“SHTABI I MILIONERËVE TË UÇK-së” DHE SHTABI I MILIARDERËVE TË TITOS! |
Publikuar më 06 maj, 2016 në orën 02:27 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Reagim
Lufta e lavdishme shqiptare e UÇK-së, i nxori në dritë të gjithë “margaritarët” ‘patriotikë’ dhe ‘kombëtarë’ të udbasho-kosistëve shqiptaro-titistë! Madje, edhe luftën e tyre speciale për sabotimin, sharjen dhe shantazhimin e luftës më të lavdishme shqiptare deri në ditët tona, luftën liritare e bashkimtare të UÇK-së dhe bartësit e saj, që, tash e dy dekada, në vijimësi, pa pushim dhe pa skuqje fytyre po shahen e fyhen si me “bisht kali”, sepse, udbasho-kosistët kosovaro-shqiptaro-titistë&Co e tyre “patriotike” e “kombëtare” s’e kanë më asnjë fytyrë shqiptare.
Ditë më parë, në dy vazhdime, sipas rekomandimit të Shtabit të miliarderëve të LDK-së së Jugosllavisë së Titos, në autorësi të njëfarë Leonard Kërqukit, tek Zona Express, u shfaq një dokumentar (i thënçin!) jo i zakonshëm dhe jo i paporositur, për kompromitimin e luftës së UÇK-së dhe të njerëzve të saj, sidomos, siç u pa në dy vazhdime, sipas rekomandimit, vijoi sharja e njerëzve nga Drenica dhe një nga Dukagjini, por jo edhe nga zonat e tjera të “luftës”!... Dokumentari qe vetëm një uverturë mjerane dhe aktakuzë publike që udhëhiqej sipas porosisë së udbasho-kosistëve shqiptaro-titistë, të cilët, fatkeqësisht, edhe sot menaxhojnë me të gjitha mediat në “Republikën e Kosovës”(Sic!)…
Që të shihet e vërtetohet qëllimi i “autorit trim dhe të guximshëm”, u pa sheshit edhe porosia e tij, që opinionin “patriotik” e “kombëtar” ta cysë kundër familjeve bartëse të luftës së lavdishme të UÇK-së, kundër Drenicës, në radhë të parë, dhe kundër njerëzve të saj më eminentë!… Por, shtrohet pyetja se kë e avansuan dhe e përkrahën po këta njerëz tash e gati dy dekada dhe a po ua bëjnë mirë sot udbasho-kosistët shqiptaro-titistë që i kanë pozicionuar kudo, është çështje më vete dhe temë tjetër për studim e elaborim?...
Dhe, për t’i parë e vërtetuar saktësisht qëllimet e autorit Kërquki&Co, u pa mbrëmë, më 1 maj 2016, po tek Zona-Express, ku flitej për Isa Mustafën dhe stafin e tij prej miliarderi të LDK-së së Titos. Mbrëmë, tamam, u pa “fytyra” e vërtetë e autorit&Co, kur krahasohet mënyra e qasjes, mbarështrimit dhe “akuzës” ndaj punëdhënësit të tij komunist e shqiptaro-titist!… Kjo vërehej edhe prej mënyrës së qasjes, prej formës dhe forcës së shprehjes, shtrimit të pyetjeve e pikëpyetjeve, “argumentimit” të gjithçkaje që ka të bëjë me miliarderët shqiptaro-titistë të LDK-së komuniste jugosllave, të cilët e kanë kontrollin e plotë të mediave të shkruara, elektronike dhe atyre televizive…
Kundër “shtabit të milionerëve të UÇK-së”, flitej me zjarr e zjarrmi të paparë “argumentuese”, ndërsa, kundër Shtabit të miliarderëve të Titos, me takt e me masë, se mos po rëndohen jashtë mase punëdhënësit e tyre, madje, duke intervistuar edhe njerëz që do t’i arsyetonin allishverishet e përbashkëta!...
