Libri e fisnikëron njeriun |
Publikuar më 25 prill, 2016 në orën 15:28 ( ) |
Prof. Bedri Tahiri | Kulturë | |
|
|
Në Vushtrri është shënuar Dita Ndërkombëtare e Librit, e cila ishte sot më 23 prill, datë e cila lidhet me vdekjen e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë, të cilët vdiqën më 23 prill të vitit 1616.
Të respektuar mysafirë dhe ju dashamirë të fjalës së bukur shqipe!
Siç e dëshmojnë të gjithë, madje edhe vetë librat e shenjtë, e para ishte FJALA.
Dhe, sigurisht, edhe e fundit do të mbetet FJALA.
Këtë e dëshmoi me ketë nismë të mbarë edhe poetja deputete, znj. Xhevahire Izmaku, e cila sot la të gjitha menjanë, politikën e partitë, dhe iu përkushtua muzës poetike, pra FJALËS. Edhe vetë Dita Botërore e Librit lidhet me datat e lindjes dhe të pavdekësisë së shkrimtarëve më të mëdhenj botëror...
Viciana e lashtë, me Urën e Gurit që na rri karshi, më shumë së çdokush tjetër ka të drejtë për një ceremoni të tillë kulturore. Këtu fara e bukur e diturisë është mbëltuar qysh moti. Dhe, edhe sot e kësaj dite, penat krijuese nuk rreshtin së skalituri gjurmë përjetësie që, si flakadanë të pashuar do t’ua ndrisin rrugën brezave të ardhmërisë. Kemi këtu gërshetim gjeneratash e përthyerje brezash, duke nisur nga penat e njoma e premtuese të shkollarëve të rinj e deri te penat e rryera e me përvojë, siç është baca Nesim, që më tematikën dhe laryshin e tyre motivore, paraqesin mozaik të shkëlqyeshëm ngjyrash ylberore.
Këto rezultate sivjet sikur u kurorëzuan me themelimin e Klubit Letrar “Latif Berisha”, të cilin e drejton poetja Ermirë Jusufi me bashkëpunëtorë e që është bazuar në premtimet për një mbështetje të fortë institucionale nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës sonë.
Investimi në kulturë është garancia më e sigurt për zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë e përparimtare. Mbase, nuk thuhet kot se, pikërisht kultura është barometër për matjen e nivelit të një vendi. Andaj, Qeveria dhe Shteti ynë duhet t’i ndajnë më shumë mjete Ministrisë së Kulturës, në mënyrë që kjo pastaj t’u dalë në ndihmë krijuesve e botuesve, të cilët janë në hall të madh dhe nuk po kanë mundësi financiare t’i botojnë veprat e veta.
Nisur nga kjo, qyteti ynë i lashtë, zë vend të lakmueshëm në këtë renditje. Jo rastësisht këtu kanë bërë folenë edhe Sibilat shqiptare që për çdo vit, me zërat e tyre mahnitës, ngazëllejnë edhe muret e Kalasë...
Nëse thuhet se libri është dritare e botës, është dituri, është miqësi, është fisnikërim shpirtëror, atëherë, të shoqërohemi sa më shumë me të, nëse dëshirojmë të shijojmë amshueshmërinë. Në fund, të gjithë ne, që përmes penës mëtojmë të hapim portat e Panteonit të quajtur Letërsi, duhet të pajtohemi me Gogolin që thoshte: “Shkrimtari ka vetëm një mësues: LEXUESIN!
Por, të bërë tok, krijuesit dhe lexuesit, duan ta kenë një hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre: një bibliotekë të bukur, një sallë leximi, një vendtakim për këmbim përvojash e qetësim shpirtëror, një revistë letrare etj.
Dhe, fare në fund, suksese dhe urime Dita Botërore e Librit!
Vushtrri, më 23 prill 2016
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 30 vizitorë |
Lexuar:
500 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|