Ngjarje të përjetuara |
Publikuar më 22 nntor, 2015 në orën 18:30 ( ) |
Prof. Bedri Tahiri | Kulturë | |
|
|
(Remzije J. ZEKOLLI, Vite të dtuhishme, Prishtin, 2915)
Qysh moti, por më shumë kohëve të fundit, është bërë traditë që krijuesit, krahas temave të ndryshme, t’u rrekën edhe ngjarjeve të veta personale. Mbase këto edhe po dalin më të fuqishme, sepse, edhe shkrimtari ynë i madh, Dritëro Agolli thotë: “Nёsenёletёrsi nuk hyn dhe jeta jote atëherë ti nuk di ç’tё shkruash”.
Në këtë vazhdë ecën edhe krijuesja vushtrriase, Remzije Zekolli, të cilën e mbajë mend si nxënëse të shkollës së mesme që qe detyruar ta braktis mësimin pas gjysmëvjetorit të parë dhe mungesën e saj e ndjeva shumë gjatë diskutimeve për letërsinë. Ajo, talentin e saj, veçan në poezi, e shfaqi qyshatëherë. Dhe, derisa në librat e saj të parë: ”Pranverë në pritje”, “Portret i fshehur”, “Vinjet prej gjaku”, “Përballë valëve të jetës”(prozë), “Tisi Gri i ëndrrës” dhe “Arkëza e kujtesës”, uni i saj krijues është shkrirë në ëmbëlsinë dhe në butësinë mikluese të lirizmit, në librin më të ri “Vite të stuhishme” paraqitet me një diskurs të ri krijues.
Libri ”Vite të stuhishme“ është një simbiozë, një mozaik historiko-letrar- publicistik, që në vete ngërthen përjetimet e autores nëpër rravgimet e jetës hileqare. Është një lloj autobiografie e stolisur me petkun e ngjarjeve të periudhave përkatëse. Në aspektin kohor ngjarjet e trajtuara në libër kapin një periudhë bukur të gjatë, nga jeta e fëmijërisë, gjegjësisht asaj studentore deri tek Lira dhe Pavarësia e Kosovës.
Shkrimet, si tërësi kompozicionale, janë akceptuarkryesisht në tri rrafshe shtresimore tematike:
1. Shkrime për ngjarje dhe personalitete që lanë gjurmë në kujtesën tonë historike,
2. Shkrime me tone të theksuara autobiografike dhe
3. Shkrime përkujtimore
Tek shkrimet e para (Shtigjeve të historisë) përshkruhen ngjarje, data dhe figura personalitetesh të kohës, duke nisur që nga historia e largët e deri në ditët tona. Pra, ato kanë shtrirje të gjatë kohore (1913-1999), gjë që edhe ka qenë e vështirë të ruhet koherenca e pashkëputshmëria. Sidoqoftë, autorja mëton të kap majat e kapërcejve tanë historik: Konferencën e Londrës, Rolin e Austro- Hungarisë në ruajtjen e shtetit të brishtë shqiptar, Rolin e Hasan Prishtinës pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Konferencën e Bujanit, Luftën heroike të Shaban Polluzhës, Demonstratat ’68, Themelimin e Universitetit të Prishtinës, Demonstratat dhe Lëvizjen Studentore ‘81, Marshimin e minatorëve, Grevën e minatorëve, Heqjen e autonomisë së Kosovës, Pajtimin e gjaqeve, Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1999 etj.
Ndërkaq në shkrimet e dyta (Përballë stuhish) diskursi ndryshon fare. Këtu dominon subjektivizmi me të gjitha elementet e tij emocional, ndjenjor e etnopsikologjik. Ato kanë vlerën e një ditari personal, por të vëna në kontekstin kohor e hapësinor historik, shërbejnë edhe si pasqyrë e një realiteti ekzistues. Rrëfimet në veten e parë na shpijnë shtigjeve që ka shkelur autorja: në ngjarjet dhe organizimet studentore 1998-1999, kryesisht në Fakultetin Juridik, solidarizimin me minatorët, pjesëmarrjen në grevë për minatorët, aktiviteti në LDK, gjegjësisht në Forumin e Gruas së LDK-së, në dërgimin e peticioneve kundër vrasjes së të rinjve shqiptarë në Armatën Jugosllave, kundër helmimit të nxënësve, në ndihmën dhënë të dëbuarve nga vatrat e luftës, përkrahja dhe simpatia për UÇK-në, duke e përmbyllur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008.
Pjesa më emocionuese, por edhe më e realizuara artistikisht, padyshim mbetet ajo e fundit (Portretizime, rikujtime dhe tregime). Ajo fillon me një përshkrim të hollësishëm për babanë, gjegjësisht gjyshin e tij, Zekë Dumnica, i cili kishte bërë emër për burrëri e trimëri në gjithë Përmalinën. Paskëtaj vijnë kujtimet dhe rikujtimet për shokët dhe shoqet i idealit: Mejreme Ibrahimin, Enver Buçajn, Besim Murtezanin, Bashkim Kolgecin, Urim Hotin, LirijeMaksutajn, Fatmire Balajn etj., si dhe për nënën e dashur, e cila, për herë të parë nuk e festoi Bajramin, kur Kosova po digjej flakë në luftën tonë të fundit çlirimtare (1999).
Sidoqoftë, qasja e autores në shkrimet e librit “Vite të stuhishme” është e lirë, një stil i veçantë që ato i bënë të lexueshme e të kapshme për të gjitha moshat dhe shtresat e lexuesve. Një stil tërheqës, i kuptueshëm e pa ngarkesa interferenciale. Spektri vrojtues i autores është i larmishëm dhe paraqet kënaqësi freskuese për lexuesin. Nuk ka shumë stilizime e stërhollime, më shumë ka spontanitet e drejtpërdrejtshmëri. Ato janë refleksione e opinione individuale që nuk presupozojnë fjalën përfundimtare për temat që parashtrojnë. Brenda për brenda tekstit mund të hetohen edhe mendime të të tjerëve të dhëna në formë të ligjëratës së zhdrejtë, gjë që përligjin mendimin që e thashë në fillim për stilin e saj të lirë.
Me një fjalë libri “Vite të stuhishme”, i shtati me radhë i autores Remzije Zekolli, meriton një qasje serioze e të veçantë edhe nga vetë lexuesit, sepse paraqet një zhanër të përzier, një mozaik ylberor që edhe teorikët e kanë të vështirë t’ia përcaktojnë vendin e duhur. Është interesant, vokacioni poetik, që është kredo e kësaj krijueseje, edhe në këtë tip shkrimor, hetohet hapur dhe i jep ngjyrim të këndshëm librit.
Dhe, fare në fund, mund të themi me plot gojën se libri është një realizim i bukur artistik, andaj autores i dëshirojmë punë të mbarë e suksese të mëtejme në fushën e krijimtarisë, ndërkaq librit mirëpritje nga lexuesit.
Galicë, Shtator 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
Lexuar:
572 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|