Beqir Elshani: ANEKDOTA |
Publikuar më 03 janar, 2017 në orën 04:01 ( ) |
Beqir Elshani | Kulturë | |
|
|
1. MASKA PËR VITIN E RI
Një vogëlush shkoi për të blerë një maskë për festën e Vitit të Ri, ndaj shitësi i tha:
- More çun, maska nuk është për ty, për kryeministrin është.
2. FJALIA MOHORE
- Si bëhet fjalia mohore: “Të gjithë ministrat janë derra”? – pyeti arsimtari i gjuhë shqipe nxënësit në klasë.
- Kjo fjali mund të kthehet me anën e pjesëzës mohuese nuk: “Të gjithë ministrat nuk janë derra”? – u përgjigj drejt një nxënës.
3. HIPOKRITI
- A e di ku shkon hipokriti? – pyeti njëri mikun e tij.
- Del para drejtësisë, - u përgjigj i dyti.
- Nuk del para drejtësisë, por bëhet ministër, - ia ktheu i pari.
4. DECENTRALIZMI
- Çka do të thotë decentralizëm? – pyeti arsimtari studentin.
- Decentralizëm domethënë kur babai kalon me dashnoren, kurse mëma me dashnorin; ndërkohë që fëmijët e tyre shohin ëndrra të bukura, - u përgjigj studenti.
5. MANIPULIMI ME PARA
- NDALOHET MANIPULIMI ME PARATË E SHTETIT, SEPSE ËSHTË MËKAT! - kështu shkroi shefi vërejtjen të cilën e vendosi në tabelën e zyrës.
- Çfarë mëkati të lutem, shkruaj që manipulimi dënohet sipas ligjit; sa për mëkatin fetar, ne mbesim pa para, - qortoi drejtori i ndërmarrjes.
6. JASTËKU I AKADEMIKËVE
Dy fëmijë parashkollorë po grinden për një jastëk, njëri thotë është imi, tjetri thotë është imi. Në mes tyre hyri edukatorja t’i pajtojë, ua mori jastëkun dhe tha:
- Jastëku nuk është juaji, është i akademikëve të Kosovës.
7. MBYLLJA E BIBLIOTEKËS
- Kush e ka mbyllur bibliotekën në bashkësinë tonë lokale? - pyetën lexuesit që pritnin të këmbenin librat në bibliotekë.
- Ministria e Kulturës… - tregoi me hidhërim bibliotekari që kishte mbetur në rrugë.
- Jo ministria, kafeneja e ka mbyllur, pasi qytetarët tërë kohën e kalojnë në kafene, - tregoi kryetari i bashkësisë lokale.
8. GJYSHI DHE NIPI
- Gjyshi thotë që kryetari është matuf, kurse nipi thotë se është lugat, nuk di cili prej tyre ka të drejtë, - e hapi bisedën një mik.
- Unë mendoj që gjyshi ka të drejtë, derisa lugati është përfytyrim i nipit, matufi hutohet në parlament, - ia ktheu përgjigjen miku.
9. UDBASHI ME PESHKAQENIN
- A kanë dallim udbashi me peshkaqenin? – pyeti plaku mikun e tij.
- Po kanë dallim, i pari jeton në det, i dyti në Jugosllavi, - u përgjigj miku i tij.
10. KËSHILLA E PSIKOLOGUT
Një burrë shkoi te psikologu për t’u këshilluar për gjendjen e tij familjare, psikologu e kuptoi shqetësimin e tij dhe tha:
- Sa herë që i dhemb koka bashkëshortes, jepi një aspirinë se shërohet; sa herë që të dhemb koka ty, shko në Parlamentin e Kosovës, atje e harron dhimbjen.
11. DORËHEQJA E METEOROLOGUT
- “Dha dorëheqje meteorologu për shkak se javën e kaluar ka parashikuar se për Vitin e Ri do të bie borë, ndërkohë që dielli ka rrezuar në tërë vendin”, - kështu lajmëroi spikerja gjermane në lajmin televiziv.
