Xhuli Spahiu: Përjetëisisht miku im |
Publikuar më 31 tetor, 2014 në orën 22:57 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
Përjetëisisht miku im
E dërmuar nga zhgënjimet e kohës.
Ecja rrugëve me tapitjen e shpirtit tim.
Ndalja hapat me një kujtim ftohës.
Pastaj kokë ulur nisesha pa drejtim.
Mes dhjetra njerëzve ndjehesha vetëm,
Endrrat e mia me ishin bërë të huaja..
Mes të tjerash kisha humbur dhe shpresën.
Jeta më dukej një lojë që sduhej ta luaja.
Mes stresit të ditës dhe acarit pa kufi.
Dimri më ishte bërë stina e shpirtit tim.
Por koha më buzeqeshi me ëmbëlsi.
Duke më takuar me ty miku im.
Pas rrebeshit qe ra ne fushat e jetës sime.
Erdhe si ylber dhe e gjallerove natyrën.
Për to u bëre lajmëtari i kësaj stine.
Luleve të tyre vetëm ti ua dhe ngjyrën.
Në pranverën e rrugëve të jetës.
Në shtëpizën e një shprese që gjeti rindërtim.
Në fjalët e ëmbla të së vërtetës,.
ishe përherë ti o miku im.
B R E Z N I C Ë S
Është mbrëmje vjeshte
Dhe nata ka shkuar vonë
Letrën që e kam përpara
Dua ta mbushi se s´bën
Natës nuk ia kam frikën
As plagës që më dhemb
Frikën ia kam muzës
Se ajo mund të vonon
Vendi i vendlindjes sime
Poezinë e do të zëshme
Është si Gjergj Elez Alia
Me shumë plagë në trup
Të dua Breznica ime
Të dua me mal e shpirt
Jam shkrimtarja jote
Jam fëmija që m´ke rritë!.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|