Zeqir GËRVALLA - NË VEND TË NGUSHËLLIMIT, - DISA KUJTIME NGA ZEMRA… |
Publikuar më 08 gusht, 2016 në orën 00:14 ( ) |
Kulturë | |
|
|
FAMILJES SË NDERUAR TË VËLLAIT TONË, PATRIOTIT TË DEVOTSHËM, AHMET ZHERKA; SI DHE - TËRË SHOQËRISË SË TIJ SHQIPTARE, ANEMBANË DIASPORAVE… E, - NË VEÇANTI: ATJE… NË KOSOVËN tonë - SHQIPËRI ETNIKE; PRA, PËR TË GJITHË – SYNIMTARËT-SYNIMTARET: QË JANË VEPRIMTARË -VEPRIMTARE - DREJT RIBASHKIMIT KOMBËTAR E TERRITORIAL; RRUGËVE - RILINDSORE: DRITË-prej-DRITE…
------------------------------------------------
Lajmi për ndërrim-jete, të Bacës, - Ahmet ZHERKA, Patriotit të mirënjohur,trim-guximtar të diasporës shqiptare (që jetoi: në Yonkers të New YORK-ut ): më pikëlloi shumë (edhe mua, - në këtë: dhembjepikëllimrëndë që jemi,mu në: 1-Vjetorin e ndërrit jetë, të birit tonë Jehonit); por, edhe në këso dhembjemëdhash,- me ndihmën e ZOTIT NJË, po - qëndrojmë krenarë; - për njerëzit e tillë me vlera të mëdha: Familjare-Kombëtare-NJERËZORE. Pra, i tillë - ishte edhe Bacë Ahmet ZHERKA.
***
Për Ahmet ZHERKËN, qëndrimin dhe trimërin e tij patriotike, së pari pata dëguar nga shoku im i idealit dhe penës Dr. Sefedin FETIU; i cili, në fillim të viteve 80-ta, gjatë një vizite që ishte të i vëllai në Amerikën Mike, ishte takuar e shoqëruar me Bacën Ahmet,- për të cilin: fliste me shumë respekt, andaj - edhe mua, qysh nga ajo kohë m’dukej se e njihja dhe e shikoja… në parafyyrime… Dhe, po, - që të mos e zgjas, - pas përzënies nga dhuna dhe terrori s.serbobarbar (më 31 mars 1999), që na nxorën nga shtëpitë tona,- trojet tona mijëravjeçare; nga Kosova – SHQIPËRI, e që ashtu… me masën e gjerë të popullit,afër njëmilionshe… na hudhen: në rrugë të madhe… e, që nëpër: FerrBllacaë… e, Kampe Stenkovece… e pastaj, të shpërndarë… anembanë: mërdianeve të botës…!!!...
***
Pra, mua, dikund nga fillimi i gushtit 1999 në qytetin Bronx të New YORK-ut, në zyrët e Shoqatës Shqiptare “VENDLINDJA THËRRET” (e cila ishte në ndihmë të UÇK-së – Krenarisë sonë Kombëtare, - që trimërisht ia ktheu pushkën AdemJasharçe okupatores s.Serbi; - që Kosovën-4Vilajetshe ta çlirojmë me armë në dorë…e, - që ta ribashkojmë: me Nënën SHQIPËRI; pra në ato zyre u takova për herë të parë me Bacë Ahmet ZHERKËN. Dhe, po - nga ajo ditë: u bërëm shokë dhe vëllezër ideali… që ishim së bashku edhe nëpër tubime e manifestime… që mbaheshin asokohe të organizuara nga “VENDLINDJA THËRRET” dhe “BATALIONI ATLANTIKU”, e në atë më madhështorin Manifestim: kushtuar PËRVJETORIT të PAVDEKËSISË së Komandant Legjendarit - 28NËNTORIT-AdemShabanJASHARIT, familjes së Tij; si dhe të gjithë luftetarëve e lutetareve (Trima e Trimëresha): kudo që luftonin errësirat me rreze Shpirti-DRITE… për LIRI e RIBASHKIM të Kosovës-4ViljatSHe me Nënën SHQIPËRINË ETNIKE.
