Rruga e shkronjave s’ka të ndalur për Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari |
Publikuar më 25 mars, 2018 në orën 23:08 ( ) |
Mustafë Krasniqi | Kulturë | |
|
|
Në Deggendorf, njëri nga qytetet e Bavarisë, në shkollën “Martin schule” - Grund Schule, berger str., u hap klasa me mësim plotësues, në praninë e prindërve shqiptarë! Aty ishte edhe përfaqësuesi nga Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari dhe nënkryetar, Tefik Jaha, si dhe anëtarët e shoqatës „Mërgimtarët“.
Për nder të hapjes së klasës me mësim plotësues, u organizua një ceremoni festive nga prindërit dhe nxënësit, ku hapjen e bëri mësuesja, zonja Shqipe Kolukaj, ku ndër të tjera i përshëndeti të pranishmit: Prindërit, nxënësit, përfaqësuesin e KMPGJSH-së dhe të gjithë ata që kontribuuan për hapjen e shkollës shqipe në këtë pjesë të Bavarisë. Po ashtu dhe u zotua se do t’i qëndrojë besnike detyrës së mësuesisë dhe sëbashku me prindërit dhe aktivistët vullnetarë do të ecim të sigurt në rrugën e shkronjave shqipe! Ndërsa sekretari i shoqatës “ Mërgimtarët”, z. Gazmend Tasholli falënderoi Edmond Skenderajn, i cili dhe është anëtar i kryesisë KMPGJSH-së për Bavari, i cili vazhdimisht është duke u angazhuar me vite, që të vijmë deri te kjo ditë! Po ashtu përshëndeti dhe nënkryetarin e KMPGJSH-së,Tefik Jahën, për një bashkëpunim të ngushtë për aktivitete kombëtare e humanitare e, në veçanti për kontributin e dhënë për mësimin plotësues në Bavari: Dingelfing, Landau, Deggendorf, Staubing e Munih.
Më pas, fjalën e mori nënkryetari i KMPGJSh-së, z.Tefik Jaha, ku ndër të tjera në emër të KMPGJSH-së dhe të kryetarit të saj, Mustafë Krasniqi përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi nxënësve një fillim të mbarë të mësimit plotësues, si dhe paraqiti qëndrimet e KMPGJSH-së. Ai, informoi se në Dingolfing dhe Landau, në përkrahjen e Këshillave të prindërve në vitin 2010 janë hapur klasat e para në këtë pjesë të Bavarisë, gjë që edhe kjo klasë është pjesë e kontributit të aktivistëve të përkushtuar dhe në vazhdën e këtyre përpjekjeve dita-ditës po vije duke u shtuar interesimi për mësimin plotësues! Z. Jaha, shtoi duke thënë se sot kemi hapur një faqe te re të historisë, jo vetëm për Deggendorfin dhe për rajonin e Bavrisë së ulët, por për mbarë kombin shqiptar! Për Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Kosovën lindore, Malësi, Hot e Grudë, Çamëri dhe mbarë Mërgata shqiptare, kudo që është, i keni dhënë emocione shpresuese se ju do ta mësoni dhe ta flisni e shkruani drejt dhe bukur gjuhën shqipe!
Po ashtu, të dashur nxënës do ta mësoni historinë, kulturën dhe identitetin e juaj e, mbi të gjitha do të përfitoni shumë nga mësimi shqip dhe do ta kryeni një obligim moral dhe kombëtar. Z. Jaha nuk la pa e përshëndetur kontributin e dhënë në këtë drejtim dhe atë humane të z. dr. Edmond Skënderaj.
Andaj, të pranishmit, i emocionuan nxënësit: Alina Ademaj, Nora Ademaj, Ermira Rexhepi dhe Endrit Hyseni me recitalet dhe poezitë e tyre! Përpos ushqimeve tradicionale shqiptare, që u përgatiten, për ceremoninë e hapjes së klasave, të pranishmit u shoqëruan edhe me muzikën shqipe, ku dhe u përmbyll me përkushtimin e madh dhe zotimin se ditë e më tepër do të rritet numri i nxënësve.
Ndër të tjera, ishte edhe interesimi rreth teksteve dhe punës së përbashkët me KMPGSH-në dhe për përvojat në mësimdhënie, sikur ishin edhe të interesuar që rrugëtimi i hapjes së klasave të mbetet si prioritet i Këshillave të Prindërve dhe i KMPGJSH-së, në Bavari.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
587 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|