Fakti që e përbënë strukturën politike vendimarrëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, diskutimet në nivele shtetërore dhe problematika që ekziston sot në botë me problemet e Migrimit, Varfërisë së skajshme, tensionet ushtarake, terrorizmi e shumë të tjera, kanë vënë në diskursin e tyre çështje për të cilat populli shqiptar domosdo është pjesë e këtij procesi global e njerëzor. Andaj duke e shikuar edhe vetë qasjen e saj ndaj problemeve të tilla, deri më sot përpjekja për ta ndryshuar apo fuqizuar me tema të tjera që e pasurojne dhe e ngrisin në nivel mbarëbotëror këtë mekanizëm, shpeshherë kanë munguar.
Në këtë cope letëre ndoshta të vjetër me mesazh të rid he vazhdimisht të përsëritshëm, i bëjmë thirrje OKB-së , që të zbatojë të drejtat universale të Njeriut të garantuara dhe të nënshkruara nga shumica e shteteve demokratike të botës. Sepse pika qëndrore e gjithë lëvizjes dhe ndërveprimit social është vetë Njeriu si rregullues dhe trashëgues. Besojme fuqishëm se bota do të ketë paqë dhe siguri, kur këto të drejta të zbatohen në të gjithë botën pa marrë parasysh dallimet që na dallojnë, por një që na bashkon është arsyeja –ligji i përgjithshëm që do vlejë për të gjithë njerëzit, do të ishte ai që nuk i shuan ato që na dallojnë por do gjejë një emërues që na bashkon si gjini njerëzore. Atëherë paqja do të mbisundojë kur secili komb, t’i ketë të Drejtat e veta të garantuara, edhe kombi shqiptar duhet t’i ketë të drejtat e veta. Bëjmë thirrje që të zbatohet Neni 7, i të drejtave të Njeriut.
Në trojet e shiperisë etnike të vendoset Simboli i paqës botërore sepse është Kombi që i ka dhënë shumë njerëzimit sidomos me; ndërgjegjie, vuajtje, solidaritet njerëzore, sacrifice dhe me contribute për sigurinë botërore.
OKB- ja duhet të publikojë vizionin e paqës botërore, parimet universale njerëzore të njeriut vertikal universal, të drejtat e njeriut që dalin prej dinjitetit të personalitetit të Njeriut, janë të përputhura me ligjet e natyrës së krijuar nga Zoti. Njeriu është njeri vetëm atëherë nëse i realizon mundësitë e veta njerëzore në mënyrën njerëzore, kreative që historikisht i krijoi.
Ndërgjegjia botnore edhe në ditët e sotme është peng i vlerave universale të të drejtave të Njeriut, ku kuptimi i tyre e sqarimi dhe jetësimi do të jetë një ralitet i pranuar nga të gjitha shtresat dhe mekanizmat njerëzore.
Prof. Hyzri Salihu
Ferizaj- Shqiperi Etnike
26 09 2015
|