DOLI NGA SHTYPI LIBRI I AUTORES, DRITA KOSUMI-SYLA, “FALMA KËNGËN VARG” |
Publikuar më 02 gusht, 2015 në orën 23:32 ( ) |
Mustafë Krasniqi | Kulturë | |
|
|
Këto ditë doli nga shtypi libri i parë i autores, Drita Kosumi-Syla, “Falma këngën varg” e që është një vëllimi poetik që vije si dhuratë e prajshme duke prekur ndjenjën e lexuesit, e njëkohësisht duke i atribuuar vlerat poetike përmes një përkushtimi, stili dhe nuancave të veçanta që shfaqen në brendësinë e kësaj përmbledhje. Kuptohet me të gjitha ato batica e zbatica që edhe janë të arsyeshme për një krijuese që pretendon të depërtoj në shpirtin e lexuesit.
Kjo përmbledhje poetike në vete ngërthen anën shpirtërore që e ndien autorja, faktikisht që e prekë me një mjeshtri të hollë ndjenjën e shoqërisë. Pra, me tërë fuqinë e vargut të saj i këndon vlerës së kombit, ushtarit, heroit, madje ndalet te e prekshmja, emocionalja që njeriun e ther thellë në shpirt. Andaj, me tujet e vrullshëm e shohim nëpër vargjet, ku shpesh rrëmbehet nga malli, dhimbja dhe e shpien te dashuria e përkëdhelur e prindërve, siç na del te poezia “Malli”:
Sa mall që kam për ty
mërzia m’pllakosë ...
urtia, mirësjellja rrinë ndër sy
imazhi yt u kthye në mit…!
Tutje shohim autoren se si dialogon me lexuesin përmes valëzimit të vargut të saj, gjë që edhe mundohet të jetë sa më e natyrshme dhe joshëse. Pra, në poezitë e saj shihet një përpjekje e dukshme për vlerën dhe shfrytëzimin e figurës, qoftë të krahasimit, metaforës, sinonimit, apo duke u përpjekur për kompozicionin e vargut si dhe për ngjyrimin dhe formën e saj, sikur na del në vargjet në vijim:
Shkronjë u bëre nëpër vargje
mbi varrin tënd amanet na le
Andaj, përpjekjet e autores jo rrallëherë ndërlidhen ngushtë me nuancat e motiveve që na shfaqen në mënyrë universale që nga cikli i parë “Drita e Lirisë”, e deri te cikli i fundit “Loti rri në sy”. Shpërfaqja e këtij dimensioni prek tërë botën shpirtërore të saj dhe me kryeneçësi nuk heziton ta shpreh krenarin, origjinën dhe të mburret se është vetvetja, është e fisit pellazg, ku dhe thotë:
Kosova lule e gjakut
... Bac Ademi shtizë n’Flamur,
Apo në vargun tjetër pëlcitës, ku tërë unin e saj e derdh në vargjet përkushtuese që edhe nxitë lexuesin ta ndijë deri në shpirt, ta duan heroin, falsin e gjakut, që për ne dhuroi rrezen e dritës, kur shkruan:
Shikoni Kastriotin sa krenar qëndron
Komandant Zahiri hero që agon....
Po ashtu poeten e shohim si një luftëtare nxitëse ndaj asaj që shpirtërisht e prek qasja historike që i është bërë e padrejtë atdheut të saj ku dhe ngritë zërin e arsyes e përmes vargjeve të saja, ajo na i bashkon..:
toskë e gegë … e gjer n‘Prevezë
të qajmë e qeshim,…të vdesim shqip
Autorja sa di të jetë krenare shpesh në vargjet e saja hasim një brengë që sikur na del e prekur thellë në shpirt, madje zor se do ta kalonte edhe lexuesi pa e ndierë këtë dhembje...:
Loti rri në sy, të pikojë s‘ mundet dot
Vuajtja lëndon unin
merr rrugën përtej anëdeti ...
Kodi i mallit
Kur flasim për kodin e mallit autorja sikur nuk harron, mbase shpesh e shohim në lotët e mallit, e lidhur ngushtë me familjen, ku edhe i këndon me afsh babit, nënës, vëllait, motrës, vendlindjes, heroit, qytetit dhe sikurse e ndjeshmja e saj shfaqet përmes figurës së lotit, mallit dhimbjes, ku më së miri e shohim prekjen e saj në këto vargje:
...më sjell lotin e mallit
dhembja prek gjer n’ asht...!
Autorja në tërë këtë lumëmbytje del në breg me motivin e rrezes së diellit, duke i dhënë gjallëri jetës e siç thotë:
“Leri sytë e mi/
Mbështjellë janë me dashuri!”
....................
“Prapë do jemi bashkë/
në mishërimin e ri... “
Madje si një vrojtuese e mirë nuk lë pa e prekur edhe brezin e saj, sikur sugjeron ta vë në skenë të ardhmen e shoqërisë, njëkohësisht duke ua përkujtuar se pleqëria i vije secilit. Kështu që përmes këtij realiteti mundohet t’i vë në pah të metat e shoqërisë, e cila ka marr kotur në rrugë pa krye, andaj poetja thotë:
Pleqëri ligj i kësaj bote
(askush nuk të pëlqen)
gjithë njerëzit rëndon.
Ah pleqëri, pleqëri e zezë
e vranët dhe kur qeshë!
Jetën e bukur duhet jetuar
nuk kemi dy jetë, ore të uruar.
Mbase vargjet e fundit janë porositë e sinqerta të autores se si duhej të ecën shoqëria, e në fund autorja e përmbyll përmbledhjen e saj me poezinë “Buzëqeshi me ty” dhe i jep gjallërim përmbledhjes me këto vargje
Mos thuaj asgjë!
më rrëmbe, më ledhato
në melodinë e zemrës tënde
në gurrën e lumit që rrjedhë
Për mua - për ty...
Autorja, Drita Kosumi-Syla, si një krijuese e pasionuar, me ato ngritje dhe zbritje, ka një stil të prekshëm që e qartëson rrugën e saj krijuese, qoftë përmes vargut lirik, apo atij figurativ. Shoh se ka një dell mishërimi për të qenë vetvetja dhe për t’u identifikuar si një krijuese premtuese. Në fund më mbetet t’i uroi një udhëtim të mbarë krijues, gjë që kjo përmbledhje nuk do ta zhgënjen lexuesin por do të ndihet mirë me vargjet e saja. Siç dihet asgjë nuk ka prefektë, por përpjekja deri te e mira, e kështu në këto përpjekje të vrullshme padyshim është edhe Drita Kosumi-Sylaj.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 36 vizitorë |
Lexuar:
1,110 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|