Partia për Prosperitet Demokratik do të ngrejë padi penale ndaj ministreshës së punëve të brendëshme Gordana Jankullovska për shkak të fyerjeve në baza nacionale që ajo ua ka bërë shqiptarëve duke përdorur qëllimisht nocion e bastardhuar « shiptarite » gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në qytetin e Kumanovës dhe gjetiu ,ashtu siç shihet në inçizimet e përgjuara që i shpalos lideri i LSDM-së Zoran Zaev.
Duke i ndjekur me vëmendje të posaçme bisedat e përgjuara PPD mbetet e habitur për fjalorin shumë të ulët dhe tejet primitiv dhe përbuzës që Jankullovska tërë kohën e ka përdorur për shqiptarët dhe romët madje duke i llogaritur ata qytetarë të rendit të tretë të cilët « blehen » lehtë për pak para.
Partia për Prosperitet Demokratik gjithashtu mbetet e habitur pse deri tash partneri i koalicionit të VMRO-së partia BDI si dhe partia tjetër shqiptare parlamentare nuk i kanë shqyrtuar këto raste dhe të ngrenë interpelancë kundlër kësaj ministreje e cila me paedukatën e saj nuk e ka vendin në qeveri.
Zyra e shtypit e PPD-së
Tetovë, më 3 prill 2015
|