***
Bacë, Ahmet ZHERKA së bashku me shokun e tij, Skënder DOÇIN (Gjeneralin e Ushtrisë Shqiptare, i cili i kishte ushtruar e stërvitur me armë e taktikë Vullnetarët e BATALIONIT ATLANTIKU: për luftë kundër okupatores Serbi e, - në ndihmë të UÇK-së; e, që kjo - ishte edhe KRENARIA dhe SIMBLIKA më e MADHE KOMBËTARE e diasporas Shqiptare që na vinte në ndihmë nga AMERIKA Mike;
… e cila AMERIKË, me Urdhër të Nderuarit - Presidentit Bill CLINTON (TrimUrtitVIZIONAR): NATO-ja, që nga 24 Marsi 1999, 78 net’-ditë pa ndalë e bombardoi s. Serbinë okupatore me Tomohoka… derisa nënkëmbë iu dridh toka… dhe iku s. barbarja - Serbi… e mundur dhe e përulur: me bisht nën shalë… drejt Pashallukut të Beogradit – për t’u strehuar në të ngushtën – Shumadi; duke parë për herë të parë… se - kësaj here s’i vlejti asgjë: premtimi dhe ndihma e “Majkos-Rusi”…!!!
***
… Pra, atë ditë, Bacën, Ahmet ZHERKËN, dhe Gjeneralin Skënder DOÇIN, me veturën e tij i pruri për vizitë në banesën time – në Bronx, i nderuari Shefki Mexhuani (Kryetari i Shoqaës ” VENDLINDJA THËRRET”, e, mëqë, - ai kishte një punë diku, shkoi… për t’u kthyer pas dy-tri orësh që t’i marrë… Kurse, ne familjen time, ime shoqe Hana, na shtroi kafe dhe ëmbëlsira… Dhe, kështu… aty, me repekt dashuri e admirim reciprok kombëtar e njerëzuar: ia shtruam bisdës vëllazërisht për situatën që e kishim… Ata të dy, na e sollën një ndihmë simbolike në shenjë respekti,nga ata vetë dhe, nga disa shokë ë tyre; po, edhe me fjalë shpirti u kënaqem si edhe duke më respektuar si veprimtar dhe poet… e, unë, me çfarë t’i gostitja më mirë sesa që ua lexova poezinë (në dorëswhkrim) që ato ditë e kasha shkruar me titull: “ VENDLINDJA THËRRET PËR LIRI” e, që - mbetën të kënaqur që të dy; këta vëllezër Patriotë Kombëtar e NJERËZORË – Shembulltyrë NDERI-MIRËSIE-TRIMËRIE… jo vetëm për atë kohë e sot… po edhe për BREZAT e ardhshëm në vijim… për JETË e MOT;
(… e që – gjthnjë për MIRË e MBAR, e paqim: ndihmën dhe bekimin e të Lumit - ZOT!)
***
Andaj, me Bacë e nderuar e të dashur, Ahmet ZHERKËN, edhe pse në fund të atij viti 1999, pra, më 5 janar – në fillim të vitit 2000 meqë, brënda atyre 6-muajve në Bronx: nuk gjetëm punë, asnjëri nga familja jonë; - andaj, përmes një Sipërmarrësi të quajtur Hykyfriman (për rrobaqepësi), pas një testimi - na afroi punë dhe u shpërngulem për në qytetin - Rochester, NY; por, megjthatë, shoqërinë që patëm me Bacë Ahmetin s’e ndërpremë dot; vazhdimisht, here-pasherë, kemi komunikuar: për mes telefonit, si edhe duke i dërgur disa libra të mi, e - në veçanti librin e fundit (të mërgimit): “ME O(R)Ë KOSOVE”; (pra, komunikimi ynë vazhdoi deri vonë, dhe- u ndërpre: vetëm kur u shtrua në spital…)
***
Prandaj, ku e pata fjalën tek libri, pra - nga ky libër,në vend ngushëllimit si dhe të pamundësisë, që të marrë pjesë: drejtpërdrejti në varrim… pra, me poezinë që ia kam kushtuar: e përkujtojë me dhembjemall mërgimtari e dashuri vëllazërore të paharruar dot; po, duke e lutur ZOTIN e MADHËRISHËM: që shpirtin e vëllait tonë - Ahmetit PATRIOT; ashtu - të pastër kombëtar e njerëzor: ta shpërblejë me Parajsën – Xhenet, të mrekullueshëm DRITË-prej-DRITE… ashtu siç e ëndërroi-dëshiroi Bacë Ahmeti ynë të bukur e ShtetPLOTË: NËNË SHQIPËRINË ETNIKE!
