Po të kishte shtet, po të kishte Rend Kushtetues Juridik në Republikën e Kosovës, si nënshkruesi i parë i Marrëveshjes së parë me Serbinë (2013) ashtu edhe nënshkruesi i dytë i Marrëveshjes së dytë (2015), një ditë pasi i kanë shkruar këto marëveshje personale me Serbinë, është dashur të shkarkohen ngo postet që i kanë mbajtur deri atëherë, sepepse me këto dy marrveshje shkelet, katërcipërisht, në disa nene Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Por, pasi si Gjyqësori në tërësi ashtu edhe Gjykata Kushtetuese në veçanti, po edhe Presidenca e Kuvendi i Republikës së Kosovës, janë të kapur, janë të dirigjuar e të kontrolluar nga Qeveria, atëherë, këta-krerët kryesorë qeveritarë, e kanë eliminuar vet shtetit ligjor, kanë dalur tërësisht nga RENDI KUSHTETUES JURIDIK, diku shitur interesat e shtetit e të kombit te shtetet tjera (me zajednicën dhe demarkacionin). E një shtet, Republikë, kur vet e çmonton rendin kushtetues, nuk mund të kërkoj nga ata që nuk e kanë në dorë pushtetin, në këtë rast, nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe opozita tjetër, të shkoj sipas ligjit, sipas shtetit ligjor të cilin në Kosovë vetë pazita ka vite që e ka shpërbërë.
Opozita po mos të kshte vepruar siç ka vepruar, po mos ta kishte penguar punën e Kuvendit të instrumentalizuar, atëherë, kaherë do të kishim një situatë të parrugdalje; do të ishim aprovuar nga Kuvedni i Kosovës të dy marrëveshjet kundërkushtetuese të cilat jo vetëm që e humbin një pjesë të konsiderueshme të territorit të Republikës Kosovës por edhe e ndërrojnë (tmerrshëm) karakterin e Republikës së Kosovës, duke e bërë ate edhe de jure (sepse de facto, është) federatë me Republikën millosheviqiane të Serbisë. Dhe, në këtë rast, dëmi do të ishte- mbjellja e një lufte të re me Serbinë, në këto situata të turbullta ndërkombëtare, kur Republika e Kosovës nuk ka ushtri, ngase për te nuk po jep leje Lista Serbe- alias Serbia me të cilën pozita në Kosovë është në koalicion. Kjo do të ishte tragjedia! Tragjedi a hata nuk është tymi, vezët a spreji në Kuvend. Këto mjete, armë (të rrezikshme vetëm kur përdoren kundër pozitës kundërkushtetuese) që pozita i ka përdorur shumëherë në protesta kundër popullit (atëherë nuk paskan qenë të rrezikshme!) që e ka përkrahur opozitën e cila bënte vepra të domosdoshme për Republikën e mirëfilltë, rendin kushtetues ligjor e kombin. Opozita në mungesë të rendit kushtetues të cilin e shpërbëri pozita u detyrua që të njëjtat mjete (gazin lotësjllës, sprejin) t’i përdorë kundër pozitës me qëllim të ndaljes së targjedisë së ardhshme të Kosovës apo veprimet e pozitës kundër rendit kushtetues-juridik të Republikës së Kombit Shqiptar në Kosovë (dhe më gjërë).
Një shembull më praktikë për ta sqaruar këtë gjendje.
Albini dhe opozita e kanë diagnostifikuar se Republika e dytë e Kosovës është e sëmurë nga zorra qorre dhe e kanë gati ta operojnë para se t’i shpërthejë në barkë zorra qorre. Zorra qorre janë dy marrëveshjet e lartëpërmendura kundërkushtetuese dhe që e shpiejnë në skajshmëri çrendin kushtetues juridik të Republikës së dytë të Kosovës. Nëse Qeveria-pozita nuk lejon të eliminohen këto dy marrëveshje të cilave më 28 nëntor 2015 në Manifestimin për Republikë të Mirëfilltë, populli edhe një herë i tha një JO të madhe, atëherë pozita argumenton se është vet zorra qorre, pa operimin e të cilës rrezikohet plotësisht edhe qenia fizike e çdo Republike të Kosovës.
Mitrovice
29 Nëntor 2015
|