Ministri i ekonomisë Bekim Neziri kohëve të fundit është shumë aktiv në spjegimet e tij para opinionit për “mbrojtjen” e interesave ekonomike të qytetarëve dhe hovin e madh ekonomik që e ka sjellur eksporti i mallrave nga Zonat ekonomike në Maqedoni.
Partia për Prosperitet Demokratik e sheh për çudi se si ministri i një partie me “mision tematik” për hyrje në BE, refuzon ti zbatojë rekomandimet e Komisionit të BE-së, gjegjësisht të refuzojë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike me pretekst se liberalizimi do të sjellë rritje të çmimit të rrymës për 17%.
PPD e pyet ministrin e ekonomisë t’i tregojë opiniot të gjërë se në cilin libër të ekonomisë ai ka lexuar se liberalizimet janë më të këqia se monopolet?
PPD i sugjeron zotit Neziri se poqese efekti fillestar i liberalizimit sjell rritje çmimesh, atëherë atë boshllëk të rritjes të përpiqet në qeveri ta mbulojë me zvogëlimin e numrit të shtatoreve të “Skopje 2015” në favor të ruajtjes së buxhetit të qytetarit.
Partia për Prosperitet Demokratik e sheh për çudi edhe më të madhe guximin e ministrit të lëvdojë rritjen e eksportit nga zonat ekonomike në 3 muajt e parë të vitit për 27.7% dhe rritjen e eksportit për 80-85% tre vitet e fundit kur dihet se efektet e kësaj rritjeje nuk i ndjen qytetari shqiptar sepse deri më tani asnjë zonë ekonomike në regjionet me shumicë shqiptare nuk funksionon dhe këto të mira nuk i gëzon edhe shqiptari.
PPD i bënë pyetje publike ministrit Neziri a e din ai se sa është numri i të punësuarve shqiptarë në të gjitha fabrikat e Zonës ekonomike Bunarxhik fabrika këto që një pjesë finansohen edhe nga shteti?
A e din ministri se në fabrikën për prodhimin e autobusëve “Vanhool” (një ndër fabrikat e huaja ndërtuar me shumë beneficione nga shteti!) nga mbi 600 të punësuar numri i punëtorëve shqiptarë ende nuk është dyshifror?
Si ministri i sheh këto gjëra do të duhet t’ia sqarojë qytetarit shqiptar një herë tjetër e jo të thurrë himne lavdie zhvillimit ekonomik vetëm në zonat ekonomike themeluar nga VMRO.
Zyra e informimit të PPD-së
Tetovë, më 19 prill 2015
|