- Çudi, në Kosovë askush nuk po jep dorëheqje për mos përmbushjen e zotimeve, në krahasim me meteorologun, që tekembramja klima varet prej kushteve atmosferike, - ndërhyri me zemërim i zoti i shtëpisë.
12. USHTIMË NË VESH
- A më mirë është të ushtojë veshi i majtë apo i djathtë? – e pyeti njëri shokun e tij.
- Kurrë në jetën time nuk kam pasur pyetje kaq të lehtë… Prandaj më mirë që asnjëri të mos ushtojë, - ia ktheu i dyti.
13. KONDORËT E URITUR
Dy kondorë të uritur në Amerikë qëndrojnë në degët e një lisi, pranë tyre shikojnë një njeri duke pushuar.
- Shkojmë ta rrëmbejmë gjahun për ushqim, - tha kondori i parë që me padurim priste rrëmbimin e gjahut.
- Vërtet është një gjah, mirëpo era e ngordhjes nuk vjen, prandaj nuk mund ta sulmojmë, - ia ktheu kondori tjetër.
14. ASFALTI DHE QUMËSHTI
- Ku është dallimi në mes asfaltit të dobët dhe qumështit të dobët? - e pyeti gazetari fshatarin, kur pa asfaltin e plasaritur në rrugë.
- Asfalti i dobët është kur çakllit i shtohet pak bitum, kurse qumështit të dobët i shtohet shumë ujë, - u përgjigj fshatari.
15. JEHONA E KËNGËS
- “Bukën na jep fusha, bulmet na jep stani, të parën e merr Mustafa, të dytën e merr Thaçi”, - kështu jehonte kënga me një kafene.
- Kjo këngë më pëlqen… - tha një qytetar.
- Të pëlqen, sepse je ministër, por nuk i pëlqen popullit që po vuan për bukën e gojës, - ia ktheu me zemërim i dyti.
16. BISHTI I TIGRIT
- Tigri është kafshë shumë e rrezikshme, prandaj mos provo t'ia kapësh bishtin sikur maces, sepse të sulmon, - kështu e këshilloi babai të birin.
- Unë nuk guxoj t’i afrohem, jo më t'ia kap bishtin, - ia ktheu i biri me murmuritje.
17. BURRI PROFESOR
- A ke dëgjuar që burri im është bërë profesor, diplomën e fakultetit dhe certifikatën e lindjes i ka marrë te ofiqari i gjendjes civile, - i tregoi një grua fqinjës së vet.
- Sa mirë! Burri im e mori certifikatën e lindjes, mirëpo për diplomë fakultetit nuk kishte para, - ia ktheu fqinja.
18. DJEGIA E LIBRAVE
- Pse po i djeg librat? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Po i djeg, sepse askush nuk i blen, - u përgjigj miku.
- Ka edhe më keq, librat e mi as falas nuk i marrin, - shtoi i pari.
19. PËLLITJA E GOMARËVE
- Flitet se në parlament ka gomarë, - tha një qytetar.
- Çudi, bajga e tyre nuk duket askund, - ndërhyri tjetri.
- Bajga nuk duket, mirëpo britmën e kanë të madhe, - shtoi i pari.
20. MACJA PA BILETË
- A e di ku shkon macja suedeze pa biletë në tren? - pyeti njëri mikun e tij.
- Në kopshtin zoologjik, - u përgjigj i dyti.
- Jo, në polici, sepse ka hipur pa biletë, - ia ktheu i pari.
21. ARAPI ME DEVE
- Nëse një turist pushon skaj rrugës, ndërkohë një egjiptian me deve i afrohet, çka do të bëjë turisti: do të qëndrojë, apo do të largohet? – e pyeti njëri kolegun e tij.
- Turisti do të largohet, sepse egjiptiani do t’i kërkojë mëditje për mbajtjen e hijes, - u përgjigj kolegu i tij.
