THESAR I TRASHËGIMISË ETNOKULTURORE ILIRO-SHQIPTARE |
Publikuar më 17 janar, 2018 në orën 23:04 ( ) |
Tafil Duraku | Kulturë | |
|
|
JUBILEU I 70-VJETORIT TË ANSAMBLIT FOLKLORIK AUTOKTON “RUGOVA”
Në 2 dhjetorin e vitit që sapo e lamë pas, në Pejë, në një atmosferë tamam festive shqiptare, u shënua 70-Vjetori i themelimit dhe i veprimtarisë kulturore e artistike i AFA “Rugova”.
Në këtë shënim jubilar ishin të ftuar nga e gjitha Shqipëria e copëtuar në gjashtë “shtete” antishqiptare, studiues të fushës së folklorit, miq dhe dashamirës, e, edhe ansamble e shoqëri kulturore të folklorit autokton nga të gjitha tona shqiptare.
Jubileut i priu Tryeza shkencore, e ndarë në dy seanca shkencore, ku, kumtesat e tyre i lexuan pjesmarrës nga i gjithë Vendi.
Po, të shkojmë radhazi:
Organizues të tryezës shkencore, me temën: AFA ''Rugova'' - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare, Pejë, më 2. 12. 2017, ishin:
- Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Pejë, Shpresa Gjonbalaj, drejtoreshë
- Ansambli folklorik autokton ''Rugova'', Pejë, Vesel Nikçi, kryetar
- Përgjegjës i organizimit: Zymer U. Neziri
- Përkujdesja: Ramush Haradinaj, kryeministër
Përvjetorin e AFA ''Rugova'', e përshëndetën:
- Prof. Mehmet Bardhi, Ulqin
- Mr. sci. Dashmir Uruçi, Shkodër
- Prof. Dr. Mark Palnikaj, Nikaj e Mërtur
Kumtuesit në tryezës shkencore:
Akad. Zeqirja Ballata, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë
Prof. Dr. Afërdita Onuzi, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë
Prof. Dr. Zeqirja Neziri, Universiteti i Shkupit, Shkup
Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë
Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Universiteti i Vlorës ''Ismail Qemali'', Vlorë
Prof. Dr. Hamit Xhaferi, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë
Prof. Dr. Sabahajdin Cena, Universiteti i Prizrenit ''Ukshin Hoti'', Prizren
Prof. asoc. Dr. Bashkim Lajçi, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë
Prof. asoc. Dr. Bukurie Mustafa, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup
Prof. as. Dr. Albin Sadiku, AFA ''Rugova''- vlerë e madhe muzikologjike e etnokulturës shqiptare
Dr. sci. Ismajl Doda, Ana e Malit, Ulqin
Dr. sci. Rovena Vata, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë
Fitim Çaushi, Gjirokastër
Mr. sci. Rini Useini, Shkup, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare, Shkup
Mr. sci. Melihate Zeqiri, shkolla “Meto Bajraktari”, Prishtinë
Erodita Qorkadiu, Muzeu i Kosovës, Prishtinë
Mr. sci. Fitim Veliu, kand. dr., kolegji “Mehmet Akif”, Prizren
Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës
Fjala e hapjes
Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri
Temat që u kumtuan:
AFA ''Rugova''- vlerë e madhe etnokulturore kombëtare
AFA ''Rugova''- vatër e madhe e ruajtjes së veshjeve kombëtare
Eposi heroik shqiptar dhe lahutarët e Rugovës
Veçoritë e AFA ‘’Rugova’’ përballë trendeve bashkëkohore
Visare të çmuara të folklorit në Rugovë
Koncepti etnokulturor i së bukurës në lirikën e krahinës së Rugovës
Refleksionet e studiuesit Zymer Neziri për Koleksionin e Millmen Perit (Milman Parry) në Universitetin e Harvardit
Veshja popullore shqiptare e dhëndrit dhe e nuses në rrethinë të Shkupit
AFA "Rugova" - shembull frymëzimi për ruajtjen dhe për zhvillimin e folklorit në çdo vis shqiptar
AFA ''Rugova'' - vatër e madhe e ruajtjes se Eposi i Kreshnikëve
Disa fjalë rreth valles luftarake ''Loja me shpata''
AFA ''Rugova''- thesar i madh muzikologjik i etnokulturës shqiptare
Epika legjendare e Rugovës - vlerë kulturore dhe shpirtërore
Krijimtari që dëshmon për fate historike të përbashkëta: Rugovë - Kurvelesh
Dasma e Strugës si trashëgimi kulturore dhe si atraksion turistik
E folmja verilindore e Rugovës
Veshja tradicionale e dhëndrit dhe e nuses në Rugovë
Lahutari rugovas dhe ruajtja e trashëgimisë së këngës shqiptare
Fjala përfundimtare
Prof. asoc. Dr. Bashkim Lajçi
Mirënjohje nga AFA ''Rugova'', më 2. 12. 2017, për:
Ramush Haradinaj, kryeministër
Bujar Nishani, ish-president
Zymer Ujkan Neziri, profesor e studiues
Ramë Kapllan Nikçi, themelues, AFA ''Rugova', pas vdekjes
Ramë Elez Lajçi, themelues, AFA ''Rugova', pas vdekjes
Programi artistik me këngë e valle të zgjedhura zgjati deri në mesnatë, ku, këngëtarë e valltarë, mysafirë nga të gjitha viset tona, Veri-Jug, Lindje-Perëndim, shfaqën anët e tyre më të mira artistike.
