Më 24 mars 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, që i dha fund luftës gati dyvjeçare në Kosovë. Fushata e bombardimeve nga ajri që zgjati 78 ditë, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve.
Kjo epokë krijoi një klimë të re ne Ballkan, duke i dhëne fund krimeve të diktatorit famëkeq Sllobodan Milosheviq. Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe kapitulimin e forcave të Millosheviqit, dhe largimit të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.
krijuan kushtet për kthimin e shpejtë të afro një milion shiptarëve të Kosovës që ishin strehuar, në Shqipëri dhe në Maqedoni, por edhe në vende të tjera të botës. 24 marsi i vitit 1999 shënon një fillim të ri të historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësimit të saj.
|