Ja, - poezia:
MBROJTËS I DINJITETIT
DHE FLAMURIT
Bacë Ahmetit
si dhe të gjithë patriotëve shqiptarë
në AMERIKË, e kudo - nëpër botë...
I
… Pata fatin, këtu, në të bukurën - AMERIKË
Të njhem me shumë burra atdhetarë…
Por, me qëndrim dinjitor e me traditë -
Në mendje-zemër më ngeli: një - i parë;
Që s’u hamend e s’u mashtrua - kurrë
Nga të huajt… si njerkana e njerka!
Po – gjithnjë: qëndroi stoik e b u rr ë;
Ja, ky ishte ( është ): Bacë Ahmet ZHERKA.
Ai kurrë s’e shajti SHQIPËRI – NËNËN.
Ai kurrë s’e mohoi FLAMUR – BABËN.
Ai, një grekorusoshovini ia bëri gjëmën…
Kur shpirtziu ia shajti FLAMUR – SHKABËN!
------------
Nga libri: “ME OR(R)Ë KOSOVE”, f. 86
Shtëpia Botuese SAS Prishtinë 2009
-----------
P.S. Për Bacën Ahmet ZHERKA, kam shumë kujtime, por vështirë është që të thuhen të gjitha, megjithatë, momentalisht një rast m’ra ndërmend: kur kishte qenë në një vizitë në Kosovë dhe ishte takuar me një shkok të tij, edhe timin, Profesorin e historisë Ramadan HAZIRIN (i burgosur politik) e, që unë me të njihesha që nga viti parë i Shkollës Normale në Prishtinë, në fillim të viteve 60-ta, të cilin e quanim “Tamago” sepse, ishte shumë i fortë në duar, që siç thonë mund ta thente edhe hekurqelikun… Pra, Dani - që kështu e therrisnim shkurtimisht, ishte edhe shok ideali edhe me Bacë Metush Krasniqin, e që ai e kishte shkruar një roman për Bacën Metush Krasniqin – DAJKOCIN, që unë e numëroi si Hasan PRISHTINA ynë - i Dytë; e, - që në atë roman: më kishte përmend edhe mua – Zeqirin; e, Baca Ahmet ishte gëzuar e më thirri me telefon e më lajmëroi dhe më tha: “ …se të gjithë atje, n’Kosovë, edhe shokët e mi kishin respekt ndaj Teje..” Dhe, çfarë t’i thosha tjetër, vetëm se - e falënderova nga zemra duke i thënë edhe unë fjalë të mira meritore atij – vetë, si edhe - për shokët e tij edhe të mi: të idealit kombëtar e njerëzor, që është më e madhja pasuri…
Po ashtu, desha ta theksoj edhe një rast: se sa herë që kam folur me telefon edhe me veprimtarin e nderuar, Tomë PALOKËN (shkrimtar) e, që më thoshte: “Se sa herë po shkoj të Ahmet ZHERKA, po ia recitoi përmedsh atë poezinë tënde: MBROJTËS I DINJITETIT DHE FLAMURIT” që ia ke kushtuar në librin “ME O(R)Ë KOSOVE”, që për mua, ajo poezi, është - një hymn për atë BURRË të MADH të Kombit tonë SHQIPTAR.” E unë, ia ktheja me gjithë zemër: - që kurrë s’është mjaftë të shkruhet e të flitet MIRË për atdhetarët e vërtetë – MERITORË.
Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Më 5 Gusht, 2016
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 15 vizitorë |
Lexuar:
827 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|