Atdhe Geci: Poezi |
Publikuar më 01 shtator, 2018 në orën 22:12 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
SERBISË SË ZEZË - Preshevës
Jam bimë e Mollës së Kuqe
jo luginë, po krahinë e gjerë
jam pjesë e dheut shqiptar
jam e pushtuar nga Serbia
Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh sa jam e poshtëruar
për çdo ditë jam e burgosur
Në këtë atdhé me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegje
plotë tokën e kam me varre
plotë token e kam me të rënë
Ore, ti që flet krejt ndryshe
Jam flakë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im! Dhe
Shqipëri jam deri në Nish !...
Himni i Çamërisë
Çamëri tokë pellazgjike
Pallë Epiri në lashtësi
Je stërgjyshe e shqiptarëve
Në Dodonë e Iliri
Gjokset tua të përgjakura
Drejt fitores në lavdi.
Refreni:
Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin Kuq e Zi.
Ti je gjaku i Janinës
Ti je dritë e Shqipërisë
Plagët tua shekullore
Ndritën zjarrin e lirisë
Këngët tua nuk shterojnë
N ́zemrat tona të rinisë.
Refreni:
Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin Kuq e Zi.
Çamëri fole shqiponjash
Brinjët tua i ke shpatë
Jatagan mbi fustanellë
Vendit tonë i dalim zot
Mëmëdheu po na pret
Gjithandej deti buçet.
Çamëri, e jona Çamëriiii!
Autor i Tekstit; Atdhe Geci,
Muzikën; Izet Kallaba,
Soliste e Himnit;
Ylberina I. Avdyli
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|