...Qëllimi i nismëtarëve labialë është mashtrues, cinik dhe djallëzor, për 3 arsye:
1. Për të trajtuar vetëm "më gjerësisht" çështjen e Demarkacionit, e jo dhe të Asociacionit, bëhet në radhë të parë, për të përçarë opozitën.
2. Bëhet pastaj, për të përfituar kohë dhe njëkohësisht për të marrë "alibi", duke akuzuar opozitën kinse kjo nuk po dëshiron dialog, kinse nuk ka guxim që në Kuvend, të ballafaqohet me argumentet...
3. Bashkësia ndërkombëtare, e ka mirëpritur fort këtë "nismë të re dialogu" dyshoj fort që kjo është në fakt përpjekje dëshpëruese; e pozitës bashkë me serbët e "Zajednicës" dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë, që janë përkrahës të zjarrtë, të prapakthimeve historike të Kosovës Shqiptare, të cilën të tre palët aleatë besnike të së këqijave në Kosovë, pa asnjë arsye, krejt pa argumente e quajnë; Kosovo Metohija (serbët) apo Kosova Multietnike, (ndërkombëtarët); termi i tyre Multietnike, është faktikisht aprovim i konvertuar; nga (kombëtarisht duke bërë përpjekje të vdekshme për cenim të IDENTITETIT, pellazgo-iliro-shqiptar të Kosovës, në Metohija; që do të thotë, serb. Tokë e Kishës; diplomacia thinjake dëshmitare e poshtërsive të politikave të egra imperialiste janë shpërfaqur me shpërfytyrime të errëta këto 16 vitet e pasluftës në Kosovën tonë.
Opozita nuk duhet të hyjë kurrsesi dhe kam besim të patundur që nuk do të hyjë , në këto "lojëra fati”, mashtruese, kapitulluese, që dalin gjatë zhvillimeve dramatike; kur pozita është e mbështetur për muri; përballë fakteve dhe rezistencës së të pathyeshme popullore; nga element “paqësorë” këto ide- plane, paraqiten kinse, si ide "zhvillimesh të reja" , -dalin si këpurdha të zeza pas shirave…, "disidentët" e saj!!!
Pa tërheqjen e nënshkrimeve të Isërrahmanhashimit, për ricopëtimin dhe bosnjëzimin e Kosovës; - kurrsesi të mos ketë stabilitet, as qetësi të mirëpritur aq shumë, nga qyqarët, tradhtarët dhe miqtë e tyre kudo nëpër botë.
”Zajednica” nuk kalon!
Kosovë është deri në Çakorr!
21. Nëntor 2015
http://lajmi.net/ja-cfare-thote-grabovci-per-iniciativen-e-osmanit-dhe-dedes/
|