Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
EKSKURSIONI PESËDITOR NË ATDHE, ME NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE NË BAVARI.
Publikuar më 04 qershor, 2018 në orën 20:26 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari (KMPGJSH-ja), në bashkëpunim me ministrinë e Diasporës, kryesisht me z. Ymer Avdiun, i cili dhe ishte i angazhuar të merrej me grupin e nxënësve të ardhur nga shkolla shqipe me mësim plotësues nga Bavaria. Ky organizim i ekskursionit 5 ditor, shëtitje nëpër Kosovë e Shqipëri, ishte kryesisht me nxënësit e klasave të Munihut, Fürstenfeldbrückut dhe të Dingolfingut, nën përkujdesën e KMPGJSH-së dhe të Ministrisë së Diasporës, po ashtu edhe me përkrahjen e Këshillave të Prindërve dhe të mësimdhënësve.

Pas miratimit të kërkesës së KMPGJSH-së dhe gatishmërisë së Këshillave të Prindërve dhe vetë prindërve për t’i dërguar fëmijët në shëtitje pesëditor në atdhe plotësimin e të gjitha kushteve për udhtim fëmijtë nëln përkujdesjen e përgjegjses për ekskursion, Donika Zonja me disa përfaqësuese të prindërve dhe mësuesen Beslime Morina morën rrugën për në atdhe, nga Munihu i Gjermanisë, për t’i shijuar bukurit e atdheut, njëkohësisht për t’i motivuar nxënësit që ta duan atdheun dhe të kenë lidhje shpirtërore me atdheun, bukuri natyrore të saja dhe të prekin gjurmët e historisë së paraardhësve të tyre.
Ndjenja e fëmijëve ishte entuziazmuese, që nga nisja dhe hipja në autobus, nga fakti se merrnin një rrugë të përbashkët, ku përmes buzëqeshjes dhe këngës, që dhe shpesh kumbiste autobusi, gjatë një rruge të gjatë Munih Prishtinë, nxënësit fillimisht zbritën në qytetin e Dardanisë së lashtë, në Prishtinë, për t’i joshur dhe vizituar bukurit madhështore të atdheut.
Gjatë kësaj shëtitje, nxënësit mërgimtar vizituan: Monumente historike e kulturore të atdheut- Shqipërisë Etnike, institucionet shtetërorë. Ndër to vizituan Prizrenin historik; Vlorën e Pavarësisë, Prekazin Legjendar të Adem Jasharit; Krujën e Gjergj Kastrioti, Skënderbeu e tjera. Po ashtu vizituan edhe bukurit e rralla si: Shpellën e famshme te Gadimes, Muzeumin Etnografik ne Prishtine, Ekspozitën e Kodikeve në Tirane etj.
Nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, në mënyrë madhështore i pritën institucionet tona, si ajo e Ministria e Diasporën, ku në emër të saj foli Afrim Bekteshi, zëvendës Ministër i diasporës, Drejtori për arsim dhe Kulturë pranë kësaj Ministrie z. Avdyl Lipoveci dhe për ta marr fjalën organizatori Ymer Avdiu. Më pas, për këtë mundësi që ju dha nxënësve të shkollës shqipe në Bavari për ekskursion, z. Ymeri i dha fjalën përshëndetëse mësueses, Donika Zonja dhe Bislime Morina, ndërsa për fund kryetari i KMPGJSH, Mustafë Krasniqi, së pari i përshëndeti nxënësit dhe përfaqësuesit e prindërve dhe ju uroj një pushim të këndshëm në atdhe. Krasniqi e falënderoj Ministrin e Diasporës që me sukses po e realizon këtë projekt të filluar kaherë dhe më tej tha: “Ju drejtohem, me këtë porosi të çartë, të gjitha organeve kompetente, si dhe Ministrisë së Diasporës, e cila është dhe përgjegjëse për mërgatën, të ndërmarrin hapa të ngutshëm për të ruajtur fëmiun mërgimtar nga asimilimi, për të mos e harruar gjuhën, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare. Më tej theksoi Krasniqi: “ Për fat të keq brezi i dytë ka filluar ta belbëzoj gjuhën, sikur dhe me të madhe edhe ta zbehë, ndërsa tek brezi i tretë kam drojë se do të asimilohet në tërësi, po që se dy qeveritë tona, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës nuk vejnë një interes më të theksuar dhe të ngutshëm.
Z. Ymer Avdiu, që dhe është njëri më meritorët e këtij ekskursioni kishte organizuar edhe këto pikëtakime: Në Shkollën “Hasan Prishtina”, ku u bë një pritje e shkëlqyer e madhështore nga stafi i kësaj shkolle, ku në veçanti vlen të përmendet ngrohtësia shpirtërore e drejtoreshës së SHF&SHMU “ Hasan Prishtina” në Prishtinë, znj. Sofie Bunjaku, e cila përpos që kishte organizuar një pritje të shkëlqyer me program kulturo-artistikë, për nxënësit mërgimtarë të shkollë shqipe në Bavari, ajo përmes nxënësve të saj, që vizituam thua çdo klasë, përcjelli porosi të ngrohta për bashkëkombësit, shokët e tyre si dhe shkëmbyet pyetje dhe adresa kontakti. Ndër pyetjet dhe porosit ishin: Si ju duket atdheu? A më mirë në atdhe apo në Gjermani? E shumë pyetje tjera, ndërsa porosia ishte nga moshatarët e tyre: “Mos e harroni gjuhën shqipe, atdheun”. Gjatë këtij takimi nxënësit përpos që shkëmbyet pyetje, interesimin se si mësohet dhe jetohet në vendet e huaja, ata dhe shkëmbyen adresa dhe krijuan rrjete të afrisë në mes vete duke ju ofruar mundësi takimi shoqërimi përmes rrjeteve sociale. E në fund, nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, me përshëndetje më të ngrohta u ndan nga kjo shkollë për të marr rrugën për ta vizituar Kazerma e FSK-së “Adem Jashari” dhe për ta parë për së afërmi, ushtrinë më të re në botë, ushtri që kishte sjellë lirinë me sakrificat e saj heroike, ushtri që rrjedh nga UÇK-ja, ushtri që na e solli lirën e atdheut.