22. DY DELE DHE NJË UJK
Arsimtari për të provuar aftësinë e nxënësit në klasë, një nxënës e pyeti:
- Sa bëjnë dy dele dhe një ujk? [/b]
- Bëjnë një ujk, sepse delet i kollofit ujku, - u përgjigj nxënësi.
23. PRONARI DHE ARKËTARI
- A e di qysh e pret pronari arkëtarin e energjisë elektrike? – pyeti njëri mikun e tij.
- Herën e parë e shtyn pagesën, herën e dytë arkëtarin e pret me shkop, herën e tretë elektricisti ia ndërpretë energjinë elektrike pronarit, - tregoi miku i tij.
24. LIBRA TË MËRZISHËM
- A ka libra të mërzitshme? – pyeti nxënësi arsimtarin.
- Si nuk ka…?! Ashtu siç ka njerëz të mërzitshëm, muzikë të mërzitshme, shi të mërzitshëm, pastaj lehje të mërzitshme të qenve, ka edhe libra të mërzitshëm, - tregoi arsimtari.
25. FTESA PËR GOSTI TË ÇORDITURA
- Një fqinj të ka ftuar në gosti për ditëlindjen e qenit, kurse një mik në të njëjtë kohë të ka ftuar në dasmë për martesën e djalit homoseksual, prandaj në cilën prej tyre do të shkoje…? – pyeti miku i tij.
- Te asnjëri, do të rri me nusen time në shtëpi - ia ktheu shoku i tij.
26. BISEDË METAFORIKE
- Në sallën e koncertit kishin hyrë disa kafshë, - tregoi një burrë pasi doli prej sallës së koncertit.
- Sigurisht janë kafshë me dy këmbë...?! – ia ktheu me habi shoku i tij.
- …Mirëpo sisët e tyre ishin të bardha si bora, - tregoi i pari.
27. DY PRINDËRIT
- Kur t’i sheh fëmija dy prindër të adoptuar, çka mendon? - pyeti një grua shoqen e saj.
- Mendon që janë shtatore prej bronzi. – u përgjigj shoqja e saj.
28. DALLIMI I GISHTAVE
- Ku është dallimi në mes gishtit tregues dhe gishtit të mesëm? - pyeti njëri shokun e tij.
- Dallimi është se me gishtin tregues tregohet mençuria, me gishtin e mesëm tregohet ligësia, - u përgjigj i dyti.
29. BALENA GRABITQARE
- A ka ndonjë gabim në lajmin e shtypit “Balena është kafshë grabitqare me dhëmbë të mëdhenj”? – pyeti arsimtari i biologjisë.
- Po, lajmi duhet të jetë ”Peshkaqeni është kafshë grabitqare me dhëmbë të mëdhenj”, meqë balena nuk është grabitqare, por gjitare, - u përgjigj drejt nxënësi.
30. MARTESA HOMOPARTIAKE
- Po habitem me popullin shqiptar, çdo kund në botë lejohen martesat homoseksuale, ndërsa këta pengojnë martesën e LDK-së me PDK-në! - u ankua një prishtinas.
- Pse të mos lejohet martesa e tyre, derisa ata po duhen? - ia ktheu i dyti.
31. VLERËSIMI MËSIMOR NË PISA
- A e di pse nxënësit tanë nuk kanë pasur sukses në testin shkollor në PISA? – pyeti një plak mikun e tij.
- Për shkak se nuk kanë konsumuar frutat e boronicës për zhvillimin e inteligjencës, - u përgjigj miku i tij.
- Jo, jo, për shkak se nuk lexojnë, prandaj kanë mbetur në vendin e fundit, - tregoi plaku.
32. DËNIMI I KORRUPSIONIT
- A e di për çka persianët të korruptuarit në mesjetë i ka dënuar me zierje në kazan? - pyeti profesori i sociologjisë studentin.