Dhe, ajo që po vërtetohet tash e dy dekada rresht, është lufta speciale e “politikës” dhe “mediave” kundër Drenicës dhe kundër bartësve të luftës së UÇK-së, po, pse nuk u zunë ngoje njerëz nga trevat tjera të “luftës”?!... Ku tretën milionerët e tjerë të “luftës” dhe të “UÇK-së”, që u pasuruan në kurriz të shqiptarëve, në kohën e “artë” të Jugosllavisë? Ku janë dhe pas cilit “lis” (lexo: pis) po fshihen miliarderët udbasho-kosistë e shqiptaro-titistë të LDK-së&Co? Dhe, që ta kemi fare të qartë, miliarderët udbasho-kosistë dhe shqiptaro-titistë të LDK-së janë ata që bënë e po bëjnë luftë të vazhdueshme në kurriz të UÇK-së dhe të bartësve të saj, sepse, janë vetë ata që kontrollojnë mediat e shkruara, elektronike dhe radiotelevizionet “pariotike” e “kombëtare”, në të gjitha nivelet, në “Republikën e Kosovës”, e, besa, për fat të keq, edhe në Tiranën tonë shqiptare!...
Kjo u bë(!) dhe ndodhi për ta treguar “profesionalizmin” dhe “paanësinë” ‘patriotike e shqiptare’ të qarqeve të njohura e të “panjohura” udbasho-kosiste të shqiptaro-titistëve, të cilat edhe janë fajtorët kryesorë pse ka ardhur lufta e popullit shqiptar për bashkim e për liri kombëtare në këto përmasa përçudnimi, përçatallimi e përçakarimi të papërfytyrueshëm(Sic!)…
Edhe tash, pas shtatëmbëdhjetë vjetësh, luftën e lavdishme të UÇK-së dhe njerëzit e saj po i shan trupa “patriotike” e “kombëtare” e LDK-së, me degë e nëndegë të saj, ato degë e nëndegë që e shanin, perqeshnin dhe shantazhonin luftën e UÇK-së nga baza raketahedhëse e antishqiptare e Alesë së Shpëtimtarëve (lexo: shkërdhimtarëve) të Kombit dhe të Barakës së Shoqatës së (Sh)Krimtarëve të Kosovës, e, edhe nga Velania, si bazë paci(t)fiste dhe “patriotike” e “kombëtare” e LDK-së së “Presidentit historik”, Dr. Ibrahim Rugova!...
Prandaj, është me rëndësi të madhe të dimë: Pse askush në këtë “shoqëri” nuk merret me prejardhjen e pasurisë së udbasho-kosistëve shqiptaro-titistë dhe renegatëve e kuislingëve të tjerë të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi dhe me miliardat e tyre, por, merren me “Shtabin e milionerëve të UÇK-së”? Pse, askush në këtë “shoqëri” nuk merret me gomarët shqiptaro-titistë, por, meqë nuk kanë çka u bëjnë gomarëve miliarderë të LDK-së&Co, u bien samarëve (“Shtabit të milionerëve të UÇK-së) të PDK-së? Pse? Pse? Pse?...
Po, a vetëm udbasho-kosistët shqiptaro-titistë gëzuakan të drejtë të jenë të kamur e me pasuri përrallore (siç i ka bërë Tito e Fadili), duke i shërbyer me pietet Jugosllavisë së Titos e të Fadil Hoxhë Titos, ndërsa, ata që luftuan për liri e bashkim kombëtar nuk paskan të drejtë të kenë as pasuri, as të drejtë për të jetuar si qytetarë të denjë e me respekt të merituarish?...
Prandaj, si e tillë, kjo “shoqëri ‘komunistësh-demokratë’” (LKJ-isto – LDK-istë), le të shkojë në rrotë të s’amës, se, e kështuzme, s’i duhet më asnjë shqiptari, dhe, edhe aq më pak i duhet Shqipërisë shqiptare!…
Burojë, më 5 maj 2016
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 72 vizitorë |
Lexuar:
687 herë
|
|
|
|
|
|
|