FLAKADANIT! |
Publikuar më 04 qershor, 2016 në orën 10:28 ( ) |
Fadil Shyti | Kulturë | |
|
|
.
FLAKADANIT!
(Kushtuar mësuesit dëshmor, shokut tim të punës, Jashar Begut)
Bujaria jote, nuk matej dot,
Me lartësitë e maleve të “Majdanit”!
Dituria jote, shkëlqente,-kurdoherë,
Në shërbim të vatanit!...
Guxim-veprimi yt,-me qetësi lumi,
-Male me gjëmime,-rrënonte!....
Jo! Nuk u trete, ishe dhe mbete,
Rrezor,-mësues i denjë,-arbëror.
Buzëqeshjen dhe penën tënde,
I shoh në bukurinë e luleve…
Në fushat e malet kryengritëse,
Të Vllahisë, Gurakuqit, Bajgorës,
I shoh, në gurrat e bardha,
Të pleksura, me dritë e vesë,
Të mbështjella, me rrebeshe,
Me akullnaja,-të serta shkëlqyese...
Ty u dogje, si flakadanët e diturisë,
Në betejat shekullore,
I pathyeshëm,-prore!
Idetë tua, i ndiej,
Në dertimet e një plaku,
I përjetoj,-në lotët e fëmijëve proletarë,
Në këtë kohë, të egër,-tejet mizore,
Golgota jonë, -po vazhdon,
Populli, i pathyeshëm po qëndron,
Gjer në fitore, të ribashkimit tonë!
Kujtimet ,-më trazojnë,
Për ato katundet e varfra,
Ku me ty, i kalova, ato vite rinie,
Sulme, përjetuam,- pandërprerë,
Ishin goditje të pabesa...,
Për liri, nuk thyhej shpresa!
Ishin vite të ashpra,
Me rrebeshe stuhie...
Ty o Jashar Begu,-shoku im atdhetar,
Të përkujtova,-mor Shqipoja jonë...
Në këto vite, kur shekujt po kafshohen...
Shqiponja, ende po vërtitet në tufane,
Të përkujtova, me këto vargje,
Të sinqerta,-të vala...
O burrë, i dheut!...
Qe besa,-shumë po na mungon!
Ah! Shqipëria Jone,
Me trupin e përflakur,
Ah! Shqipëria Jone,
Me trupin e përgjakur,
Bij´ e bija , ende s´i bashkoi,
Bile, -as në sofra, dot s´i mblodhi...
Të jetojmë e lirë,-të ribashkuar,
Në çerdhen tonë, të përparuar!
Për ato ideale, që breznitë u flijuan,
Gjatë kohërave, në tufane,
Kurrë, s´u nënshtruan.
14. Shkurt. 2014.
1. Maja e Danit , ish-Majdani, është një mal i lartë,
në anën e katundit Vllahi,-Shalë e Bajgorës.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 27 vizitorë |
Lexuar:
468 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|