Komandanti i moralit (Që ka emër. Edhe mbiemër) |
Publikuar më 20 prill, 2018 në orën 00:46 ( ) |
Kulturë | |
|
|
Ishte luftë. Shumë luftë. Ushtarët kishin nevojë për moral dhe krerët që ishin të pagabueshëm, e siq thoshin edhe vetë, ajka e kombit, e duke ditur se fuqia e njeriut nuk është në trup, e panë të nevojshme të caktonin një komandant morali, që ushtarëve t’u jepte zemër e t’ua dyfishonte fuqinë. Dhe për të gjetur njeriun e duhur s’u menduan gjatë, ata e kishin njeriun e duhur, në mesin e tyre.
Komandanti i moralit e nisi punën me zell. Në fillim ai vizitonte ushtarët nëpër pikat e tyre, dhe vetëm i shikonte, pa thënë asnjë fjalë, sikur donte të studionte moralin e tyre, njëherë nga larg, pastaj nga afër, e pastaj t’u jepte kurën e nevojshme. Ushtarët ndiheshin se ishin në përkujdesje, e kjo ua ngrinte moralin. Ata e njihnin komandantin e moralit. Ai ishte njeri i menqur, që e kishin parë edhe më herët, e disa prej tyre kishin pasur fatin edhe ta dëgjojnë tek jepte moral, ende pa qenë komandant i moralit.
- Ne duhet të jemi kooperaiv me njëri-tjetrin. Vigjilent... sepse armiku... kolaboracionistët..., thoshte ai, duke ngritur herë gishtin e njërës dorë, herë gishtin e dorës tjetër, e duke u kthyer sa andej-këndej, që t’i mbante të gjithë në vëmendje, për të mirën e tyre. Ushtarët nuk e kuptonin fare. Arsyetonin se ai ishte intelektual dhe intelektualët, dihet, e kanë një gjuhë të pakuptueshme, megjithatë ata e dinin se po thoshte gjëra të menqura dhe përpiqeshin t’i ndiçnin udhëzimet e tij.
Një ditë, një tog ushtarësh, tek po rriin në pozicionet e tyre në mal, që nga larg vërejtën një kolonë automjejtesh armike që po vinte drejt tyre, e mbase për të shkuar në fshatin përtej. Komandanti i moralit që qëlloi rastësisht aty, shikoi jo pa shqetësim në drejtimin kah vinte rreziku. Deshi njëherë të përshëndetej, por kjo iu duk e pasigurt. Mallkoi veten që kishte ardhur t’i jepte moral këtij togu, kur kishte mundur të shkonte diku tjetër. Madje u kujtua që te këta kishte ardhur pa radhë.
- Çfarë tersi !!
U shqetësua aq shumë sa që harroi edhe që ishte intelektual dhe filloi të fliste si gjithë të tjerët.
- Do të na vrasin të gjithëve, ofshante dhe endej nëpër llogore. – Më keq, do të na zënë të gjallë...
- Jo mor’ se nuk po vijnë tek ne, po shkojnë në fshat, u mundua ta qetësoj njëri nga ushtarët. Shqetësimi i tij po dilte jashtë kontrollit dhe kjo mund t’i prishte shumë punë.
- Vërtet ?! pyeti komandanti i moralit dhe u duk se përnjeherë u bë disa vite më i ri. – Atëherë mos bëzani. I lini të kalojnë, i udhëzoi ai. Por ushtarët nuk e kishin ndërmend ta dëgjonin. Ata edhe më herët kishin luftuar në këso pozitash e pastaj ishin tërhequr përpjetë malit, në rrugë të sigurta. Armiku i kishte marrë pozicionet e tyre. Por ç’do t’i bënte armiku malit?!. E kishte lënë përsëri të lirë dhe ishte kthyer në qytet, aty ku s’kishte luftë e jeta zhvillohej normalisht.
