Përparim Hysi: Cikël me poezi |
Publikuar më 26 shkurt, 2015 në orën 17:10 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
4 shkurt 1944
O ZOT! Pse u derdh atë ditë aq gjak?
Rrugët e Tiranës u mbushën me kufoma
U vranë që të gjithë: pa faj, pa shkak
Ndaj dhimbja e madhe shoqëron ditët tona.
6 shkurt 1967
Jo. Nuk qe fjalë, por qe anatemë
Si një piskamë e madhe apo apokalips
Ra mbi objektet e kultit: mbi gjithë fenë
Dëm më të madh, historisë, nuk ka bërë një përbindsh.
Plugun ideologjik si të qe pjellë satanai
E nguli mbi kokat e njerëzve (gati i shkallmoi(
Dhe nuk gjen dikë që këtij stanai t'i ngjajë
Që atë 6 shkurt dhe me pranga e "pagëzoi"
Unë në Sant Petërburg të Floridës
Kam dy vjet e ca, këtu, në Sant Petërburg të Floridës
Që bashkë me timeshoqe kemi ardhur tek djali
Jemi aq mirë (as dallon nata prej ditës)
Por ne veç oh e ah, se na këputi malli.
Klima e zgjedhur sikur jemi në gji të ZOTIT
Nuk mungon asgjë. Gjen dhe "qumësht dallandyshe?!!!"
Por të gëzuar nuk jemi, mezi i shpëtojmë lotit
Ah, mor vendi im, sa mirë kështu të ishe!...
Shkurti në Florida
Shkurti në Florida, si tek ne prilli
Natyra e harlisur dhe e freskët
Ndër pyje me qejf ia thotë bilbili
Dhe ç'shkruaj, mos e merni si gënjeshtër.
Gjelbërimi i përhershëm, pothuaj, të kënaq
Unë në shkurt, veshur beharçe
Më kujtohet shkurti i vendit tim, i acartë
O, më besoni. Kot nuk i shkrova këto vargje.
Unë në Florida
Nuk kam ardhur në Florida për vakancë
As për të kërkuar këtu lumturinë
Erdhëm dhe e shfrytëzuam këtë rast
Se djali ynë këtu ka shtëpinë.
Po nuk është për ne ky soj zotnillëku
Që të vijmë të çlodhemi, nga lodhja e gjatë
As i shkojmë anës këtij "agallëku"
Më mirë në Shqipëri (qoftë dhe me bukëthatë?!)
Favoret e natyrës nuk kam se si t'i bëj hasha
As konforti i jetesës made in Amerika
Po as që ia themi ne për të tillë "vakanca)
Ah, bëj unë. Oh, ia pret Sika. *
Presim e presim dhe duam që të kthehemi
Sado ku jetojmë as që i kemi këto kondita
Oh, e kam provuar! Nuk ka se si vendi
Ku të ka rënë koka. Është i çmuar si drita.
* ime shoqe
Në breg të oqeanit
Syrin tim e tresë mbi sipërfaqen e oqeanit
Dhe hiç nuk flas (humbas në mendime)
Nuk dëgjoj asnjë zë (as thirrjen e djalit)]
Them me vete:- Sa larg je, moj Shqipëria ime!
Dua që oqeanit t'i lëshohem me pashë
ZHytem a mbytem as fare nuk pyes
E, moj Shqipëri, si ika, të lashë
Vetëm kam një frikë (ndoshta këtu s'vdes).
* janë shkruar në shkurt 2003 në Florida
Përparim Hysi
Tiranë, 2 shkurt 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 29 vizitorë |
Lexuar:
631 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|