- Ka dashur që me piskamën e tyre të frikësojë të tjerët, në mënyrë që të mos e keqpërdorin detyrën, - u përgjigj studenti.
33. ÇELËSI KOPIL
Dy qytetarë duke shëtitur natën, deshën të thyejnë një shitore për të vjedhë ushqim.
- A ke çelës kopil? – pyeti hajduti i parë.
- Po, kam një gozhdë, - u përgjigj i dyti.
34. DAVIDI DHE GOLIATI
- Ka më shumë Davida apo Goliata në botë? – pyeti njëri mikun e tij.
- Po të kishte Davida më shumë, as emri i Goliatit nuk do të dihej. Në kohën e vjetër Davidi me një gurë në ballë e ka qëlluar Goliatin, ndërsa ne as me pushkë nuk mund ta qëllojmë, - tregoi i dyti.
35. LUTJA PËR PARAJSË
- Iu luta zotit, kërkova të më gjej një vend në parajsë, mirëpo zoti nuk më pranoi, - u ankua një qytetar.
- Po habitem që nuk të pranoi, ndonëse je shumë i drejtë, - ia ktheu miku i tij.
- Më tha se të gjitha vendet i kanë zënë besimtarët, prandaj vendosa të jetoj, - plotësoi qytetari.
36. EKSKAVATORI NË RRUGË
- Ku po shkon me ekskavator? - e pyeti fqinji kur e pa punëtorin duke ecur me ekskavator në drejtim të Mitrovicës.
– Po shkoj me hap kanalin me një fshat, - u përgjigj punëtori.
- Mendova se po shkon për ta rrëzuar murin në Mitrovicë, - ia ktheu fshatari me dyshim.
- Nëse më paguan qeveria, unë menjëherë e rrënoj, - tha punëtori.
37 RROGAT E MINISTRAVE
- Ministria e qeverisë paguhet sipas aftësive të tyre, - kështu tregoi ministri i financave.
- Shyqyr që ministrat marrin rrogë sipas aftësive që kanë, përndryshe po të paguheshin sipas paditurisë, atëherë do të shterej arka e shtetit, - ia ktheu një qytetar i zemëruar.
38. KRYEBASHKIAKU FISNIK
“Kryebashkiaku boshnjak turpërohet që merr rrogë të madhe, prandaj kërkoi që t’i ulet, duke marrë gjysmën e rrogës mujore. Për habi në adresë të tij kishin shkuar shumë përgëzime prej qytetarëve, por kishin shkuar edhe disa kritika dhe sharje, kryesisht nga ana e ministrave në qeveri”.
- Dihet, të parët janë punëtorët, të dytët janë ajka shtetërore, - thanë qytetarët kur lexuan lajmin në shtyp.
39. RREGULLAT E PIKËSIMIT
- Një moderator ishte i dobët në gramatikë, prandaj ndihmë kërkoi prej lexuesve të faqes elektrike.
- Lexues të nderuar, jam dobët në gramatikë, nuk i di rregullat e pikësimit, prandaj më ndihmoni se ku duhet vënë presjen në fjalinë: “Mbroje atdheun si kryeministri tradhtar mos u bëj!”
Pas një kohe lexuesit iu përgjigjen. 75% e lexuesve fjalinë e korrigjuan kështu: “Mbroje atdheun, si kryeministri tradhtar mos u bëj!”, një numër i vogël prej 15% e korrigjuan: “Mbroje atdheun si kryeministri, tradhtar mos u bëj!”, kurse 10% nuk kishin ditur.
40 KËSHILLA E MJEKUT
- Doktor, kam qime në kanalin e veshit, frikohem se do të vdes prej sulmit në zemër, - kështu iu drejtua mjekut një burrë i shqetësuar.
- Nëse më beson mua, do të jetosh 100 vjet, nëse i beson sharlatanit, do të vdesësh shpejt, – e këshilloi mjeku.
Suedi, 31.12.2016
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 34 vizitorë |
Lexuar:
682 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|