HIMN ME FRYMË LIRIE E ATDHEDASHURIE |
Publikuar më 20 qershor, 2016 në orën 00:45 ( ) |
Kulturë | |
|
|
Dibran Fylli me vëllimin poetik “Fryma e lirisë” vjen në letërsinë tonë me vlera të shquara ideoestetike, në dukje të parë të trajtuara në frymën përkushtuese për heronjtë kombëtar nga shumë aspekte dhe të një rëndësie të veçantë.
Libri me poezi “Fryma e lirisë”, madje është një dëshmi që flet për një aromë lirie që është arritur në bazë të një angazhimi permanent të gjeneratave nëpër shekuj e dekada të historisë sonë të lavdishme kombëtare duke u nisur nga heronjtë tanë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini e deri te lufta çlirimtare e UÇK-së më në krye komandantin legjendar Adem Jashari.
Karshi kësaj vëllimi me poezi shquhet edhe për një botë të pasur artistike dhe estetike të poetit, i cili prej vepre në vepër, jo vetëm që ruan individualitetin dhe kontinuitetin krijues poetik, por duke qenë i pajisur me kulturë letrare, gjithnjë përparon me shumëduarshmerinë e temave e të motiveve, të ngjarjeve e dukurive të realitetit jetësor, historik, shoqëror e kombëtar duke e pasur gjithnjë për bazë, apo më mirë të thuhet bazament angazhimin patriotik atdhetarë të brezave për liri e çlirim. Së këndejmi, mund të thuhet së në situata a momente të kësaj natyre ajo shpërthen herë si lutje e përshpirtje, herë si klithje pezmatuese, herë si kushtrim e herë si hyjnizim.
Atdhedashuria me sublimim lirie dhe sakrifica për te janë si të thuash binomi që e përbejnë brumin esencial të ekzistencës e të subjektit lirik të këtij autori. Filluar që nga poezia e parë, “Ikonë përjetësie” kushtuar Adem Jasharit, ta quajmë programatike e deri të ajo që e përmbyll pjesën e parë të këtij vëllimi poetik, manifestojnë një serë çështjesh që provokojnë dhe e përmbushin gjakimin e subjektit lirik të kësaj poezie përkushtuese e me elemente elegjiake.
Vëllimi poetik “Fryma e lirisë” sajohet nga shtatdhjetë e tri poezi: “Ikonë përjetësie”, “Çdo shesh, një përmendore”, “Drejt shtigjeve të lirisë”, ”U betua në gjak e flamur”, “Eshtnat dhe gjenerali”, “Bekimi i Gjergjit”, “Simboli i kombit”, “Mendjendriturit e kohës, madje poezia gjithashtu emblematike “Tri shkronja” “Flakadanët e lirisë” e deri të poezitë satiriko-komike “Rebelim Vargu” I,II,III, IV,V,VI, që përshkohen përveç esencës përkushtuese me një aromë patriotizmi e lirie, me përmbajtje të pasura artistike, ideore.
Brenda tyre poeti ka derdhur një mjeshtri të lartë poetike me një simbolik e personifikim të atyre që u flijuan për këtë tokë e për këtë liri. Mbështetur në këtë, prandaj edhe vjen titulli “Fryma e lirisë”, qoftë si frymë, erë stuhi, qoftë si motivim i një ngjallje, ripërtrirje nacionale e kombëtare, veçmas me rënien e heroit legjendar e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari, por edhe si gjakim për lirinë e kësaj qenieje.
Dhe krejt në fund të këtij shkrimi mund të thuhet se Dibran Fylli, thur vargje për dëshmorët e kombit, për testamentin e tyre që shpesh po u devijohet dhe po nëpërkëmbët paknaqësinë e tij për të gjitha këto emblema të vlerave e te mburrjes kombëtare, të cilat duhet ruajtur e kultivuar për brezat që po i lëmë pas. Të gjitha këto poezi, shumica emblematike, qoftë me gjuhën përkushtuese, qoftë me gjuhën e alegorisë, të ironisë e të simbolit shpërfaqin çështje e gjendje të një përditshmërie me preokupime individuale, por më shumë kolektive me karaktere nacionale e universale.
Nezir Prokshi
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 29 vizitorë |
Lexuar:
495 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|