LUM SHPÉTIMI E MJERÉ QAZIMI |
Publikuar më 15 nntor, 2017 në orën 17:21 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
LUM SHPÉTIMI E MJERÉ QAZIMI
(Bisedojsha me i'shok t'vjetër
fjal't e tijë i vura n'letër...
...Me i ra shkurt-tha kah mbarimi
Lum Shpëtimi e mjer Qazimi!)
.....................................................
Kur pat shkua njai Skënder trimi
Tanë Shqipninë e mbuloi timi!
Se kur shkoi njai Kastriot
Shqipja nanë pat mbet pa zot!
......................................................
Qazë Çetniku ish kan kujtua
Rugov's bjeshk't me ja coptua
Me ja dhanë don Karadakut
ku i kish pasë t'parët e konakut
Por ish tutc-vetëm s'guxojka
spiun t'rryem ai shum kërkojka!...
-Kush n'tradhti ka me m'nimua
kryeministër-tha-kam me e vnua
(O Ramush a je tuj ngua...?!)
.......................................................
Lut Govata brofka n'kamë
tha-Rugov's unë i baj gjamë!
Kryeministër n'kjoftë se m'ban
dy gur bashkë kun skam me i lanë!...
Kam sunua n'kohë të Milloshit
krejt Kosovën bitevi
Zi e terr per shqiptari...!
- Kam përvojë unë në tradhti!...
.......................................................
Fërkon duert Qaza prej gzimi
-Pa ndigjo Lut pobratimi
Ne tradhëtinë e kem pazar!...
Masanej ti m'ban kryetar...!
Drejt me t'thane ty Lut vllau
veç dy breza m'ndajn prej shkjau!
Si çetnik unë jam betua
për Serbi veç me punua!
Ne n'tradhti e kem biznesin!
Krejt Kosovën do ta shesim!
Krejt Kosovën bitevi
Ta shkatrrojmë këtë Shqiptari!
Se kshtu don nana Rusi-
-m'ka pas thanë Milloshi i Zi
(...Haj medet n'Hagë e dënuan!
Çdo çetnik për te sot vuan!...)
Detyrë te shejt m'ka pas dhanë mua
UCK-në krejt me e shkatrrua!
Me ja vra n'pritë komandantat!
Plot me pare me i mushë çantat
Fort ma mirë krimet me i msua
Për Evropë më pat dërgua
Nji francez heu msue m'ka
n'fluturim shqipet me i vra!
Detyrë t'ranë Milloshi m'dha
Shqipet krejt me i lanë pa krah
nermjet veti me i shti me u vra!
N'katër an't n'botë me i shpërnda
Mos me i pa k'tu për hava!
I kish pasë thanë Ali Shukria
Ska me u rrxue kurrë shqiptaria
pa u shkatërrua kjo industria
e shkretua krejt bujqësia...
E spo flas për blegtori!
Se kto pune ti mirë i di!
...M'tha- Me t'shku puna ma marë,
do t'ndihmojnë do ndërkombëtarë...!
Krejt Kosoven bitevi
kem me e ba Stara Serbi!
.........................................
Por pak mend m'ka falë natyra
S'un po i kryej krejt kto detyra!
Analista skam boll ne zyra
Para shkjeve po m'shkon ftyra!
Prandaj ti ke me m'nimua,
kto detyra me i përfundua...!
...A po sheh Lut, o dai?!
Mos u ban ti axhami!
Krejt po e done njiket Serbi
prej Evrope dej n'Rusi!...
....................................................
Aferim Qazë!-ja ktheu Luta.
Me hajni n'biznes u futa
Tre përqindshin kur e vodha
Rreth e qark Evropës brodha
Do i kam ba unë rrush e molla
do po m'vyejnë sa me ble vota!...
Po ti m'fal gati harrova!
UÇK-së...kurrë si nimova!
Keq shqiptar't unë i tradhtova!
Do biznese t'mira i mora
Po biznes ma t'mirë s'kish pasë!
Shqiptarinë në fyt me e plasë!...
...Pra t'baj be në din e iman!
Asnji grimë shqiptar nuk jam!
...............................................................
T'bijtë e shkin's pajtohen tinëz
me i ra thikë Rugov's pas shpinës!
Malet plot me diamant
Donë me i shitë k'ta serbiant
Bjelluhë, Zhleb edhe Çakorr
Donë me i lanë nër carragorë!
.....................................................
Çka kan ba këta diktatorë?!
N'parti tyne vunë terror!
Pozit's qyqe, ja kan shti tutën
Këta mi derë e paqin futën!...
T'zezat letra i paskan shkrua
E n'kuvend i kan ofrua,,,
Kuvendar të gjithë ju ngoni!
Për tradhëti dorën ta çoni!
S'ka nevoje ju hiq te mendoni!
Le t'kalojë demarkacioni!
Para shkjau pa e ba dorëzimin
Se fitojmë liberalizimin!
Bitevi Evropës shtrigë!
Do t'shetisim pa një te ligë!
.................................................
Qazim Zdrali e Lut Govata
Shumë ma të zi ishin se nata!
Donë me i shitë malet e nalta
Me i lanë shqipet poshtë në balta
.......................................................
Fluturo moj shqipja ime
Rreth e qark Kosoves trime!
N'at Rugove ndalou pak
Kem do male, la me gjak!...
...S'ti l'shojmë kurrë o Karadak!...
Shpejt o burra thërret atdheu!
Se tradhëtia keq na theu!
Amanet la Haxhi Zeka
Për Atdhe s'na dhimset jeta!
.....................................................
Vetvendosja qoftë perjetë!
Me Arbnorin trim me fletë!
Se len shqipen kurre me u tretë!
Për Atdhe s'priton me dekë!...
Këtë tradhëti ata kur nijtën
Djem e vasha n'kambë u ngritën! Tym prej gojet ata qitën!
E banë horë qyqe pozitën!
Jo! S'na e zhdukë-thanë-kush traditën!
E Kuvendit ja kanë vnu timin!
Jo! Se njohim kurre dorezimin
Kurrë tradhëtise-ratifikimin!...
Dritan Trimi n'kamë na u çua
Ni ve t'prisht n'xhep e kish rua
Lut Govaten ma ka qëllua!...
Fort i shkreti ish tmerrua!
Po ikë Luta e s'po e sheh derën
Opozita ja shtini mnerën!
...Sec po ikë pozita e shkretë!
Qazë Çetniku menxi ish mshefë!
......................................................
Llapi plak s'koritet kurrë!
Per çdo vjet e nxjerr ka i'burre
Se le vetëm Rugovën kurrë!...
...Profesor ish kanë Shpëtimi
I lumtë goja atij trimi!
Pushkë në gojë i ra tradhëtise
përmes shkencës-Gjeografisë!
.....................................................
Por tradhëtia ska me u bitisë
Dej ta qojme n'pleh te Historise
Prap belbon ai shkja Qazimi
Sa here shkencen cek Shpetimi!
......................................................
Se spiunët e Serbisë
kurrë për jetë skanë me u bitisë
pa i dënu gjyqi i Shqipnisë
veq me shpatën e drejtësisë!
.....................................................
Ngoni këtu shokë e vllazni
këtë kangë merrne n'çifteli!...
...Se kem pase adet me u tutë!
Rrokne pra knone n'lahutë!
E le te knohet shpi per shpi
Heu daltë fare nikjo tradhëti!
Azem Musliu
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 28 vizitorë |
Lexuar:
989 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|