Një letënjoftim të shkurtë për AFA ''Rugova'', shkruar nga Prof. Dr. Zymer U. Neziri, do ta mësojmë në vazhdim, siç është botuar në revistën GJAFE, 47, Kronika, 27. 10. 2017
Ansambli “Rugova” merr titullin “Mjeshtër i Madh”
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Bujar Nishani, më 28 qershor 2017, miratoi propozimin për dekorimin e ansamblit folklorik autokton “Rugova”, me rastin e shënimit të 70-vjetorit të veprimtarisë së tij etnokulturore. Me dekretin nr. 10543, 28. 6. 2017, AFA “Rugova” ia dha titullin “Mjeshtër i Madh”, për veprimtari etnokulturore. Propozimin e Zymer U. Nezirit, epikolog, e kanë përkrahur etnologu Bashkim Lajçi, profesori i folkloristikës Enver Mehmeti, dhe etnomuzikologu Albin Sadiku.
AFA “Rugova” u themelua më 14 qershor 1947, nga Këshilli Popullor i Komunës së Rugovës, Drelaj. Drejtues i tij ishte Ramë K. Nikçi, jurist, kurse drejtuesi i tashëm është Vesel Nikçi, inxhinier. Gjenerata e parë kishte mbi 80 anëtarë, kurse, sot, ka, po ashtu, mbi 80 anëtarë aktivë, saktësisht, 52 meshkuj dhe 32 femra. Programi i këtij ansambli përmban vlera autoktone të trashëgimisë kulturore të krahinës së Rugovës: doke, zakone, rite pune, rite dasme, rite lufte, këngë të kreshnikëve me lahutë, valle, kënga malësorçe, këngë epike historike, këngë me gisht në fyt, këngë lirike të vajzave dhe të nuseve, këngë dhe valle me tepsi, loja e dyluftimit me jatagan, loja e dyluftimit me pisqolla, loja e luftës me pushkë, dhe lojëra të tjera popullore.
AFA “Rugova” është paraqitur në Kosovë, në të gjitha festivalet dhe në manifestimet kulturore, në festivalet gjithëkombëtare, nga Drenasi e deri ne Gjirokastër, në shume festivale ndërkombëtare në Ballkan e Evropë. Ai është vlerësuar me vende të para nga juritë ndërkombëtare rreth dyzet herë. Ka marrë edhe 5 medalje të arta dhe 11 medalje të argjendta.
Me dekret të veçantë, nr. 10545, 28.6.2017, në këtë përvjetor edhe Kapllan Kapllan Nikçit iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”. Ai është anëtari më i vjetër i ansamblit “Rugova”, i lindur më 1939 në fshatin Shtupeq i Madh, Rugovë, mjeshtër i kavallit, i fyellit, i gjethit, i myshnicës dhe i surlës. Kapllani, për 65 vjet në ansamblin “Rugova”, ishte i dalluar edhe në këndim dhe në vallëzim të valleve rugovase. Ai është po ashtu lahutar i dalluar dhe rapsod. Me bashkëveprimtarët Bajram Ibishi dhe Hysen Asllani kënduan këngë malësorçe, këngë të kreshnikëve dhe ekzekutuan melodi baritore në 1966 në Langolen të Anglisë, ku zunë vendin e parë: gjeth, çifteli, lahutë, kavall. Dha kontribut të madh edhe në aftësimin e brezave të rinj në instrumentete frymore.
AFA “Rugova”, në këtë 70-vjetor të themelimit, kujtohet se ka kaluar një rrugëtim historik shumë të suksesshëm. Kishte edhe vështirësi të mëdha. Në punën e ansamblit ka ndikuar edhe gjendja politike nën robërinë jugosllave, sidomos në periudhat e rënda që i përjetoi populli i Rugovës: dënimi i komandantit Zhukë Haxhia, vrasjet dhe burgosjet, mbledhja e tepricave, aksioni i armëve, shpërngulja për Turqi, burgosjet politike, nga brezi i Sylë Mehmetit të NDSH-së e deri te brezi '68 i Republikës i Isa Demajt, brezi ‘81 i Ali Lajçit e brezi i luftës i Selman Lajçit në brigadën 136 “Rugova”.
Ansambli i folklorit autokton “Rugova” është institucion me peshë të madhe për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe botërore, ku janë ruajtur vlera të larta artistike edhe të shkallës së UNESCO-s, sidomos vijimësia e traditës së hershme ilire e riteve, e dokeve të lashta, e veshjes dhe e folklorit. (Z. Neziri)
Edhe çka duhet të thuhet tjetër për Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”, këtë trashqgimi të gjallë dhe aktive të vlerave tona entokulturore, iliro-shqiptare?
Na mbetet t’u dëshirojmë shëndet, suksese dhe mbarësi për ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave të rralla etnokulturore të Kombit tonë.
Burojë, më 15 janar 2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 31 vizitorë |
Lexuar:
746 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|