Edhe kësaj here ata kishin vendosur të luftonin, dhe në rastin më të keq, po ta shihnin punën pisk do të tërhiqeshin malit përpjetë, prandaj u pozicionuan dhe pritën të afroheshin automjetet armike.
- Jo, jo, jo, ne nuk do të sulmojmë, u tha i shqetësuar komandanti i moralit, kur pa se ushtarët po bëheshin gati për sulm. Ata janë më shumë, kanë armatim më të mirë, thoshte, por asnjëri s’po i bindej.
- Kanë armatim që ndjek plumbin, vazhdonte komandanti i moralit, ndjek tytën e pushkës. Tyta krijon nxehtësi e kjo aktivizon armën e tyre moderne dhe predha vjen drejt e këtu, tek tyta që gjuan, reklamonte ai armën e armikut, që ishte i bindur se e kishin. Në mos këtë, armë të tjera. Që vrasin.
- Do të na asgjësojnë. Pastaj do t’na zënë të gjallë, thoshte. Unë e pashë, ata armën e kanë me vete.
- Është e vërtet, u hodh e tha një ushtar, edhe unë kam dëgjuar për një armë të tillë që ndjek nxehtësinë e pushkës.
- Jua thashë, tha komandanti i moralit që përpiqej t’ua shpëtonte jetën.
Pastaj edhe një tjetër kishte dëgjuar, dhe kjo u bë e vërtet. Armiku kishte armën e frikshme, dhe më keq, e kishin me vete tani.
Ushtarëve u hyri frika. U strukën në llogore, dhe donin të mos merrnin as frymë se mos dëgjoheshin, por frymëmarrja iu bë më e shpesht. Ata se kontrollonin dot. Tani, asgjë më s’kontrollonin.
Njëri ishte shtrirë në kurriz, në llogore dhe pavetëdijshëm e mbante armën përpjetë. Si duket e kishte rënduar gishtin më shumë se ç’duhet në këmbëzën e armës, dhe arma shkrepi.
Bam, bam,bam, një shkrepje rafalle që i tronditi të gjithë.
- Ç’na bëre more debil?!, shfryu komandanti i moralit, me ton të ulët e duke e zgjatur zërin.
- Ç’na bëre more, shfrynë edhe të tjerët, dhe ngritën kryet me kujdes, e panë nga rruga.
Dhe pikërisht në atë momente, automjetet armike po kalonin në rrugë, poshtë tyre. Ushtarët armiq, dolën shpejt nga automjetet dhe u gjuajtën si në ujë poshtë rrugës, në anën e kundërt. Kaloi gati gjysëm ore dhe askush nuk lëvizi, as ata në llogore, as ata poshtë rrugës.
Pastaj, disa nga ushtarët armiq, ngadalë e kujdesshëm shkuan tek vetura e fundit. Hipën, dhe vetura eci mbrapa për dhjetra metra, pastaj u kthye. Kështu bëri edhe e parafundit, deri tek vetura e parë, dhe u larguan nga kishin ardhur.
-Uhh, u qetësuan ushtarët dhe gjuajtën disa herë përpjetë për të festuar fitoren aksidentale, por shumë të rëndësishme.
- Bravo, bravo, u dha zemër komandanti i moralit. Askush nuk mund të na thyej, dhe ngriti grushtin përpjet. Duhet moral, dhe fitorja vjen vetë. Bravo djema, dhe u ul. Ndenji edhe ca, pastaj u ngrit. U përshëndet dhe mori udhë rrëzës së malit...
...
Pastaj lufta u krye. Erdhi paqja. Një paqe e brishtë. Vendi kishte nevojë për moral, dhe krerët që ishin ajka e kombit i kërkuan komandantit të moralit që edhe më tutje të sakrifikonte veten për të mirën e vendit, siq bënin edhe ata vetë, dhe komandanti i moralit, që ishte i gatshëm kurdoherë të ndihmonte, pranoi pa asnjë hezitim.
Asgjë s’e trembte. Ai sakrificën e kishte si bukë e djath.
Ireshtansi
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
484 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|