Muhamed HALILI: Në Rue d’Albanie 23 |
Publikuar më 17 nntor, 2014 në orën 23:06 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
Në Rue d’Albanie 23
Këtu më solli një miku im
Në Rue d’Albanie 23,
në Bruksel
ta takoj Konicën, shqiptarin e madh
më i madh se Apolineri
duke shkruar editorin
për numrin e nesërm të gazetës
por nuk e gjeta aty dot
ai qëmoti kishte ikur në Londër
me njerën Albanie nën sjetull
dhe një mirupafshim të Apolinerit
tjetrën e kishte lënë këtu
në Saint-Gilles
kurse të parën qëmoti braktisur në Ballkan
pastaj u tretë në Amerikë
iku të pushojë përjetë
i hidhëruar nuk u kthye më kurrë!
Por kujtimet për te mbetën këtu
Në Rue d’ Albanie 23.
Bruksel, më 4 mars 2012
Përsëri në Rue d’ Albanie 23
Aty është krevati i Enver Hadrit
Dhe hija e trupit të tij
Shtrirë në shtrat duke dergjur
Si dikur trupi i Gjergj Elez Alisë
Me shtatë plumba në trup
Dhe një flamur kuqezi në zemër.
Erdha këtu t ia s jell amanetin
E 17 shkurtit 2007
T’i thotë Jusufit , Bardhoshit dhe Kadriut
E shumë shokëve të tjerë
Që një 17 shkurt të një viti tjetër
Si dikur para tridhjet vitesh
Të mblidhemi si dikur në Shuman
Përballë Berlaymont e Altino Spinelli
Këtu në zemrën e Evropës
Në Bruksel
Dhe ata të ngjiten mbi supet e shokëve të tyre
Në mesin e turmës me zemra të kallura zjarr
si lapidarë të gjallë
të bërtasin në kupë të kresë si dikur
me dy gishta përpjetë dhe shqiponjën dykrenëshe
ngritur lart në qiell
Bac u kry,
Kosova Republikë!
Bruksel, më 4 mars 2012
PS: Muhamed HALILI është i lindur në Tetovë më 1951. Ka të kryer filologjinë frënge. Merret me shkrime publicistike dhe herë pas here shkruan poezi. Poezitë janë nga cikli “Mirupafshim Bruksel”.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|