani” të Beogradit, Kombëtaren Shqiptare “Kuq e Zi” të Shqipërisë.
Gjatë dekadës së fundit (2004-2014) në takimet e mia me përfaqësues të Evropës Plake, në cilësinë e Kryetarit të Frontit… dhe edhe të Komandantit Suprem të AKSH (Armata Kombëtare Shqiptare) rregullisht e sistematikisht kam kërkuar që plejada e re e drejtuesve të Evropës të korrigjojnë padrejtësinë e të parëve (gjyshërve dhe baballarëve) të tyre, të cilët legjitimuan (në Konferencën e Londrës – 1913) aneksimin e trojeve të Shqipërisë nga sllavo-grekët.
Gjithashtu, përmes një interviste (dhënë korrespondentit të RTK-së në Tiranë- Asllan Bajrami), menjëherë pas vizitës së Presidentit të SHBA – Xhorxh Ë. BUSH në Tiranë, i cili atëherë (10 qershor 2007), ndër të tjerat deklaroi edhe këtë: “Shqiptarët duhet të jenë komb ballancues në Ballkan!", deklarova: “Që shqiptarët të jenë komb ballancues në Ballkan duhet që fillimisht të ribashkohen në një komb-shtet të vetëm, gjë që do të thotë se edhe Shqipëria duhet të jetë po aq sa janë fqinjët e saj: Greqia, Bullgaria dhe Serbia, me 8-10 milionë banorë.
Evropa Plake nuk ka ndryshuar për shqiptarët, ka ngelur po ajo Evropë…. siç dikur e ka quajtur i madhi At Gjergj FISHTA, prandej të gjithë shqiptarët (pa dallim krahine, feje dhe ideje) duhet të punojmë për Shqipërinë tonë Etnike.
Feja dhe ideologjia jonë duhet të jetë Shqipëria Etnike.
Rrugëtim të mbarë Shqipëria jonë Etnike…!
Tiranë, 25 tetor 2014
|