Takimi i parë me uniformen e kësaj ushtrie nxënësit u ndien të kënaqur, ku përpos pritjes së ngrohtë, për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari u mbajte ligjëratë me shpjegimin se si duhet të jetë në detyrën e atdheut një ushtarak dhe në fund u dha një dokumentar, në sallën ushtarake të kësaj Kazerme, rreth punës ditore të ushtarëve ë atdheut. Përpos pritjes, për nxënësit mërgimtar u shtrua një drekë dhe në përshëndetje nxënësve iu ndan nga një dhuratë prej Kazermës së FSK-së “Adem Jashari” .
Më pastaj nxënësit nën përkujdesën e Ministrisë së Diasporës, z. Ymer Avdiu vazhduan rrugën për tek Prekazi Legjendar i Adem Jasharit dhe për t’u rikthyer në mbrëmje në shkollën Bujqësore, ku kishin përgatitur një koktej për nder të nxënësve mërgimtar, të shoqëruar edhe me nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina”. Në këtë koktej kishte edhe nxënëse nga shkolla “Hasan Prishtina” me mësimdhënësit e saj dhe drejtoreshën, Sofije Bunjaku. Pjesëmarrës ishte dhe stafi e drejtori i shkollës Bujqësore, si dhe drejtori për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Në këtë takim u shpalosën shumë tema të rëndësishme, që nga ato se sa është duke e ndihmuar atdheu mërgatën e deri te frika se sa ka mundësi të asimilohen fëmijët tanë mërgimtar dhe shumë tema tjera?
Nxënësit i përshëndeti drejtori i shkollës bujqësore dhe drejtori i arsimit për Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, ku ndër të tjera tha: “Me tërë këto peripeci që po ballafaqohet mërgata jonë shqiptare, ajo meriton më shumë përkujdesje nga qeveritë e atdheut, gjë që si duhet dhe sa duhet nuk kemi qenë të përkushtuar deri më tani afër saj, po tash e tutje shpresoj se do të ketë një vëmendje më të shtuar nga atdheu nga që mërgata jonë ka qenë dhe ka mbetur si njëra ndër shtyllat kryesore, qoftë të çlirimit, apo të ekonomisë familjar e ato shtetërore”. Më tej Jonuzaj Shtoj: Duhet të kemi një kujdeseje të veçantë ndaj mërgimtarëve në përgjithësi, e në veçanti ndaj fëmiut mërgimtar, që të mos vije deri te asimilimi i gjuhës” dhe për këtë Jonuzaj u zotua se do të jetë një zë i fuqishëm me kompetencat që i ka.
Ndërsa këtë pritje e përshëndeti z. Ymer Avdiu, mësimdhënësia Donika Zonja dhe Besilme Morina, kurse kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi, në emër të KMPGJSH-së e përshëndeti drejtorin e kësaj shkolle dhe nxënësit e saj që kishin përgatitur specialitete të ndryshme për nxënësit mërgimtarë, po ashtu kërkoj nga drejtori Jonuzaj, drejtoresha e shkollës “Hasan Prishtina” dhe drejtori i shkollës Bujqësore, që zëri i tyre të jetë kumbues për sensibilizimin e vëmendjes së tërë kombit për ruajtjen e vlerës më të madhe dhe për të mos e harruar gjuhën shqipe fëmiu ynë mërgimtar.
Pas këtij takimi nxënësit morën rrugën për në hotelin e rezervuar, për të pushuar, nga që të nesërmen do të merrnin rrugë për në Shqipëri, për t’i vizituar bukurit e saj: Vlorën e Ismail Qemailit; Tiranën; Krujen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe shkollën "Misto Mame" në Tiranë etj.

Në emër të KMPGJSH-së, kryetari Mustafë Krasniqi përshëndeti angazhimin dhe përkujdesin e madh të Ministrisë së Diasporës, në theks të veçantë z. Ymer Avdiun i cili ishte gjithmonë në përcjellje dhe kishte organizuar takime të veçanta për nxënësit e mërgatës, konkretisht për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari. Një falënderim edhe për drejtoreshën, znj. Sofie Bunjakun; drejtoreshës se shkollës "Misto Mame", znj. Ariana Maci Vorpsi; drejtorin e shkollës së Bujqësisë dhe Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë dhe për të gjithë ata që e ndihmuan dhe organizuan pritje për nxënësit e shkollës shqipe në Bavari. Krasniqi përshëndeti dhe i falënderoj Këshillat e Prindërve dhe përfaqësuesit e tyre që iu bashkuan këtij organizimi dhe ndihmuan organizatorët që të shkoi si është më së miri.
Krasniqi potencoi se mërit për këtë ekskursion kanë Këshillat e prindërve, përgjegjësit e këtij ekskursioni në përgjegjësi të Donika Zonja, e cila ishte përcaktuar përgjegjëse nga KMPGJSH-ja, si dhe mësuesen Bislime Morina.
Ekskursion kaloi në atmosferën e kënaqësisë si dhe ka arrit që tek nxënësit mërgimtar të shkollës shqipe me mësim plotësues në Bavari të lë përshtypje të bukura dhe mbresa të shkëlqyera.
Ekskursioni ishte nën përkujdesjen dhe i financuar nga Ministria e Diasporës Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me KMPGJSH-së në Bavari (F. Krasniqi).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 830 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi