Atdhe Geci - Poezi |
Publikuar më 18 shtator, 2018 në orën 21:56 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
ANTIKA NË QENIEN TIME
Jam popull gjysh i Evropës,
popull gjysh i gjuhëve të saj;
krijues i qytetërimit të lashtë,
popull pellazgo-iliro-shqiptar.
Unë i quajtur, Dardan i IIirisë,
jam një popull me Dardanët
e Trojës. Jam shqiptar dhe, e
flas bukur gjuhën e pellazgëve.
Njerëzimit i dhashë qytetërim,
i dhashë edhe - Njëperendinë;
kam shkollën e të tëra epokave,
Babi e kam, Gjergj Kastriotin
Jam popull gjysh i Evropës
popull gjysh i gjuhëve të saj
flas e shkruaj shqip. Çamëri,
unë i mallkuar e ti e shenjtë!
K U R T H I
Në shpirtin e trazuar të popullit tim
të gjithë janë në pritje të bashkimit
Kosova Dardane ka plagë nëpër trup
e turpshëm po i shtohen plagë të reja!
Në këmbë popull i Kosovës, në shesh
Kosova dardane s´ e ha bukën me
turp! Epokat po shikohen n´pasqyra
diçka e frikshme po përgatitet për né
Kosovë e lashtësisë 15 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është për liri, prej s´e
zemërimi ka nis të zemërohet, s´ka
më fisnike s´e dora e bërë e grusht!...
Plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë gurin e Shqipërisë etnike
dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve
dëmtojnë dhe Shqipërinë e nesërme
Në shesh qytetarë të Kosovës, në
shesh! Aty ku vetëdija bën betejën
Kosovë, o e trazuara e kombit tonë
një përbashkim e duam për bashkim!...
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
461 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|